Friday, June 12, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Si funksionon ligji i ri për prodhimin bio?

Editor by Editor
December 22, 2023
in AKTUALITET, Ekonomi, Lajmi Fundit, Vendi
0
Si funksionon ligji i ri për prodhimin bio?
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria synon të miratojë një ligj të ri që do të rregullojë prodhimet e cilësuara si “bio”, duke nisur nga përcaktimi i kushteve që duhet të ndjekin ata që do të përfshihen në këtë aktivitet, te mënyra e kultivimit apo prodhimit e deri te faza e testit dhe eksporti.

Në një projektligj të publikuar për konsultim nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në emërtimin “”Për prodhimin biologjik, etiketimin e produkteve biologjike dhe kontrollin e tyre” nënvizohet se ligji aktual i vitit 2016 që është në fuqi do të shfuqizohet.

Referuar draftit, ai ndalet në një sërë elementësh nga autoriteti i ngarkuar me kontrollin që në këtë rast është Autoriteti Kombëtar i Ushqimit tek rregullat e prodhimit.

Lidhur me këto të fundit, drafti parashikon se në prodhimet biologjike lejohen vetëm një pjesë substancash të mirëpërcaktuara, ndërkohë që përdorimi i OMGJ-ve dhe rrezatimit jonizues në produktet organike është i ndaluar.

Në nene të veçanta, ligji parashikon edhe përjashtimet nga rregullat e prodhimit biologjik kur si pasojë e fatkeqësive natyrore ose fatkeqësive të tjera kanë ndodhur ngjarje katastrofike, që e bëjnë të pamundur përmbushjen e rregullave të prodhimit. Përjashtimet miratohen nga Komisioni për Prodhimin Biologjik (KPB) për një periudhë të kufizuar, derisa prodhimi biologjik të mund të rikthehet në kushte normale.

Produktet dhe substancat që përdoren në prodhimin biologjik janë përafruar me listën e Bashkimit Europian të përcaktuar në rreg. 1165/2021/KE.

Ligji parashikon gjithashtu etiketimin e produkteve ku vetëm për ato që plotësojnë kushtet do të mund të përdorin termat “biologjik” “organik”, “bio” ose “eko”.

Për prodhuesit do të ketë një fazë që ligji e cilëson si fazë kalimi ku do të prodhojnë si bio por nuk do të cilësohen si të tillë. Kjo shërben si një fazë prove ndërkohë edhe pse ato mund të përmbushin si produkte kriterin e “bio” nuk do të etiketohen dhe tregtohen si të tilla.

Regjistrimi dhe eksport/importi

Prodhuesit e kësaj kategorie duhet të bëjnë kërkesë për t’u regjistruar si të tillë në portalin e-albania dhe detyra e miratimit i takon ministrisë. “Pasi operatori ose grupi i operatorëve ka paraqitur kërkesën për regjistrim në Ministri, duhet të lidhë kontratë me trupën e kontrollit të zgjedhur dhe të deklaruar në kërkesë dhe brenda 90 ditëve (afati maksimal i vendosur nga diskutimi me trupat e kontrollit, në varësi të prodhimit që certifikohet) nga lidhja e kontratës, trupa e kontrollit duhet të përfundojë inspektimin e operatorit të cilit i lëshon certifikatën zyrtare dhe e dërgon atë në Ministri” shpjegon relacioni që shoqëron draftin.

Ministria mban listën e përditësuar me emrat dhe adresat e operatorëve ose grup operatorëve, që kanë regjistruar aktivitetin e tyre, bashkë me informacionin për certifikatat zyrtare të lëshuara dhe e publikon në faqen zyrtare. Publikimi i këtyre të dhënave kryhet në përputhje me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale.

Trupat e kontrollit pajisin me certifikatë zyrtare çdo operator ose grup operatorësh që ka paraqitur kërkesë për regjistrimin e aktivitetit të tij dhe është në përputhje me kërkesat e këtij ligji (neni 38). Certifikata zyrtare, lëshohet në format fizik ose elektronik kur është e mundur, në varësi të operatorit të certifikuar (certifikatë fizike për fermerët që nuk përdorin sistemin e digjitalizuar).

Ndërkohë në kreun e shtatë, përcaktohen rregullat për eksportin dhe importin e produkteve biologjike me vendet e tjera. Në rregulloren 848/2018/KE, përcaktohen kushtet për importin në BE, pra eksporti ynë, ndërsa për kushtet e vendit tonë, ne duhet të krijojmë një regjim importi duke e përshtatur me atë të BE-së. Në nenin 54, përcaktohen kushtet për eksportin e produkteve biologjike, nëse plotëson të paktën rregullat e përcaktuara në këtë ligj dhe kushtet e vendit ku eksportohet./Monitor

Previous Post

OKB: Më shumë se 1 ndër 4 vetë në Gazë vuajnë nga uria për shkak të luftës

Next Post

“E urrej botën, dua të lë sa më shumë dhimbje”, çfarë shkruante 24 vjeçari në rrjete sociale para se të kryente masakrën në universitetin e Pragës

Next Post
“E urrej botën, dua të lë sa më shumë dhimbje”, çfarë shkruante 24 vjeçari në rrjete sociale para se të kryente masakrën në universitetin e Pragës

“E urrej botën, dua të lë sa më shumë dhimbje”, çfarë shkruante 24 vjeçari në rrjete sociale para se të kryente masakrën në universitetin e Pragës

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al