Thursday, September 17, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Skandal në Rumani, policia hyn me forcë në shtëpinë e futbollistit dhe e dërgon në psikiatri

timoni.al by timoni.al
September 17, 2026
in AKTUALITET
0
Skandal në Rumani, policia hyn me forcë në shtëpinë e futbollistit dhe e dërgon në psikiatri
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një ngjarje e pazakontë ka tronditur futbollin rumun, me protagonist 23-vjeçarin Octavian Popescu, i konsideruar dikur si e ardhmja e futbollit vendas. Sipas raportimeve të mediave rumune, incidenti ndodhi në fund të gushtit në apartamentin e tij, ku alarma u ngrit pasi futbollisti nuk iu përgjigj për disa ditë telefonatave të familjarëve dhe njerëzve të klubit. Policia dhe zjarrfikësit hynë me forcë në banesë pasi askush nuk hapi derën dhe, sipas “Golazo”, “Gazeta Sporturilor” dhe “ProSport”, Popescu u gjet brenda së bashku me një person tjetër. Mediat pretendojnë se në apartament kishte tullumbace dhe se mund të ishte përdorur oksid azoti, i njohur si “gazi i të qeshurës”.

Pas ndërhyrjes, futbollisti u dërgua për kontroll mjekësor dhe më pas në spitalin psikiatrik “Alexandru Obregia” në Bukuresht për vlerësim. FCSB nuk ka konfirmuar zyrtarisht detajet e incidentit. Drejtori sportiv Mihai Stoica i cilësoi raportimet si thashetheme dhe e përshkroi situatën si një çështje personale, pa lidhje me futbollin. Pronari i klubit, Gigi Becali, konfirmoi se Popescu ishte shoqëruar me njerëz që klubi i konsideronte si ndikim negativ dhe se kjo ishte një nga arsyet për vendimin për ta larguar përkohësisht nga ekipi.

Pak kohë më vonë, Popescu u huazua te skuadra greke Levadiakos, pa të drejtë blerjeje. Megjithatë, FCSB nuk hoqi dorë plotësisht prej tij dhe i zgjati kontratën. Mediat rumune shkruajnë gjithashtu se ky mund të mos jetë incidenti i parë i këtij lloji, por kjo pjesë mbetet e pakonfirmuar zyrtarisht.

Nga një prej talenteve më të mëdha të Rumanisë, Popescu po përballet me një periudhë të vështirë të karrierës. Huazimi në Greqi është parë si mundësi për ta lënë pas këtë histori dhe për të rikthyer vëmendjen te futbolli, aktiviteti ku ai shquhet. Top Channel.

Previous Post

Ish-krerët e UÇK-së dënohen me 81 vite burg; Thaçi mohon përfshirjen në vrasje dhe do ta apeloj vendimin

Next Post

Kthesa politike në Suedi: kryeministri Kristersson jep dorëheqjen pas rezultatit të zgjedhjeve

Next Post
Kthesa politike në Suedi: kryeministri Kristersson jep dorëheqjen pas rezultatit të zgjedhjeve

Kthesa politike në Suedi: kryeministri Kristersson jep dorëheqjen pas rezultatit të zgjedhjeve

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al