Ministria e Mbrojtjes njofton se deri në orën 14:00 janë raportuar 10 vatra zjarri në territorin e vendit: 7 mbeten aktive, 2 janë nën mbikëqyrje dhe 1 është shuar plotësisht. Vatrat aktive ndodhen në qarqet e Tiranës, Dibrës, Vlorës, Gjirokastrës dhe Korçës.
Në Malin e Dajtit vazhdon ndërhyrja ndaj tre vatrave të riaktivizuara, me angazhimin e 25 forcave zjarrfikëse dhe të Autoritetit Zjarrfikës dhe Mbrojtjes Civile (AZM). Në qarkun e Dibrës vatrat aktive regjistrohen në Qafë të Helmës, Vajkal dhe Sllatinë. Operacioni kryesor zhvillohet në Vajkal, ku janë të pranishëm 53 forca, përfshirë 20 efektivë të Forcave të Armatosura dhe një helikopter i FA-së. Në Sllatinë janë angazhuar mbi 40 forca bashkiake dhe vullnetare. Për këto vatra nuk raportohet rrezik për zonat e banuara.
Në Tërbaç, Himarë, po operojnë dy automjete zjarrfikës me efektivet përkatëse. Në Gjirokastër, në zonën e Tërbuqit, po veprojnë tre efektivë me një automjet zjarrfikës, ndërsa në Plovisht, Maliq, janë të angazhuar tre efektivë me një automjet zjarrfikës. Vatrat në malin e Dardhës dhe malin e Qukësit mbahen nën mbikëqyrje dhe nuk paraqesin rrezik për zonat e banuara.
Përkrah kapasitetet vendore, janë angazhuar edhe 20 efektivë dhe një helikopter i Forcave të Armatosura, me fokus ndërhyrjen në vatrën e Vajkalit. Situata po monitorohet vazhdimisht, ndërsa strukturat e Mbrojtjes Civile vijojnë të jenë të angazhuara në terren për shuarjen e vatrave dhe parandalimin e riaktivizimit.

