Tuesday, June 16, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home LAJME

Shteti shton masat e sigurisë për gjyqtaren e SPAK Irena Gjokën pas indicieve për rrezik

timoni.al by timoni.al
April 29, 2026
in LAJME
0
Shteti shton masat e sigurisë për gjyqtaren e SPAK Irena Gjokën pas indicieve për rrezik
0
SHARES
25
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Komisioni për mbrojtjen e gjyqtarëve, ku bëjnë pjesë Ministria e Brendshme, Ministria e Drejtësisë, anëtarë të Këshillit të Lartë të Gjyqtarëve, drejtuesi i Gjykatës së Posaçme Erjon Bani dhe zyrtarë të Policisë së Shtetit, ka miratuar masa shtesë mbrojtjeje për gjyqtaren Irena Gjoka. Përveç gardës me detyrë për të ruajtur gjyqtarët dhe prokurorët e SPAK, për Gjokën do të ketë edhe oficerë nga njësia e mbrojtjes së veçantë. Të dhënat e kërcënimit ndaj saj dhe indiciet për rrezikimin e saj mbahen sekret nga autoritetet, pavarësisht kërkesave për shpjegime nga Top Channel ndaj anëtarëve që ligjërisht janë të ngarkuar për ruajtjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Gjoka ka pasur më parë mbrojtje shtetërore, jo vetëm për shkak të detyrës si zv/kryetare e Gjykatës së Posaçme, por edhe si relatore e çështjeve të rëndësishme dhe të njohura publikisht, përfshirë dosjen “Partizani”. Kur ishte gjyqtare e kësaj çështjeje dhe në kulmin e akuzave, autoritetet vlerësuan se ajo ishte e rrezikuar dhe i vendosën truproja.

Komisioni raporton edhe raste të tjera të mbrojtjes shtetërore. Aktualisht gjyqtari Gentian Muça ka ruajtje të veçantë nga shteti, pasi gati pesë vjet më parë u vendos tritol në automjetin që përdorte ai dhe bashkëshortja e tij, e cila është prokurore. Po ashtu përmenden sulmet me tritol ndaj ish-gjyqtarit të Shkodrës Tonin Stërkaj, ku materiale shpërthyese u hodhën në banesën e tij dhe autorët nuk janë gjetur; pas kërcënimeve, ish-gjyqtari largoi familjen dhe, megjithëse u shkarkua nga vettingu, komisioni i KLGJ e ka vlerësuar atë si të rrezikuar.

Shumica e personave të mbrojtur nga shteti janë prokurorë të SPAK. Ndër të tjerë, përmenden tre prokurorë nga Elbasani, njëri prej të cilëve për arsye sigurie është transferuar në kryeqytet.

Previous Post

Gjendet në Lezhë makina e dytë e vrasësve të çiftit, brenda dokumentet e tre autorëve

Next Post

Vendimi për zgjedhjet e kreut të PD publikohet vetëm një ditë para mbarimit të afatit të kandidatëve

Next Post
Vendimi për zgjedhjet e kreut të PD publikohet vetëm një ditë para mbarimit të afatit të kandidatëve

Vendimi për zgjedhjet e kreut të PD publikohet vetëm një ditë para mbarimit të afatit të kandidatëve

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al