Friday, June 26, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

SORI-Al reagon: Pas helmimit të 60 studentëve evidentohen virozat sezonale; ushqimi i shërbyer nga ne nuk rezulton shkak

timoni.al by timoni.al
June 26, 2026
in AKTUALITET
0
SORI-Al reagon: Pas helmimit të 60 studentëve evidentohen virozat sezonale; ushqimi i shërbyer nga ne nuk rezulton shkak
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kompania ushqimore SORI-AL reagoi pas helmimit të 60 studentëve të Akademisë së Sigurisë, për të dytën herë, duke deklaruar se nga analizat e bëra deri tani “nuk rezulton që shkaku i kësaj situate të jetë ushqimi i shërbyer nga Shoqëria ‘SORI-AL'”. Sipas kompanisë, është angazhuar një grup ekspertësh për të kryer një analizë të thelluar dhe janë administruar informacion dhe prova nga burime të ndryshme, të cilat, sipas tyre, nuk po e lidhin ngjarjen me ushqimin e ofruar nga SORI-AL.

Kompania thekson se informacionet e mbledhura tregojnë prani të virozave sezonale në ambientet e Akademisë, të shoqëruara me temperaturë të lartë, këputje fizike dhe simptoma të tjera klinike, elemente që duhet të jenë pjesë e hetimit epidemiologjik. SORI-AL kërkon që kjo situatë epidemiologjike të analizojë me seriozitet dhe profesionalizëm nga institucionet kompetente, si pjesë e hetimit për ngjarjen, duke mos u fokusuar vetëm tek shërbimi i ushqimit pa përfunduar verifikimet zyrtare.

Në reagim kompania kërkon që të analizohen të gjithë faktorët që mund të kenë ndikuar në krijimin e kësaj situate, përfshirë gjendjen epidemiologjike dhe menaxhimin e virozave sezonale. Ajo i bën thirrje organeve ligjzbatuese dhe institucioneve përgjegjëse për një hetim të plotë, të paanshëm dhe të mbështetur mbi prova shkencore, epidemiologjike dhe laboratorike, duke argumentuar se nuk mund të vazhdojë të jetë objekt i presionit institucional dhe i gjykimit publik të parakohshëm, që vështirëson ushtrimin normal të aktivitetit të saj.

SORI-AL shpreh gatishmërinë për bashkëpunim të plotë, në kohë dhe transparent me Autoritetet Drejtuese të Akademisë, duke thënë se do të ishte një bashkëpunëtor i afërt në menaxhimin e çdo situate që lidhet me shëndetin e studentëve. Kompania nënvizon se regjimi ushqimor duhet të përshtatet me rekomandimet mjekësore kur evidentohen viroza sezonale, dhe deklaron se do të vazhdojë të bashkëpunojë me institucionet dhe të mbrojë me mjetet ligjore reputacionin dhe integritetin e saj profesional.

Previous Post

Trajneri i Bregut të Fildishtë e kap me Schweinsteiger dhe e akuzon për komente raciste

Next Post

Brukseli propozon një zgjatje të re të statusit të refugjatëve ukrainas: çfarë ndryshon për burrat e moshës ushtarake

Next Post
Brukseli propozon një zgjatje të re të statusit të refugjatëve ukrainas: çfarë ndryshon për burrat e moshës ushtarake

Brukseli propozon një zgjatje të re të statusit të refugjatëve ukrainas: çfarë ndryshon për burrat e moshës ushtarake

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al