Tuesday, May 19, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Sllovakia bëhet pengesë? BE dështon të miratojë sanksionet e reja ndaj Rusisë, Kallas: E trishtuar, por topi tani është në fushën e tyre

Editor by Editor
July 15, 2025
in AKTUALITET, BOTË, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Sllovakia bëhet pengesë? BE dështon të miratojë sanksionet e reja ndaj Rusisë, Kallas: E trishtuar, por topi tani është në fushën e tyre
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

BRUKSEL– Bashkimi Evropian nuk arriti të miratojë paketën e 18-të të sanksioneve ndaj Rusisë gjatë takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së të martën në Bruksel.Mediat e huaja shkruajnë se lajmin e konfirmoi Shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallas, pas përfundimit të mbledhjes.

Kallas u shpreh se ishte me të vërtetë e trishtuar për mungesën e marrëveshjes, por shprehu shpresën se një kompromis mund të arrihet të mërkurën, duke shtuar se topi tani është në fushën e Sllovakisë.

Sllovakia ka bllokuar përkohësisht miratimin e paketës, për shkak të kundërshtimeve ndaj një propozimi të ndarë të BE-së për ndërprerjen graduale të importeve të gazit rus deri më 1 janar 2028. Bratislava kërkon që shqetësimet e saj të merren parasysh përpara se të japë dritën jeshile.

Pjesa më e madhe e elementeve të paketës është rënë dakord nga shtetet anëtare, megjithatë një vend ka ende rezerva në lidhje me një propozim për kufizimin e çmimit të naftës ruse. Propozimi, i prezantuar nga Komisioni Evropian muajin e kaluar, synon të godasë të ardhurat energjetike të Rusisë, sistemin e saj bankar dhe industrinë ushtarake.

Masat përfshijnë ndalimin e transaksioneve me gazsjellësit Nord Stream që lidhin Rusinë me Evropën, sanksionimin e bankave që ndihmojnë në shmangien e sanksioneve ekzistuese, shkruan Reuters. Gjithashtu propozohet një kufi të luhatshëm çmimi për naftën ruse, i vendosur 15% nën çmimin mesatar të tregut për naftën e papërpunuar gjatë tre muajve të fundit.

Previous Post

Vdekja e Renis Dobrës/ Një Honda dhe një Range Rover e ndoqën nga pas, kamerat zbulojnë itinerarin e autorëve që vranë 23-vjeçarin

Next Post

SPAK përfundon hetimet, dërgon për gjykim Jurgis Çyrbjan, Ahmet Mashën e Altin Hajrin

Next Post
SPAK përfundon hetimet, dërgon për gjykim Jurgis Çyrbjan, Ahmet Mashën e Altin Hajrin

SPAK përfundon hetimet, dërgon për gjykim Jurgis Çyrbjan, Ahmet Mashën e Altin Hajrin

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al