Monday, June 1, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Skandali/ Ministria e Financave shpall tender 380 mijë euro për “shërbime propagande”, baraz me pagën e 364 profesorëve

Editor by Editor
October 6, 2022
in AKTUALITET, POLITIKE, Vendi
0
Po u “hanë” kafshatën edhe jetimëve/ Tedi Blushi reagon për raportin e KLSH tek “Zyber Hallulli”
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka denoncuar një tjetër tender abuziv të qeverisë. Sipas Blushit me këto lek që do përdoren për propagandë mund të mbuloheshin pagat e 364 pedagogëve.

Statusi i plotë i Tedi Blushit:
Në kulmin e krizës ekonomike dhe të rritjes abuzive të çmimeve, kur pedagogët dhe profesorët në të gjithë vendin janë ngritur në protestë për rritjen e pagave të tyre, Ministria e Financave shpall tender me vlerë 380 mijë euro për “shërbime propagande”. (37.500.000 lekë + TVSH)
Ky prokurim publik krejtësisht i panevojshëm, që ka për qëllim të qartë blerjen e heshtjes së mediave për skandalet e pafundme të Qeverisë, rrëzon përtokë pretendimin e gënjeshtërt të Edi Ramës dhe Delina Ibrahimaj se Buxheti i Shtetit nuk ka fonde për rritjen e pagave të profesorëve dhe pedagogëve.
Të shpërdorosh 380 mijë euro për propagandë mediatike në kurriz të taksapaguesve shqiptarë, veçanërisht të 67% të popullsisë që jeton me të ardhura më pak apo deri në 5.5 dollarë në ditë, është një krim i shëmtuar, që nxjerr zbuluar fytyrën e vërtetë të babëzisë, hajdutërisë dhe paligjshmërisë të kësaj Qeverie.
Tenderi 380 mijë euro, baraz me rrogën e 364 profesorëve, (paga mujore e një profesori është rreth 1043 euro në muaj) duhet anuluar menjëherë!
Kaloni këtë fond dhe fonde të tjera tenderash të panevojshëm, që do t’i denoncojmë një për një, për plotësimin e kërkesave të drejta dhe plotësisht të realizueshme të pedagogëve!
Shpenzimet e turpshme për “makiazhin” dhe kurimin e fytyrës së urryer të Qeverisë nuk e shpëtojnë dot Edi Ramën dhe ministrat e tij nga llogaridhënia!
Për çdo abuzim dhe çdo qindarkë të vjedhur do të përgjigjen para popullit dhe drejtësisë!

Previous Post

Mblidhnin informacion për Ervis Martinaj e ja çonin “Princit Damian” dënohet ish- punonjësi i Policisë dhe dy të tjerë

Next Post

Bardhi Brahimaj u varros për së gjalli për një lopatë

Next Post
Bardhi Brahimaj u varros për së gjalli për një lopatë

Bardhi Brahimaj u varros për së gjalli për një lopatë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al