Monday, April 27, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Skandali në Qukës–Qafë Plloçë/ Rruga “e florinjtë” 260 milion euro shembet nga shiu i parë

Editor by Editor
November 23, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Skandali në Qukës–Qafë Plloçë/ Rruga “e florinjtë” 260 milion euro shembet nga shiu i parë
0
SHARES
37
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Rruga Qukës–Qafë Plloçë, një ndër projektet më të gjata, më të kushtueshme dhe më të stërzgjatura të infrastrukturës shqiptare, është shembur vetëm nga një shi i parë i vjeshtës.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë degradimin e shpejtë të një vepre që sapo ishte inauguruar, masa gjigande shkëmbore të rrëzuara mbi asfalt, barriera të shtrembëruara si fletë kartoni dhe një segment i tërë, i shkatërruar brenda pak sekondash.

Nga fotot e transmetuara sot në media duket sikur rruga është bombarduar. Shkëmbinjtë kanë çarë murin mbajtës në disa pika, ndërsa asfalti është dëmtuar. Për pasojë një mur guri me peshë mbi dhjetëra tonë ka rënë mu në mes të karrexhatës, duke e bërë qarkullimin të pamundur. Është e dukshme se shembja ka ndodhur në një pikë ku është bërë gërmim i thellë në trup të malit, pa konsolidimin e duhur të shtresave.

Për shembjen, Autoriteti Rrugor Shqiptar i ka larë duart me një njoftimku fajëson “Reshjet e dendura të shiut… që kanë shkaktuar çarjen e skarpatës dhe rënien e gurëve në trup të rrugës në km 35.” Me fjalë të tjera, rënia e masivit shkëmbor është konsideruar thjesht pasojë e motit, edhe pse aksi ka kushtuar qindra milionë euro dhe është projektuar për terren malor.

ARRSH kërkoi nga qytetarët “të ulin shpejtësinë” dhe njoftoi se “po krijohet një bypass i përkohshëm”. Megjithatë disa pyetja për këtë rast janë të pashmangshme: Si mund të shembet një rrugë me koston e një autostrade alpine vetëm dy muaj pas inaugurimit?

Kilometrat e florinjtë të Qukës-Qafë Plloçë

Projekti i rrugës Qukës–Qafë Plloçë lindi si premtim elektoral në 2009, me një kosto fillestare të parashikuar deri në 90 milionë euro. Më pas, realiteti u bë shumë më i shtrenjtë. Rruga është shtrirë në 43.4 kilometra terren malor, ndaj qeveritë radhazi u përballën me vështirësi, me ngecje, me shpallje fondesh të reja dhe marrëveshje të ndryshme financiare me bankat islamike dhe fondet saudite.

Kjo odise u zgjat 16 vjet. Nga 38 dhe 63 milionë dollarë të lotit të parë dhe të dytë, kostoja gati u dyfishua: 74 milionë për lotin e parë dhe 95 milionë për të dytin. Loti i tretë, i paplanifikuar në projektin fillestar, solli nevojën për kredi tjetër.

Totali shkoi mbi 235 milionë dollarë nga financimet e huaja. Deputetë të opozitës kanë thënë se në total shifra i afrohet 260 milionë eurove. Në këtë pikë, paratë e taksave kalojnë në një nivel shpërdorimi të frikshëm.

260 milionë euro për 43.4 km rrugë do të thotë rreth 6 milionë euro për kilometër.

Ministrja Belinda Balluku, në ditën e inaugurimit në shtator, deklaroi se projekti i vjetër ishte “i nisur gabim”, madje “indiferent ndaj gjeologjisë së zonës”.

Kryeministri Rama e plotësoi: “Është projekti më i gjatë, më i stërmundimshëm, më i ngatërruar, sepse u nis mbrapsht.” Fjalët dukej se shërbenin si justifikim për vonesën dhe koston.

Por shembja dy muaj më pas e kthen këtë në një aferë të dyshuar korrupsioni, pasi nuk është e vetmja vepër nën vargun e kritikave që lidhet me institucionet që drejtoi Balluku. Skandalet e shumta kulmojnë me tunelin e Llogarasë, ku prokuroria dokumentoi komunikime të ndërsjella dhe ndërhyrje të paligjshme në tenderime.

Nga PD reagoi deputeti Ivi Kaso. Ai e cilësoi ngjarjen si një tjetër aferë që kërkon hetim të menjëhershëm dhe shkroi se: “Shembet dhe bllokohet rruga Qukës–Qafë Plloçë… kostot u frynë në mbi 260 milionë euro nga 90 që parashikohej maksimalisht, ende kjo rrugë nuk ofron asnjë standard.” Dhe më tej: “Kjo rrugë është afera e radhës që kërkon hetim dhe transparencë të menjëhershme.”

Edhe Adriatik Lapaj, kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, udhëtoi vetë drejt zonës dhe theksoi se problemi nuk është moti, por mënyra sesi jepen tenderat. Në videon e tij ai deklaroi:

“Kur tenderat bëhen me telefon dhe kur përfituesi bëhet pa u shpallur procedura, e kur hekuri mungon në beton, jeta e qytetarëve rrezikohet.” Sipas Lapajt, kjo është shembja e dytë në të njëjtin aks brenda pak javësh, çka për të tregon një problem akoma më të thellë: korrupsion dhe punime jashtë standardeve./Lapsi.al

Previous Post

Ecja për 30 minuta çdo ditë, “ilaçi” i nënvlerësuar për shëndetin e zemrës dhe trurit.

Next Post

Serie A: Roma triumfon ndaj Cremonese dhe kthehet në kryesim

Next Post
Serie A: Roma triumfon ndaj Cremonese dhe kthehet në kryesim

Serie A: Roma triumfon ndaj Cremonese dhe kthehet në kryesim

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Kthyen apartamentin e marrë me qira në fole prostitucioni; pranga organizatores dhe dy shtetaseve kolumbiane në Durrës

Kthyen apartamentin e marrë me qira në fole prostitucioni; pranga organizatores dhe dy shtetaseve kolumbiane në Durrës

April 27, 2026
Vrasja për të marrë hak: djali dhe nipi i Genc Mhillajt, dy nga autorët e atentatit të Lezhës

Vrasja për të marrë hak: djali dhe nipi i Genc Mhillajt, dy nga autorët e atentatit të Lezhës

April 27, 2026
Gjyqtari i GJKKO Dhimitër Lara u fuste duart grave në autobus dhe u tregonte…, i arrestuar për vepra të turpshme, si e kaloi Vetingun, hamshorllëqet dhe vendimet që i rrëzohen nga Gjykata e Lartë

Lamallari emëron ish-drejtoresën e BKH-së në krye të Departamentit të Teknologjisë së Informacionit në Policinë e Shtetit

LAJME

Kthyen apartamentin e marrë me qira në fole prostitucioni; pranga organizatores dhe dy shtetaseve kolumbiane në Durrës

by timoni.al
April 27, 2026
0

Në Durrës u finalizua operacioni policor i koduar “Storm 18”, i zhvilluar nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve,...

Read moreDetails
Vrasja për të marrë hak: djali dhe nipi i Genc Mhillajt, dy nga autorët e atentatit të Lezhës

Vrasja për të marrë hak: djali dhe nipi i Genc Mhillajt, dy nga autorët e atentatit të Lezhës

April 27, 2026
Gjyqtari i GJKKO Dhimitër Lara u fuste duart grave në autobus dhe u tregonte…, i arrestuar për vepra të turpshme, si e kaloi Vetingun, hamshorllëqet dhe vendimet që i rrëzohen nga Gjykata e Lartë

Gjyqtari i GJKKO Dhimitër Lara u fuste duart grave në autobus dhe u tregonte…, i arrestuar për vepra të turpshme, si e kaloi Vetingun, hamshorllëqet dhe vendimet që i rrëzohen nga Gjykata e Lartë

April 27, 2026
Lamallari emëron ish-drejtoresën e BKH-së në krye të Departamentit të Teknologjisë së Informacionit në Policinë e Shtetit

Lamallari emëron ish-drejtoresën e BKH-së në krye të Departamentit të Teknologjisë së Informacionit në Policinë e Shtetit

April 27, 2026
Jo vetëm trokitje — Në sallën VAR kodi sekret ishte Gioca Jouer

Jo vetëm trokitje — Në sallën VAR kodi sekret ishte Gioca Jouer

April 27, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kthyen apartamentin e marrë me qira në fole prostitucioni; pranga organizatores dhe dy shtetaseve kolumbiane në Durrës

Kthyen apartamentin e marrë me qira në fole prostitucioni; pranga organizatores dhe dy shtetaseve kolumbiane në Durrës

April 27, 2026
Vrasja për të marrë hak: djali dhe nipi i Genc Mhillajt, dy nga autorët e atentatit të Lezhës

Vrasja për të marrë hak: djali dhe nipi i Genc Mhillajt, dy nga autorët e atentatit të Lezhës

April 27, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al