Thursday, June 25, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Sot ceremonia e përurimit të Papa Leonit të XIV, “blindohet” Roma, të pranishëm JD Vance, Rubio e Zelensky! Zbardhet axhenda e javës

Editor by Editor
May 18, 2025
in AKTUALITET, BOTË, Lajmi Fundit, Vendi
0
Sot ceremonia e përurimit të Papa Leonit të XIV, “blindohet” Roma, të pranishëm JD Vance, Rubio e Zelensky! Zbardhet axhenda e javës
0
SHARES
13
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

VATIKAN- Sot në orën 10:00 mbahet ceremonia e Përurimit të Emisionit të Shenjtë Papnor të Papa Leon XIV. Papa do të thotë lutjen mariane Regina Caeli nga Lozha Qendrore e Bazilikës. Sipas mediave të huaja, Roma tashmë e blinduar përgatitet të mirëpresë 156 delegacionet që mbërrijnë nga e gjithë bota dhe mbi 250,000 besimtarë pritet të mbushin Sheshin e Shën Pjetrit. 

Ndër personalitetet botërore që do të jenë të pranishëm janë: Zëvendëspresidenti i SHBA-së JD Vance , Sekretari i Shtetit Marco Rubio, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ndërsa Rusia do të përfaqësohet nga Ministrja e Kulturës Olga Liubimova. Nga Shqipëria të pranishëm do të jenë Presidenti Bajram Begaj, ministri i Jashtëm Igli Hasani dhe krerë të komuniteteve fetare.

Kisha Katolike do të përfaqësohet nga Imzot Arjan Dodaj, Imzot Gjergj Meta dhe Imzot Simon Kulli, ndërsa nga Kisha Ortodokse do të marrin pjesë Mitropoliti Nikolla dhe At Ignat Todri. Komuniteti Mysliman përfaqësohet nga Bujar Spahiu dhe Ejup Lila, ndërsa Kryegjyshata Bektashiane nga Baba Mondi dhe gazetari Ferdinand Samarxhi.

Gjithashtu mësohet se të hënën në orën 9:30, delegacionet do të marrin pjesë në audiencën e posaçme me Papa Leo XIV, nën shoqërinë e ambasadores shqiptare në Vatikan, Majlinda Frangaj.

Të martën, më 20 datë maj, Papa Leoni do të marrë në zotërim Bazilikën Papnore të Shën Palit Jashtë Mureve. Të nesërmen do të mbahet audienca e parë e përgjithshme e së mërkurës. E shtunë, 24 maj, do të ketë një takim me Kurien Romake dhe punonjësit e Shtet-Qytetit të Vatikanit.

E diela, 25 maj, do të jetë plot me ngjarje, me Lutjen e Mbretëreshës Qiellore e më pas, do të bëhet marrja në zotërim të bazilikave papnore të Shën Gjonit në Lateran dhe të Shën Marisë së Madhe.

Previous Post

Votat e diasporës në Greqi/ Përfundon numërimi për 6 qarqe, vijon ende për disa të tjera! Në Kukës përfundon procesi edhe për vlerësimin e votave për kandidatët

Next Post

FOTOLAJM/ Rama publikon pamjet nga Samiti i Komunitetit Politik i mbajtur në Tiranë: Mikpritja shqiptare për Evropën

Next Post
FOTOLAJM/ Rama publikon pamjet nga Samiti i Komunitetit Politik i mbajtur në Tiranë: Mikpritja shqiptare për Evropën

FOTOLAJM/ Rama publikon pamjet nga Samiti i Komunitetit Politik i mbajtur në Tiranë: Mikpritja shqiptare për Evropën

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al