Monday, May 18, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Në 24 orët e fundit u raportuan 9 vatra zjarri, flakët janë neutralizuar pa shkaktuar dëme

Editor by Editor
June 28, 2025
in AKTUALITET, KRONIKE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Në 24 orët e fundit u raportuan 9 vatra zjarri, flakët janë neutralizuar pa shkaktuar dëme
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka dalë më një njoftim të përditësuar lidhur me situatën e zjarreve në vend. Bëhet me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 9 vatra zjarri në pesë bashki. Konkretish në Tiranë, Durrës, Kavajë, Lezhë dhe Berat.

Sipas informacioneve, të gjitha vatrat janë vënë nën kontroll, pa shkaktuar dëme në njerëz, banesa apo gjënë e gjallë.

Në njoftim thuhet gjithashtu se sa i përket rrezikut nga zjarret, pritet nivel rreziku “i lartë” në qarqet: Lezhë, Durrës, Tiranë dhe Fier, ndërsa në qarqet e tjera parashikohet nivel rreziku “i moderuar”.

NJOFTIMI I PLOTË: 

Situata e zjarreve në rang vendi

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 9 vatra zjarri në pesë bashki: Tiranë, Durrës, Kavajë, Lezhë dhe Berat.
Të gjitha vatrat janë neutralizuar me sukses, pa shkaktuar dëme në njerëz, banesa apo gjënë e gjallë.

Në 6 raste, zjarri ka përfshirë sipërfaqe me shkurre dhe barishte, duke shkaktuar djegien e rreth 0.5 hektarëve.
Në 2 raste, zjarri ka rënë në banesa: një në lagjen nr. 5 të Bashkisë Kavajë dhe një në fshatin Ishull Shëngjin, ku janë shkaktuar dëme materiale. Në rastin e Ishull Shëngjinit, për shkak të një rrjedhjeje gazi, është lënduar një grua, e cila u transportua menjëherë në Spitalin e Traumës.

Në një rast tjetër, një automjet privat është përfshirë nga zjarri, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 9 forca operacionale dhe 64 automjete zjarrfikëse.

Sipas parashikimeve të Institutit të Gjeoshkencave, për ditën e sotme nuk parashikohen reshje shiu.

Sa i përket rrezikut nga zjarret, pritet nivel rreziku “I LARTË” në qarqet: Lezhë, Durrës, Tiranë dhe Fier, ndërsa në qarqet e tjera parashikohet nivel rreziku “I MODERUAR”.

I gjithë mekanizmi i Mbrojtjes Civile, si në nivel vendor ashtu edhe qendror, mbetet i angazhuar dhe në ndjekje të vazhdueshme të situatës.

Ftojmë qytetarët të tregojnë kujdes të shtuar gjatë këtyre ditëve me temperatura të larta dhe të raportojnë çdo rast pranë institucioneve përkatëse në kohë reale.

Previous Post

“Sky ECC” çmonton rrjetin e trafikut të drogës/ Arrestohen 4 persona në Greqi, mes tyre një ish-oficer që kishte bashkëpunuar me një kriminel shqiptar

Next Post

“SKY ECC”, shkatërron dy grupe kriminale në Greqi, 4 në pranga. Kush është shqiptari që bashkëpunonte me policin grek

Next Post
“SKY ECC”, shkatërron dy grupe kriminale në Greqi, 4 në pranga. Kush është shqiptari që bashkëpunonte me policin grek

“SKY ECC”, shkatërron dy grupe kriminale në Greqi, 4 në pranga. Kush është shqiptari që bashkëpunonte me policin grek

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al