Tuesday, June 2, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Sindikata letër të hapur presidentit dhe Ambasadave: Kërkojmë mbështetje, nëse nuk plotësohen kërkesat s’do të ndalet bojkoti

Editor by Editor
October 24, 2022
in AKTUALITET, SOCIALE, Vendi
0
Sindikata letër të hapur presidentit dhe Ambasadave: Kërkojmë mbështetje, nëse nuk plotësohen kërkesat s’do të ndalet bojkoti
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pedagogët edhe sot kanë bojkotuar auditorin dhe janë mbedhur në protestë, ku kërkojnë që t’u plotësohen kërkesat.

Ata janë shprehur se nëse nuk do të ketë rritje rroge do të vijojnë protestën e tyre. Në lidhje me këtë kreu i Sindikatës së Arsimit të Lartë, Sandër Kovaçi i ka lexuar edhe një letër të hapur drejtuar presidentit Bajram Begaj si dhe Ambasadave në vend.

Kovaçi kërkon mbështetjen, teksa tha se paplotësuar kërkesat bojkon nuk do të marrë fund.

“Letër e hapur drejtuar Presidentit, Kryetares së Kuvendit, Kryeministrit, për dijeni Ambasadës Amerikane, Ambasadës së Britanisë dhe shteteve të BE në vendin tonë.

Prej më se dy javësh trupa akademike ka filluar protesta. Gjykojmë se mungesa e mbështetjes ka ndikuar në largimin e rinisë së vendit, është larguar një pjesë e stafit akademik. Boshatisja e auditorëve është çështje e njohur tashmë. Qeveria është përpjekur t’i konsiderojë politike, me qëllim për ti lënë të pazgjidhura këto kërkesa. Çdo kërkesë e paraqitur ka si synim rritjen e cilësisë së arsimit, frenimin e largimit të rinisë.

Me anë të kësaj letre të hapur, synojmë t’iu informojmë duke kërkuar mbështetje për situatën aktuale. Rama të ndalojë intimidimin dhe të trajtoje me seriozitet kërkesat. Të plotësohen kërkesat për të marrë fund bojkoti dhe të rinisë mësimdhënia” tha ai.

Kujtojmë që kryeministri Edi Rama është shprehur qartë që nuk do të ketë rritje pagash të paktën deri sa të kalojë dimri.

Previous Post

Gazetarja: Tre policët që shoqëruan Lear Kurtin, sapo kishin dalë në detyrë

Next Post

Vrasja e Learit/ Berisha: Ardi Veliu, mashtrues i paskrupullt, gënjeu shqiptarët

Next Post
Vrasja e Learit/ Berisha: Ardi Veliu, mashtrues i paskrupullt, gënjeu shqiptarët

Vrasja e Learit/ Berisha: Ardi Veliu, mashtrues i paskrupullt, gënjeu shqiptarët

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al