Monday, May 4, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Skandal mjedisor”/ PD kërkon debat në Kuvend për inceneratorin e Elbasanit, deputeti: Iu vu flaka për zhdukjen e provave

Editor by Editor
July 3, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
0
SHARES
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në seancën e sotme plenare, deputetët e Partisë Demokratike kanë sjellë në vëmendje të Kuvendit situatën alarmante të shkaktuar nga zjarri katastrofik në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane në Elbasan.

Sipas tyre, flakët që përfshinë zonën kanë krijuar jo vetëm ndotje të rëndë të ajrit, por edhe rrezik për shëndetin publik të banorëve përreth. Demokratët kanë kërkuar ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet përgjegjëse dhe hetim për shkaqet e zjarrit, si dhe transparencë mbi menaxhimin e mbetjeve në këtë zonë.

Nga ana tjetër, qeveria ende nuk ka dhënë një reagim zyrtar lidhur me akuzat apo kërkesat e paraqitura nga opozita. Situata në Elbasan mbetet shqetësuese, ndërsa pritet një plan veprimi për të shmangur përsëritjen e ngjarjeve të ngjashëm.

Zheni Gjergji – Një alarm i fortë për gjendjen dramatike të mjedisit, pasojë direkte e dështimit spektakolar të projektit të inceneratorit, që nuk ka funksionuar asnjëherë.

Qani Xhafa – Jeta e banorëve të Elbasanit prevalon mbi çdo lloj procedure që ka ky Kuvend. Fusha e mbetjeve është kthyer në një metalurgji të dytë. Një ditë pasi Prokuroria thirri 21 persona, nëpunës të bashkisë dhe punonjës të inceneratorit, pikërisht për zhdukjen e provave aty është vënë zjarri. Unë e kam paralajmëruar më herët që aty në Elbasan do të bëhet katastrofë mjedisore. I bëj thirrje qeverisë që ai vendgrumbullim të bllokohet dhe të gjendet në vend i përshtatshëm për mbetjet.

Jorida Tabaku: Kam drejtuar dhe një komision hetimor, në emër të grupit të PD kemi kërkesë për një debat parlamentar për atë që ndodhi në Elbasan. E kemi nisur këtë diskutim në 2017, sot ndodhemi para faktit që asnjë nga inceneratorët nuk punon. Ministri i Financave duhet të japë llogari për pagesat e inceneratorëve. Skandal mjedisor që agravohet, nëse nuk diskutojmë për këtë, për çfarë do diskutojmë?

Elisa Spiropali: Bëni kërkesë sipas rregullores dhe jo duke u ngritur sot për propagandën e ditës.

Previous Post

Nën kërcënimin e armës i morën një personi 1.5 mln lekë, arrestohet një 40-vjeçar në Durrës, në kërkim tre të tjerë

Next Post

Bllokimi i përkohshëm i automjeteve në Qafë Botë, 13 punonjës të doganës greke vihen në pranga, dyshohen për ryshfet

Next Post
Bllokimi i përkohshëm i automjeteve në Qafë Botë, 13 punonjës të doganës greke vihen në pranga, dyshohen për ryshfet

Bllokimi i përkohshëm i automjeteve në Qafë Botë, 13 punonjës të doganës greke vihen në pranga, dyshohen për ryshfet

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al