Wednesday, April 22, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Skandali te Onkologjiku/ PD: Rama helmoi pacientë e punonjës

Editor by Editor
June 27, 2024
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE
0
Skandali te Onkologjiku/ PD: Rama helmoi pacientë e punonjës
0
SHARES
28
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë dhe direkt kryeministrin Edi Rama për skandalin tek Onkologjiku. Zëdhënësja e PD-së, Floriana Garo i kujtoi kryeministrit Edi Rama fjalët 4 vite më parë dhe realitetin e hidhur sot.

“Edi Rama, në një status në Facebook në vitin 2012, kur premtonte shëndetësi falas, denonconte një pajisje, sipas tij të vjetruar të rrezatimit antitumoral në Spitalin Onkologjik.

Thuajse 10 vjet më vonë, në 2020, ministria e tij ‘e rilindur’ e Shëndetësisë bleu një aparat kobalti të cilin shëndetësia botërore e kishte nxjerrë nga përdorimi për arsye të rrezatimit të dëmshëm.

Edhe pse u ble, pajisja nuk u vu në punë, por u la në korridoret e spitalit, jo vetëm duke hedhur në kosh paratë e investuara në të, por duke rrezikuar jetën e stafit mjekësor dhe të pacientëve.

Në mënyrë që të përdoret, kobalto-terapia duhet të futet në një bunker anti-radioaktiv në kushtet e miratuara dhe të prezantuara nga Agjencia Atomike e Vienës ose Agjencia Ndërkombëtare, IEAHEA.

Në mungesë të këtij certifikimi dhe sidomos të humanizmit, aparati mbeti korridoreve, ashtu si shumica e pacientëve shqiptarë në spitalet e ‘rilindura’.

Edi Rama, me siguri e ka harruar statusin e vitit 2012, por jo sloganin ‘fajin e ka Saliu’ poshtë të cilit mundohet të fshehë pa-aftësinë dhe pa-përgjegjshmërinë prej 2 dekadash që ai qëndron në pushtet.

Ky slogan i rrejshëm dhe patologjik, nuk i fsheh dot ama metastazat e së keqes që qeveria e tij ka përhapur në të gjithë Shqipërinë.

Skandali i Onkologjikut është dëshmi e kësaj ‘burse të vdekjes’, ku fitimet kanë rëndësi, pasurimi i ministrave, drejtorëve dhe patronazhistëve ka rëndësi, e aspak shëndeti dhe e ardhmja e shqiptarëve.

Edi Rama, megjithatë, nuk ndalet në propagandimin e së keqes. Ishte vetë kryeministri që, në vitin 2020 e paraqiste si sukses blerjen e aparaturës së kobaltit, që nuk u vu në punë kurrë.

Jo vetëm kaq, por që helmoi me rreze radioaktive kush e di sa pacientë dhe punonjës spitalorë.

Ky është Edi Rama i vërtetë.

Ai erdhi me premtimin e shëndetësisë falas dhe i shndërroi spitalet e Shqipërisë në ‘treg të zi të vdekjes’ ku jeta e shqiptarit trajtohet si rezultat në skedinat e futbollit.

Kundër kësaj mynxyre që quhet Rilindje, me në krye Edi Ramën, le të bashkohemi në betejë kundër këtij sistemi të kalbur që ka kapluar vendin tonë, në protestën kombëtare, më 11 korrik në orën 20.00” tha Garo.

Previous Post

Hapi doganën duke mbushur xhepat, arrestohet polici i Rinasit

Next Post

Gruaja e Saimir Tahirit: Përballja ime me vrasësit me pagesë tek Onkologjiku

Next Post
Gruaja e Saimir Tahirit: Përballja ime me vrasësit me pagesë tek Onkologjiku

Gruaja e Saimir Tahirit: Përballja ime me vrasësit me pagesë tek Onkologjiku

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Itali: Nëna hidhet nga kati 3 me tre fëmijë; tre të vdekur, një në gjendje të rëndë

Itali: Nëna hidhet nga kati 3 me tre fëmijë; tre të vdekur, një në gjendje të rëndë

April 22, 2026
Operacion antidrogë në Tiranë: 36 urdhër-arreste lëshuar, 17 të ekzekutuara

Operacion antidrogë në Tiranë: 36 urdhër-arreste lëshuar, 17 të ekzekutuara

April 22, 2026
Tifozët shndërrojnë Bernabeun në arenë protestash, çfarë ndodhi pas kapitullimit të Real Madridit në Champions

Tifozët shndërrojnë Bernabeun në arenë protestash, çfarë ndodhi pas kapitullimit të Real Madridit në Champions

April 22, 2026
Sulm me dron në Liban lë një të vrarë dhe dy të plagosur

Sulm me dron në Liban lë një të vrarë dhe dy të plagosur

April 22, 2026
Itali: Nëna hidhet nga kati 3 me tre fëmijë; tre të vdekur, një në gjendje të rëndë
AKTUALITET

Itali: Nëna hidhet nga kati 3 me tre fëmijë; tre të vdekur, një në gjendje të rëndë

by timoni.al
April 22, 2026
0

Një ngjarje e rëndë ndodhi në zonën e Catanzaros në Itali, ku një grua është hedhur nga kati i tretë...

Read moreDetails
Operacion antidrogë në Tiranë: 36 urdhër-arreste lëshuar, 17 të ekzekutuara

Operacion antidrogë në Tiranë: 36 urdhër-arreste lëshuar, 17 të ekzekutuara

April 22, 2026
Tifozët shndërrojnë Bernabeun në arenë protestash, çfarë ndodhi pas kapitullimit të Real Madridit në Champions

Tifozët shndërrojnë Bernabeun në arenë protestash, çfarë ndodhi pas kapitullimit të Real Madridit në Champions

April 22, 2026
Sulm me dron në Liban lë një të vrarë dhe dy të plagosur

Sulm me dron në Liban lë një të vrarë dhe dy të plagosur

April 22, 2026
”Super Hajdutja Ardita Kuci e AZHBR do ketë fatin e Belinda Ballukut”! Vjedhje dhe abuzime kudo mbi djersën e fermerëve!

”Super Hajdutja Ardita Kuci e AZHBR do ketë fatin e Belinda Ballukut”! Vjedhje dhe abuzime kudo mbi djersën e fermerëve!

April 22, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Itali: Nëna hidhet nga kati 3 me tre fëmijë; tre të vdekur, një në gjendje të rëndë

Itali: Nëna hidhet nga kati 3 me tre fëmijë; tre të vdekur, një në gjendje të rëndë

April 22, 2026
Operacion antidrogë në Tiranë: 36 urdhër-arreste lëshuar, 17 të ekzekutuara

Operacion antidrogë në Tiranë: 36 urdhër-arreste lëshuar, 17 të ekzekutuara

April 22, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al