Sunday, September 6, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home Lajmi Fundit

Situata e zjarreve në vend: 20 vatra gjatë ditës, 11 ende aktive, zonat më problematike

timoni.al by timoni.al
September 6, 2026
in Lajmi Fundit
0
Zjarret në vend: Ministria e Mbrojtjes: 32 vatra në 24h, 6 ende aktive; mbi 700 forca në terren
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjatë ditës janë raportuar 20 vatra zjarri: 11 mbeten aktive, 7 janë nën mbikëqyrje dhe 2 janë fikur. Në operacionet për përballimin e situatës janë angazhuar strukturat vendore dhe Forcat e Armatosura, me kapacitete tokësore dhe ajrore.

Vëmendja kryesore është te Mali i Dajtit, ku zjarri vazhdon të jetë aktiv dhe ndërhyrja mbështetet nga Forcat e Armatosura me efektivë, mjete dhe helikopter. Në Kryezi të Kavajës, pranë forcave zjarrfikëse është angazhuar edhe një avion Air Tractor. Situatë aktive raportohet edhe në Dibër, veçanërisht në zonën Lundre–Madhesh të Matit.

Në Lezhë, puna vijon në zonën Kalivaç–Zimaj–Kashnjet, me mbështetje edhe nga dy helikopterë të Forcave të Armatosura. Në Qarkun Shkodër, vatra Bardhaj–Myselim mbetet aktive; në operacion janë të përfshira strukturat vendore, vullnetarët dhe Forcat e Armatosura, përfshirë dy helikopterë. Aktiv mbetet gjithashtu zjarri në Kulumri të Fushë-Arrëzit.

Raportohet edhe për vatra aktive në Kropisht të Selenicës dhe Vokopolë të Poliçanit, si dhe në zona të tjera. Disa vatra në qarqe të ndryshme — Korçë, Elbasan, Durrës, Fier, Kukës dhe Shkodër — ndodhen nën mbikëqyrje. Në zonën Drizë–Peshtan–Frakull të Fierit, situata është për momentin nën mbikëqyrje.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ndjek në mënyrë të pandërprerë situatën në gjithë territorin, në koordinim të ngushtë me prefekturat, bashkitë dhe të gjitha strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile. Kapacitetet operacionale mbeten të angazhuara në terren dhe në gatishmëri për të ndërhyrë aty ku situata e kërkon.

Prioritet i ndërhyrjeve mbetet mbrojtja e jetës, banesave dhe pasurisë së qytetarëve; si dhe vijimi i monitorimit dhe menaxhimit të vatrave që janë aktive ose nën mbikëqyrje.

Previous Post

Pamje apokaliptike nga Puka, flakët përpijnë masivin pyjor në Malin e Tërbunit

Next Post

Gazetarja pro-Putin rikthehet në ekranet franceze nga distanca, ministri Barrot: Jam zemërthyer

Next Post
Gazetarja pro-Putin rikthehet në ekranet franceze nga distanca, ministri Barrot: Jam zemërthyer

Gazetarja pro-Putin rikthehet në ekranet franceze nga distanca, ministri Barrot: Jam zemërthyer

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al