Wednesday, April 22, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Shqipëria vendi më pro-amerikan”, Rama-Clintonit: Ju jeni presidenti më shqiptar që mund të gjenim në Amerikë

Editor by Editor
July 3, 2023
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
“Shqipëria vendi më pro-amerikan”, Rama-Clintonit: Ju jeni presidenti më shqiptar që mund të gjenim në Amerikë
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në fjalën e tij në ceremoninë që po zhvillohet përpara Kryeministrisë, në nder të ish-presidentit Bill Clinton, Edi Rama, mes të tjerash tha se “Shqipëria është vendi më pro amerikan që mund të gjendet sot” dhe se vetë Clinton është “presidenti më shqiptar që ne mund të gjenim ndonjëherë në Amerikë”.

“I dashur zoti president, ne në Shqipëri nuk merremi i vesh lehtë me njëri-tjetrin. E kemi të vështirë të bëhemi bashkë nëse një armik i përbashkët nuk na detyron. Por unë nuk besoj se në ndonjë vend të tjetër të botës, ju do të gjeni dot një konsensus më të madh sesa në Shqipëri, dje sot dhe gjithmonë. E them këtë me bindje dhe provë objektive. Shqipëria, jam i lumtur t’jua them i është sot e gjithë ditës frymës së metodës Clinton. Natyrisht Shqipëria është vendi më pro amerikan që mund të gjendet sot, përfshirë e krahasuar me Texas. Por ju jeni presidenti më shqiptar që ne mund të gjenim ndonjëherë në Amerikë dhe me respektin më të madh për të gjithë presidentët e vendit tuaj të bekuar, vendi juaj në zemrën e kombit tonë është aty ku qëndron miku më i madh i nderit”.

Rama u shpreh se Clinton çeli epokën e re të partneritetit strategjik të Shqipërisë me SHBA-në. Sipas Ramës, kontributi i Clinton për Shqipërinë ka qenë i madh.

“Kontributi i drejtpërdrejtë, personal i Presidentit Clinton për shqiponjën tonë binjake matanë bjeshkëve është i të tilla përmasave saqë eklipson natyrshëm kontributin e administratës Clinton për Shqipërinë, i cili në vetvete ishte mjaftueshëm i çmuar në atë kohë kur vendi ynë del nga një izolim i paparë askund në lindjen komuniste si një Kore Veriore në mes të Europës ku liria erdhi bashkë me një kaos dhe një çorodi të pashoqe. Në mbështetje të Shqipërisë, Presidenti Clinton firmosi krijimin e fondit amerikano-shqiptar dhe qeveria e tij e mbështeti Shqipërinë jo thjesht përmes programeve të ndryshme të ndihmës, por në radhë të parë duke çelur epokën e re të partneriteti strategjik me SHBA-në, i cili u formalizua me marrëveshjen historike të partneritetit pak kohë më parë”, tha Rama.

Sipas Ramës, Clinton na ka mësuar të besojmë se ka vetëm regjime dhe qeveri të këqija, nuk ka kurrë popuj të këqij. Ai shprehet se nëse Clinton nuk do të kishte marrë vendimin për të ndërhyrë në Kosovë, askush nuk e di si do kishte qenë e ardhmja e rajonit.

“Presidenti i 42 i SHBA na mësoi me shembullin e oratorisë së tij se të kesh shpresë do të thotë të besosh se ka vetëm regjime dhe qeveri të këqija, nuk ka kurrë popuj të këqij. Askush nuk e di si do kishte qenë e ardhmja e rajonit tonë pa zotërinë që do flasë pas pak. Mund të thuhet pa frikë se koha që ka rrjedhur pas atij vendimi historik dhe deri më sot mund të kishte qenë shumë më e zymtë sesa mund të guxojmë ta marrim me mend, jo vetëm për Kosovën dhe për pasojë të gjithë shqiptarët, por edhe për Serbinë dhe pasojë për të gjithë serbët, dy kombet më të mëdhenj të Ballkanit, popujt të cilët janë të shtrirë në më shumë sesa brenda shtetit të tyre amë dhe janë të dënuar të jetojnë përjetësisht së bashku, duke zgjedhur që ose ta kthejnë Ballkanin në hapësirën e një jete të re të triumfit të paqes mes veti, ose ta lenë peng mes mureve të frikës dhe të jetuarit me kurriz ndaj njëri tjetrit. Mund të thuhet pa frikë se gjysmë milioni refugjatët kosovarë që nën furinë e makinerisë gjakatare të Beogradit erdhën për të kërkuar shpëtim në Shqipëri mund të mos ishin kthyer më në shtëpi”, tha Rama.

Previous Post

VIDEO/ Bill Clinton “shtanget” në Tiranë: Jam pa fjalë…

Next Post

Bill Clinton në Tiranë: Këshilla ime, kurrë mos u shkurajoni dhe dëgjoni njëri tjetrin

Next Post
Bill Clinton në Tiranë: Këshilla ime, kurrë mos u shkurajoni dhe dëgjoni njëri tjetrin

Bill Clinton në Tiranë: Këshilla ime, kurrë mos u shkurajoni dhe dëgjoni njëri tjetrin

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Botërori 2026: Irani shuan ëndrrat e ripranimit të Italisë — Jemi gati për pjesëmarrjen e skuadrës kombëtare

Botërori 2026: Irani shuan ëndrrat e ripranimit të Italisë — Jemi gati për pjesëmarrjen e skuadrës kombëtare

April 22, 2026
Policia Kufitare ndalon 16 emigrantë të paligjshëm të strehuar në një ndërtesë të braktisur në Korçë.

Të shtëna me armë zjarri në Kurbin, qëllohet drejt një automjeti; policia: autorët babai dhe dy djemtë

April 22, 2026
64 artistë në PranverArt, ekspozita në Tiranë sjell punime të reja deri më 28 prill; galeria drejt zhvendosjes

64 artistë në PranverArt, ekspozita në Tiranë sjell punime të reja deri më 28 prill; galeria drejt zhvendosjes

April 22, 2026
Zyrtare: Gjermania pëson humbjen e parë para Botërorit, Serge Gnabry humbet Kupën e Botës

KRYESORE

Botërori 2026: Irani shuan ëndrrat e ripranimit të Italisë — Jemi gati për pjesëmarrjen e skuadrës kombëtare

by timoni.al
April 22, 2026
0

Irani deklaron se është plotësisht i gatshëm për pjesëmarrjen e kombëtares së tij të futbollit në Botërorin e këtij viti,...

Read moreDetails
Policia Kufitare ndalon 16 emigrantë të paligjshëm të strehuar në një ndërtesë të braktisur në Korçë.

Të shtëna me armë zjarri në Kurbin, qëllohet drejt një automjeti; policia: autorët babai dhe dy djemtë

April 22, 2026
64 artistë në PranverArt, ekspozita në Tiranë sjell punime të reja deri më 28 prill; galeria drejt zhvendosjes

64 artistë në PranverArt, ekspozita në Tiranë sjell punime të reja deri më 28 prill; galeria drejt zhvendosjes

April 22, 2026
Zyrtare: Gjermania pëson humbjen e parë para Botërorit, Serge Gnabry humbet Kupën e Botës

Zyrtare: Gjermania pëson humbjen e parë para Botërorit, Serge Gnabry humbet Kupën e Botës

April 22, 2026
KMSH distancohet: në kopsht predikime fetare, fëmijëve nën 6 vjeç u mësohet Kurani dhe reklamohen në rrjete sociale

KMSH distancohet: në kopsht predikime fetare, fëmijëve nën 6 vjeç u mësohet Kurani dhe reklamohen në rrjete sociale

April 22, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Botërori 2026: Irani shuan ëndrrat e ripranimit të Italisë — Jemi gati për pjesëmarrjen e skuadrës kombëtare

Botërori 2026: Irani shuan ëndrrat e ripranimit të Italisë — Jemi gati për pjesëmarrjen e skuadrës kombëtare

April 22, 2026
Policia Kufitare ndalon 16 emigrantë të paligjshëm të strehuar në një ndërtesë të braktisur në Korçë.

Të shtëna me armë zjarri në Kurbin, qëllohet drejt një automjeti; policia: autorët babai dhe dy djemtë

April 22, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al