Saturday, November 8, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Shqipëria dhe Portugalia, vendet më problematike në Europë për çështjet e pronave në 2024

Editor by Editor
October 17, 2025
in AKTUALITET, Ekonomi, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Jetëgjatësia mesatare në Shqipëri, 1,5 vite më e ulët se mesatarja e BE-së, arrin nivelin e parapandemisë
0
SHARES
26
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Çështjet e pronave në vendin tonë e rendisin Shqipërinë të dytën pas Portugalisë për problematikën e lartë me titujt e pronësisë dhe proceset e gjata gjyqësore.

Sipas të dhënave të Bankës Botërore për vitin 2024, Shqipëria ka një indeks prej 0.80 (ku 0 është vlera më e ulët dhe 1 më e larta) për të drejtën e pronës, një nivel që mbetet dukshëm më i ulët se mesatarja e vendeve të Bashkimit Europian, e cila qëndron rreth 0.93.

Indeksi vlerëson forcën dhe sigurinë e sistemit të pronësisë që një vend ofron, që nga mbrojtja ligjore e pronarëve dhe investitorëve, deri te funksionimi i tregut të pronave dhe qartësia e regjistrave publikë.

Në rastin e Shqipërisë, ky rezultat tregon se e drejta e pronës mbetet një nga pikat më të brishta të sistemit ligjor dhe institucional.

Problemet historike me titujt e pronësisë, fragmentimi i regjistrave, proceset e gjata gjyqësore dhe mungesa e transparencës në verifikimin e dokumenteve vazhdojnë të pengojnë krijimin e një mjedisi të qëndrueshëm për pronën private.

Përpjekjet për digjitalizimin e sistemit kadastral dhe unifikimin e të dhënave përmes Agjencisë Shtetërore të Kadastrës kanë sjellë disa përmirësime, por ritmi i reformës mbetet i ngadaltë dhe ende i pamjaftueshëm.

Në krahasim me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, Shqipëria qëndron pak më dobët se Maqedonia e Veriut (0.81) dhe pak më poshtë se Bosnja e Hercegovina (0.82).

Serbia dhe Mali i Zi, me vlera përkatësisht 0.88 dhe 0.90, janë përmirësuar ndjeshëm falë digjitalizimit të regjistrave të pronës dhe forcimit të mekanizmave gjyqësorë për mbrojtjen e të drejtave të pronarëve.

Kjo tregon se vendet që kanë ndërmarrë reforma institucionale të qëndrueshme dhe kanë investuar në transparencë, kanë arritur rezultate më të larta në këtë indeks.

Në anën tjetër, vendet e Bashkimit Europian mbeten shumë më përpara.

Gjermania (0.97), Islanda (0.96) dhe Spanja (0.95) përfaqësojnë standardin më të lartë të sigurisë ligjore dhe administrimit të pronës, ku çdo transaksion është i gjurmueshëm, i mbështetur në teknologji të avancuar dhe me garanci të plotë nga sistemi gjyqësor.

Kjo distancë prej afro 15 deri në 20 pikë përqindje midis Shqipërisë dhe vendeve europiane tregon për nevojën e thellimit të reformave ligjore dhe institucionale në fushën e pronësisë.

Indeksi i Bankës Botërore përfshin të drejtën për të fituar, poseduar, trashëguar dhe shitur pronë private, përfshirë tokën.

Kufizimet mbi të drejtat e pronës mund të vijnë nga shteti, i cili mund t’i kufizojë ligjërisht ose të mos i zbatojë ato; nga ligjet dhe praktikat zakonore; apo nga normat fetare dhe shoqërore./ Monitor

Previous Post

Konferenca e Kryetarëve, Gjakmarkaj: Parlamenti nuk është prona juaj, liria e fjalës nuk duhet të cenohet. Kuvendi duhet të rikthehet në normalitet.

Next Post

Nga investigimi i bujshëm marrëveshjes Rama-Meloni, kush është Sigfrido Ranucci, gazetari i njohur italian që ju bë atentat me eksploziv në Itali

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Ura historike mbi lumin Mat në kërcënim për shembje pas reshjeve të mëdha të fundit.

Ura historike mbi lumin Mat në kërcënim për shembje pas reshjeve të mëdha të fundit.

November 8, 2025
Aferë edhe aeroporti i Vlorës? Pacolli denoncon pazaret e Ballukut në zyrën e saj: Mbeta i fyer nga sjellja e saj!

Aferë edhe aeroporti i Vlorës? Pacolli denoncon pazaret e Ballukut në zyrën e saj: Mbeta i fyer nga sjellja e saj!

November 8, 2025
Përleshje mes shqiptarëve në një klub nate në Zvicër, roja i sigurisë dëmtohet nga thika.

Përleshje mes shqiptarëve në një klub nate në Zvicër, roja i sigurisë dëmtohet nga thika.

November 8, 2025
Cristian Chivu, nga "Ha pak m.." në "Nuk po qaj" / Fjalët e njohura të trajnerit që po transformojnë Interin

Cristian Chivu, nga “Ha pak m..” në “Nuk po qaj” / Fjalët e njohura të trajnerit që po transformojnë Interin

November 8, 2025
Ura historike mbi lumin Mat në kërcënim për shembje pas reshjeve të mëdha të fundit.
LAJME

Ura historike mbi lumin Mat në kërcënim për shembje pas reshjeve të mëdha të fundit.

by timoni.al
November 8, 2025
0

Ura e Zogut mbi lumin Mat, një monument kyç i trashëgimisë kulturore, vazhdon të jetë në rrezik të serioz shembjeje....

Read moreDetails
Aferë edhe aeroporti i Vlorës? Pacolli denoncon pazaret e Ballukut në zyrën e saj: Mbeta i fyer nga sjellja e saj!

Aferë edhe aeroporti i Vlorës? Pacolli denoncon pazaret e Ballukut në zyrën e saj: Mbeta i fyer nga sjellja e saj!

November 8, 2025
Përleshje mes shqiptarëve në një klub nate në Zvicër, roja i sigurisë dëmtohet nga thika.

Përleshje mes shqiptarëve në një klub nate në Zvicër, roja i sigurisë dëmtohet nga thika.

November 8, 2025
Cristian Chivu, nga "Ha pak m.." në "Nuk po qaj" / Fjalët e njohura të trajnerit që po transformojnë Interin

Cristian Chivu, nga “Ha pak m..” në “Nuk po qaj” / Fjalët e njohura të trajnerit që po transformojnë Interin

November 8, 2025
Sulm me thikë në qendër të Birminghamit, një grua goditet në qafë, autori i sulmit arrestohet.

Sulm me thikë në qendër të Birminghamit, një grua goditet në qafë, autori i sulmit arrestohet.

November 8, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Ura historike mbi lumin Mat në kërcënim për shembje pas reshjeve të mëdha të fundit.

Ura historike mbi lumin Mat në kërcënim për shembje pas reshjeve të mëdha të fundit.

November 8, 2025
Aferë edhe aeroporti i Vlorës? Pacolli denoncon pazaret e Ballukut në zyrën e saj: Mbeta i fyer nga sjellja e saj!

Aferë edhe aeroporti i Vlorës? Pacolli denoncon pazaret e Ballukut në zyrën e saj: Mbeta i fyer nga sjellja e saj!

November 8, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al