Wednesday, August 12, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home Lajmi Fundit

Situata me zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: 25 vatra në 24 orë, 9 aktive në disa qarqe

timoni.al by timoni.al
August 12, 2026
in Lajmi Fundit
0
Portugalia, Franca, Spanja dhe Italia: agjencia BE paralajmëron se Evropa rrezikon sezon katastrofik zjarresh në fillim të gushtit
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministria e Mbrojtjes njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 25 vatra zjarri, prej të cilave 9 mbeten aktive. Për shuarjen e tyre janë angazhuar 41 automjete zjarrfikëse dhe 395 forca operacionale. Nga Forcat e Armatosura në terren po veprojnë 167 efektivë, 3 helikopterë dhe 2 avionë “Air Tractor” të Forcës Ajrore.

Në Dajt vijon puna e MZSH-së dhe ADZM-së, me mbështetje nga helikopteri i Forcës Ajrore; në Priskë e Madhe operojnë 4 automjete zjarrfikëse me 15 efektivë. Në të dyja zonat raportohet se nuk ka rrezik për banesat.

Në Drenie, bashkia Patos, pas riaktivizimit të vatrës gjatë ditës së djeshme u angazhuan 7 automjete zjarrfikëse, 30 efektivë të MZSH-së, forca policore, pyjore dhe vullnetarë, të mbështetur nga 2 avionë “Air Tractor”. Operacioni vazhdon sot edhe me 30 efektivë të Forcave të Armatosura.

Në Krujë operacionet vijojnë në lagjen Abaze dhe në zonën Krastë–Halil. Në Abaze pritet të mbërrijë mbështetja e 58 efektivëve të FA-së dhe 2 helikopterëve, ndërsa në Krastë–Halil kanë vepruar 58 efektivë ushtarakë me 6 mjete, bashkë me forcat e ADZM-së dhe strukturat vendore. Aktualisht nuk raportohet rrezik për zonat e banuara në këto vende.

Në Nëmerçkë vijon puna me forcat e MZSH-së, bashkisë dhe 25 efektivë të FA-së. Në malin Dhëmbel operojnë forcat zjarrfikëse të Përmetit dhe po angazhohen 30 efektivë ushtarakë. Në të dyja zonat nuk ka rrezik për banesat.

Në Gurë-Lurë, bashkia Dibër, zhvillohet një nga operacionet më të mëdha, me angazhimin e forcave zjarrfikëse, bashkiake, pyjore, ADZM-së, vullnetarëve, 50 efektivëve të FA-së, 2 helikopterëve dhe 2 avionëve “Air Tractor”. Për shkak të afërsisë së zjarrit me disa banesa, forcat zjarrfikëse janë pozicionuar pranë tyre për mbrojtjen e komunitetit.

Aktive mbetet edhe vatra në malin e Moravës, bashkia Devoll, në një zonë të mbrojtur me pyll pishe; në terren punojnë forcat e MZSH-së Devoll dhe Korçë së bashku me shërbimin pyjor, pa rrezik për zonat e banuara. Operacionet vazhdojnë me kapacitete të shtuara tokësore dhe ajrore, me fokus mbrojtjen e zonave të banuara, kufizimin e përhapjes dhe neutralizimin e vatrave aktive.

Previous Post

Masakra shkollore që tronditi Tajlandën, qeveria pezullon lëshimin e lejeve të reja për armë

Next Post

Kristian Sterjo mbërrin në Gjykatën e Korçës për masën e sigurisë lidhur me vrasjen e Johan Zukos

Next Post
Kristian Sterjo mbërrin në Gjykatën e Korçës për masën e sigurisë lidhur me vrasjen e Johan Zukos

Kristian Sterjo mbërrin në Gjykatën e Korçës për masën e sigurisë lidhur me vrasjen e Johan Zukos

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al