Friday, December 12, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Skenar si në filma/ Lypësja e pasur nga Elbasani që dyshohet se organizoi vrasjen e burrit të saj

Editor by Editor
May 1, 2024
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit
0
Skenar si në filma/ Lypësja e pasur nga Elbasani që dyshohet se organizoi vrasjen e burrit të saj
0
SHARES
65
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

ELBASAN– Ilir Osmani, një qytetar nga Elbasani, humbi jetën para disa ditësh në Pejë të Kosovës, pasi u përplas për vdekje nga një automjet. Ngjarja që fillimisht u dyshua si aksidentale, rezulton se është vrasje e qëllimshme. Emisioni Uniko e ka ndjekur këtë histori dhe ka zbardhur tërësisht ngjarjen.

Në bashkëpunim edhe me Prokurorinë e Pejës që po heton rastin, gazetari Spartak Koka ka depozituar prova dhe dëshmi lidhur me këtë ngjarje. Shoferi i makinës që përplasi për vdekje Ilir Osmani është Serxhio Osmani 23 vjeç nga Elbasani, nipi i Donika Jonuzit. Donika Jonuzi ishte bashkëjetuesja e Ilir Osmanit.

BASHKËJETESA E ÇIFTIT DHE FËMIJA I ADOPTUAR

Ilir Osmani dhe Donika Jonuzi nga Elbasani bashkëjetonin prej 10 vitesh. Ata nuk ishin të celebruar zyrtarisht me dokumente, por bashkëjetonin me njëri-tjetrin në shtëpinë e nënës së Ilir Osmanit në Elbasan.

4 vite më parë, ata adoptuan një fëmijë. Fëmija, që për baba biologjik kishte vëllain e Donika Jonuzit, u adoptua që në ditën e lindjes nga Donika dhe bashkëjetuesi i saj Iliri.

Procesi i birësimit u bë sipas ligjit, por djali, Denisi që sot është 4 vjeç, nuk u regjistrua zyrtarisht me prindër Ilirin dhe Donikën për shkak se çifti nuk ishte celebruar me dokumente, por thjesht bashkëjetonin. Në fakt, Donika Jonuzi rezulton të jetë e martuar në Francë me një shtetas francez më të madh në moshë se ajo. Nga divorci me të, pret që të përfitojë gjysmën e pasurisë së një prone.

LYPsJA, NGA ELBASANI NË PEJË TË KOSOVËS

Problemet mes çiftit nisën vitin e fundit. Donika Jonuzi shkonte shpesh në Pejë të Kosovës, aty ku lypte. Familjarët e të ndjerit Ilir Osmani thonë se Donika nuk ishte në gjendje të vështirë ekonomike. Ajo madje kishte dhe makinë. Por, Donika shkonte për të lypur në Pejë për shkak se fitonte shumë. Kurse Iliri punonte me tregti në Elbasan.

DYSHIME PËR PËRDORIMIN E DJALIT NË LYPJE

Disa ditë më parë, Ilir Osmani kishte shkuar në Pejë për të takuar Donikën që ishte aty bashkë me djalin 4-vjeçar, Denisin. Ilir kishte krijuar shumë afërsi me djalin e birësuar, dhe siç tregojnë familjarët, edhe Denisi e kërkonte shumë babain birësues.

Iliri Osmani dyshonte se bashkëjetuesja e tij Donika mund ta shfrytëzonte djalin e mitur për lypje në Pejë. Për këtë arsye kishte shkuar që ta merrte. Në Pejë ai ndodhej bashkë me të ëmën e tij. Kjo e fundit u largua prej andej dhe u kthye në Elbasan 2 ditë para se Iliri të përplasej për vdekje nga makina.

VRASJA E PARAMENDUAR ME MAKINË

Ilir Osmani u përplas për vdekje në Pejë nga një makinë Volkswagen Golf 5 që drejtohej nga 23-vjeçari Serxhio Jonuzi, nipi i Donika Jonuzit. Fillimisht u dyshua për aksident, por Prokuroria dhe Policia e Pejës, duke analizuar kamerat e sigurisë dhe dëshmitë e dëshmitarëve okularë, rezulton se makina ka ndryshuar korsi dhe është futur mbi trotuar duke përplasur për vdekje Ilir Osmanin. Në momentin e përplasjes, sipas hetuesve rezulton që shoferi ka shtuar shpejtësinë dhe nuk ka shenja frenimi. Pra, kemi të bëjmë me vrasje të paramenduar. Serxhio Jonuzi është arrestuar nga autoritetet e Pejës në Kosovë.

DYSHIMET PËR ORGANIZIMIN E VRASJES NGA DONIKA JONUZI

Kur Ilir Osmani ndodhej në Pejë së bashku me nënën e tij, Donika Jonuzi i tha të ëmës së bashkëjetuesit që të kthehej në Elbasan se për dy ditë do të kthehej dhe Iliri. Dhe në fakt ashtu ndodhi. Por Iliri u kthye i vdekur. Familjarët e Ilirit thonë se Donika është “peshku i madh dhe organizatorja” e vrasjes së Ilir Osmanit.

Sipas tyre, por edhe sipas dyshimeve të grupit hetimor të Prokurorisë së Pejës, Donika kishte porositur nipin e saj që të përplaste me makinë Ilir Osmanin për të mbajtur e vetme Denisin 4-vjeçar me qëllim që ta shfrytëzonte për lypje në Pejë. Kjo për shkak se Iliri ishte kundër dhe nuk donte që djalin ta nxirrte për lypje. Nga ana tjetër, Donika e konsideronte si biznes lypjen në Pejë dhe përfitonte shuma të konsiderueshme. Kjo duket edhe në jetën e dyfishtë që bënte Donika Jonuzi, ku në fotot e siguruara nga emisioni Uniko ajo duket një njeri tërësisht ndryshe me veshje të tjera dhe makinë.

Previous Post

Shembet një pjesë e autostradës në Kinë, të paktën 19 persona kanë humbur jetën

Next Post

FOTO/ Kush është Xhemal Uka, tiktok-eri nga Puka që kërkohet nga Policia, plagosi efektivin e antidrogës në 2015-ën

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
E rëndë/ Top Channel publikon pamjet e incidentit mes të miturve në Shkodër, tre persona të plagosur me thikë.

E rëndë/ Top Channel publikon pamjet e incidentit mes të miturve në Shkodër, tre persona të plagosur me thikë.

December 12, 2025
Kosova fillon pranimin e migrantëve të deportuar nga Shtetet e Bashkuara, Kurti: Ata që nuk i pranon Amerika në territorin e saj…

Kosova fillon pranimin e migrantëve të deportuar nga Shtetet e Bashkuara, Kurti: Ata që nuk i pranon Amerika në territorin e saj…

December 12, 2025
Protesta e fermerëve grekë, policia e kufirit njofton bllokimin e rrugës Kakavijë-Janinë për tre orë.

Protesta e fermerëve grekë, policia e kufirit njofton bllokimin e rrugës Kakavijë-Janinë për tre orë.

December 12, 2025
Zgjedhja e udhëheqësit të ri të SPAK, Berisha: Ambasadorët ishin aty për t’i dërguar një mesazh Ramës, nuk mund t’i emërosh të gjithë si Shabanin.

Lajmi Fundit

E rëndë/ Top Channel publikon pamjet e incidentit mes të miturve në Shkodër, tre persona të plagosur me thikë.

by timoni.al
December 12, 2025
0

Top Channel ka siguruar pamjet e një sherri të rëndë mes të miturve në Shkodër, gjatë të cilit tre persona...

Read moreDetails
Kosova fillon pranimin e migrantëve të deportuar nga Shtetet e Bashkuara, Kurti: Ata që nuk i pranon Amerika në territorin e saj…

Kosova fillon pranimin e migrantëve të deportuar nga Shtetet e Bashkuara, Kurti: Ata që nuk i pranon Amerika në territorin e saj…

December 12, 2025
Protesta e fermerëve grekë, policia e kufirit njofton bllokimin e rrugës Kakavijë-Janinë për tre orë.

Protesta e fermerëve grekë, policia e kufirit njofton bllokimin e rrugës Kakavijë-Janinë për tre orë.

December 12, 2025
Zgjedhja e udhëheqësit të ri të SPAK, Berisha: Ambasadorët ishin aty për t’i dërguar një mesazh Ramës, nuk mund t’i emërosh të gjithë si Shabanin.

Zgjedhja e udhëheqësit të ri të SPAK, Berisha: Ambasadorët ishin aty për t’i dërguar një mesazh Ramës, nuk mund t’i emërosh të gjithë si Shabanin.

December 12, 2025
Integriteti në Shëndetësi: Ministrja Sala thekson nevojën për transparencë, komunikim të qartë dhe respekt për pacientët.

Integriteti në Shëndetësi: Ministrja Sala thekson nevojën për transparencë, komunikim të qartë dhe respekt për pacientët.

December 12, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

E rëndë/ Top Channel publikon pamjet e incidentit mes të miturve në Shkodër, tre persona të plagosur me thikë.

E rëndë/ Top Channel publikon pamjet e incidentit mes të miturve në Shkodër, tre persona të plagosur me thikë.

December 12, 2025
Kosova fillon pranimin e migrantëve të deportuar nga Shtetet e Bashkuara, Kurti: Ata që nuk i pranon Amerika në territorin e saj…

Kosova fillon pranimin e migrantëve të deportuar nga Shtetet e Bashkuara, Kurti: Ata që nuk i pranon Amerika në territorin e saj…

December 12, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al