Monday, August 31, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home Lajmi Fundit

Shteti shkon pranë qytetarit — Ministri Hoxha njofton Praninë Diplomatike Virtuale dhe shërbime konsullore kudo dhe në çdo kohë

timoni.al by timoni.al
August 30, 2026
in Lajmi Fundit
0
Miratimi i raportit të progresit në PE, ministri Hoxha: Votëbesimi për progresin dhe të ardhmen evropiane të Shqipërisë
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, e vlerëson shërbimin konsullor për shqiptarët brenda dhe jashtë vendit si një histori suksesi që lidhet jo vetëm me transformimin teknologjik, por edhe me ndryshimin e mënyrës, cilësisë dhe shpejtësisë së ofrimit të shërbimeve. Në një video-mesazh të publikuar në rrjetet sociale, ai njoftoi se gjatë periudhës 2017–2026 janë administruar 1 milionë e 378 mijë shërbime konsullore. Hoxha përmendi gjithashtu 4 milionë e 300 mijë legalizime të administruara nga viti 2019 deri në qershor 2026 dhe mbi 203 mijë aplikime e-Visa që prej vitit 2021.

Ministri theksoi angazhimin për përmirësimin dhe thjeshtimin e praktikave, me synimin që shërbimi të jetë sa më pranë qytetarit. Ai njoftoi se po punohet për realizimin e një Asistenti Virtual, i cili “nuk do të ketë orar, përgjigjet në çdo kohë e për çdo pyetje dhe kudo, dhe të orientojë kërkuesit drejt shërbimit”. Në çdo shërbim konsullor do të vendoset një QR Code për të vlerësuar shërbimin dhe për çdo ankesë të mundshme, me qëllim që qytetari të mos jetë vetëm përfitues, por edhe vlerësues i shërbimit: “Me një fjalë, duam të dimë si po punojmë dhe si të përmirësojmë”.

Hoxha prezantoi gjithashtu planin për krijimin e Pranisë Diplomatike Virtuale — një pikë të vetme digjitale për informacion dhe shërbime konsullore për vendet ku nuk ka përfaqësim fizik. Ai përmendi synimin për të kaluar “nga praktika kur qytetari shkon tek shteti, tek ajo ku shteti shkon edhe është gjithnjë pranë qytetarit”.

Drejtoresha e Çështjeve Konsullore në MEPJ, Irida Laçi, sqaroi se aktualisht ofrohen online 32 shërbime në total, 22 prej të cilave nuk kërkojnë detyrimisht prani fizike, dhe ku natyra e shërbimit e lejon, dokumenti mund të dërgohet me postë.

Top Channel

Previous Post

A zbuloi Trump dobësinë e Iranit? Përballja hyn në fazën vendimtare, ndikimi në Hormuz shumë më i ulët

Next Post

NASA nis teleskopin që mund të zbulojë universin e padukshëm: nga materia e errët te planetet e panjohura

Next Post
NASA nis teleskopin që mund të zbulojë universin e padukshëm: nga materia e errët te planetet e panjohura

NASA nis teleskopin që mund të zbulojë universin e padukshëm: nga materia e errët te planetet e panjohura

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al