Sunday, June 14, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Skandal nga Prokuroria e Hagës, Kosova cilësohet si “Kosovë dhe Metohija”

Editor by Editor
April 11, 2025
in AKTUALITET, KOSOVA, Lajmi Fundit, Rajoni, Vendi
0
Skandal nga Prokuroria e Hagës, Kosova cilësohet si “Kosovë dhe Metohija”
0
SHARES
14
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

KOSOVA- Një dokument i publikuar ka nxjerrë në pah një skandal brenda Prokurorisë së Specializuar në Hagë, ku hetuesit i janë referuar Republikës së Kosovës me termin “Kosova dhe Metohija”, shprehje që përdoret nga Serbia për ta përçmuar shtetësinë e Kosovës. Sipas raportimeve, skandali ndodhi më 11 nëntor 2022, ndërsa po intervistohej Sefer Goxhuli nga hetuesit e ZPS-së.

Sipas dokumentit, Goxhuli mbeti i shtangur kur një prej hetuesve e përdori këtë term gjatë leximit të një dokumenti zyrtar. Ai e cilësoi referencën si thellësisht fyese dhe më pas e paraqiti rastin pranë Avokatit të Popullit të Dhomave të Specializuara në Hagë. Sipas tij, nuk bëhej fjalë për një lapsus apo keqkuptim, pasi termi ishte lexuar nga një dokument zyrtar, gjë që ngre dyshime serioze për qasjen e ZPS-së ndaj shtetësisë së Kosovës.

“Përdorimi i termit ‘Kosova dhe Metohija’ është fyes dhe bie ndesh me nenin 1 të Kushtetutës së Kosovës. ZPS-ja duhet të veprojë në përputhje me ligjet e Republikës së Kosovës, dhe një gjuhë e tillë është e papranueshme në një proces që pretendohet se zhvillohet në emër të popullit të Kosovës”, thuhet në ankesën e Goxhulit.

ZPS-ja ka pranuar se termi është përdorur gjatë intervistës dhe e ka cilësuar si një gabim të paqëllimshëm. Ata kanë deklaruar se ky nuk është një formulim që përdoret në mënyrë të zakonshme në dokumentet e tyre zyrtare dhe kanë ndërmarrë masa për të mos e përsëritur. Megjithatë, kjo nuk i mjaftoi Sefer Goxhulit, i cili kërkoi që Avokati i Popullit të ndërhynte dhe të konstatonte shkeljen.

Previous Post

Nis zbatimi nga muaji qershor 2025, Shqipëria firmos në Romë marrëveshjen administrative për zbatimin e marrëveshjes kuadër për pensionet me Italinë

Next Post

Rasti Qyno/ Gjykata Kushtetuese tërhiqet paafat për vendimin

Next Post
Rasti Qyno/ Gjykata Kushtetuese tërhiqet paafat për vendimin

Rasti Qyno/ Gjykata Kushtetuese tërhiqet paafat për vendimin

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al