Tottenham, një prej klubeve më aktive në merkaton e kësaj vere dhe që bëri shpenzime të mëdha për përforcimin e skuadrës për sezonin e ri, pati një nisje katastrofike të kampionatit nën drejtimin e Roberto De Zerbit, duke u mundur 3-0 në fushën e Brentford.
Ndeshja u zhbllokua që në minutën e 12, kur Brentford realizoi me Kevin Leëis Potter. Pas 21 minutash, Tottenham pësoi edhe golin e dytë; shënues për vendasit ishte Vitaly Janelt, dhe me rezultatin 2-0 për Brentford u mbyll pjesa e parë.
Pjesa e dytë nisi menjëherë me gol për skuadrën vendase: Michael Kayode i çoi shifrat në 3-0. Rezultati mund të kishte marrë përmasa edhe më të thella, pasi në minutën e 55 Igor Thiago shpërdoroi një 11 metërsh — rastin më të mirë që kishte në dispozicion — duke gabuar në gjuajtjen nga pika e bardhë. Pas këtij episodi, rrjedha e ndeshjes nuk ndryshoi më dhe Brentford mori tri pikët e para të sezonit në Premier League.
Humja ndaj Brentford shfaq problematikat që ndodhen te Tottenham pavarësisht investimeve verore, dhe skuadra e Roberto De Zerbit duhet të punojë më shumë dhe të reagojë menjëherë në sfidën pasardhëse.

