Thursday, June 4, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Skafisti që mbyti 28 shqiptarë në Otranto merr leje nga Rama për ndërtim kulle në mes të Vlorës

Editor by Editor
April 1, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Skafisti që mbyti 28 shqiptarë në Otranto merr leje nga Rama për ndërtim kulle në mes të Vlorës
0
SHARES
117
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Po të mos ishte e vërtetë, do të dukej si një histori groteske. Por jo, kjo ndodh vetëm në Shqipëri: Viron Robaj, skafisti i tragjedisë së 9 janarit 2004, ku u mbytën 28 shqiptarë në Otranto, sot është ndërtues kullash në Vlorë—me bekimin e qeverisë Rama.

Në mbledhjen e fundit, Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT) miratoi, mes të tjerash, dy leje për ndërtime masive në qytetin bregdetar. Njëra prej tyre është për “Flatiron of Vlora”, një kompleks me dy kulla 20 dhe 21 kate në rrugën Dhimitër Konomi, ndërsa tjetra për një godinë banimi dhe shërbimesh me 12 dhe 13 kate. Sipas mediave, të dyja këto projekte janë marrë nga një bashkim kompanish: Kumi Konstruksion, Semajo dhe… Eve Construction, kompania e krijuar në 2022 nga as më pak e as më shumë se Viron Robaj.

Nëse ky emër tingëllon i njohur, është sepse Robaj nuk është një biznesmen dosido. Ai është skafisti që u dënua me 25 vite burg për tragjedinë e 9 janarit, kur një skaf me shqiptarë që përpiqeshin të arratiseshin drejt Italisë u mbyt në Otranto. Pas arrestimit në Itali dhe ekstradimit në Shqipëri, ai ia doli të ulë dënimin e tij dhe sot jo vetëm që është i lirë, por edhe ndërtues i pasurive të paluajtshme me leje të firmosur nga shteti.

Në një Shqipëri ku të rinjtë vazhdojnë të ikin masivisht, një njeri që dikur i çonte drejt vdekjes, sot ndërton për ata që ende nuk kanë gjetur një mënyrë për t’u larguar. Qeveria që predikon “luftë kundër krimit”, i jep leje ndërtimi një trafikanti njerëzor të dënuar. Mbase, në këtë histori, e vetmja gjë që “rilindi” me të vërtetë është paturpësia./JOQ

Previous Post

Skandali/ Ish-ministri: Mishi i ndotur me salmonelë vazhdon të shitet në markete

Next Post

16 vite nga anëtarësimi në NATO, presidenti Begaj: E kemi dëshmuar se jemi të denjë për këtë Aleancë

Next Post
16 vite nga anëtarësimi në NATO, presidenti Begaj: E kemi dëshmuar se jemi të denjë për këtë Aleancë

16 vite nga anëtarësimi në NATO, presidenti Begaj: E kemi dëshmuar se jemi të denjë për këtë Aleancë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al