Monday, May 18, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Skandali me fondet europiane për fermerët/ Në Greqi ministri jep dorëheqjen, në Shqipërinë që aspiron të bëhet pjesë e BE rritet në detyrë

Editor by Editor
June 27, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Skandali me fondet europiane për fermerët/ Në Greqi ministri jep dorëheqjen, në Shqipërinë që aspiron të bëhet pjesë e BE rritet në detyrë
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË- Një ministër grek dhe tre zëvendësministra në Greqi kanë dorëzuar ditën e sotme dorëheqjen nga postet e tyre, pas një skandali me fondet e keqmenaxhuara të Bashkimit Europian për fermerët grekë, të trajtuara në 6 vitet e fundit si subvencione të paligjshme. Dorëheqja e tyre u pranua menjëherë nga kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ndërsa personat që do t’i zëvendësojnë do të bëhen të ditur në javën e ardhshme.

Kjo është procedura normale që ndiqet në një shtet demokratik, kur një politikan përfshihet në një skandal të tillë, aq më shumë kur nga ky skandal dëmtohen edhe fermerët e vendit.

Ndërkohë krejt e kundërta ndodh në një shtet që aspiron të bëhet pjesë e Bashkimit Europian. Në Shqipëri, ministrja e Bujqësisë pasi përfshihet në një skandal të tillë, rritet në detyrë duke u bërë këshilltare e vetë kryeministrit. Rasti në fjalë është ai i Frida Krifcës, e cila ka drejtuar edhe AZHBR dhe ministrinë e Bujqësisë, por nga insitucioni i fundit u largua, pasi në media u publikua skandali i shpërdorimit të fondeve të BE për bujqësinë.

Një vit më parë, Zyra e Bashkimit Evropian kundër Mashtrimeve, OLAF, njoftoi zyrtarisht se kishte identifikuar keqpërdorimin e 33 milionë eurove fonde të BE-së në ndihmë të bujqësisë shqiptare dhe rekomandoi bllokimin e paketës së radhës për sa kohë nuk ka masa për të garantuar mbrojtjen e interesave financiare të BE-së.

Skandali kishte të bënte me fondet që BE ka dhënë për zhvillimin bujqësor e rural të Shqipërisë përmes Instrumentit të Asistencës së Para-Anëtarësimit (IPARD II), dhe nisi pasi disa nga qytetarët shqiptarë që aplikuan për fonde, denoncuan zyrën shqiptare për praktika korruptive.

Sipas njoftimit për shtyp të OLAF, hetimi i tyre zbuloi se aplikuesve u kërkohej të paguanin një përqindje të lartë të grantit te kompani konsulence “të parapërzgjedhura” të cilat lehtësonin realizimin e kontratave me Agjencinë Shqiptare për Zhvillim Rural (ARDA), e cila shpërndante fondet.

OLAF i rekomandoi asokohet Komisionit Evropian që të shpallë thirrjet një dhe dy të programit IPARD II si të pavlefshme. Totali i fondeve të këtyre thirrjeve arrijnë në 33 milionë euro. OLAF rekomandoi gjithashtu që BE të ndalojë programin IPARD III me vlerë 112 milionë euro deri sa të merrenin masa për të mbrojtur interesat financiare të BE-së nga aktivitetet ilegale.

Previous Post

“Një fitore për Trump”, Gjykata Supreme merr vendimin: Gjykatat e shkallës së parë nuk do të bllokojnë vendimet presidenciale

Next Post

Skandali me fondet e BE për fermerët/ Një ministër dhe tre zëvendëministra largohen nga detyra, Mitsotakis pranon dorëheqjet e tyre

Next Post
Skandali me fondet e BE për fermerët/ Një ministër dhe tre zëvendëministra largohen nga detyra, Mitsotakis pranon dorëheqjet e tyre

Skandali me fondet e BE për fermerët/ Një ministër dhe tre zëvendëministra largohen nga detyra, Mitsotakis pranon dorëheqjet e tyre

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al