Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Shqipëria asociohet me Qendrën Evropiane për Qëndrueshmërinë Demokratike, Hoxha nga Luksemburgu: Moment i rëndësishëm për BE-në

timoni.al by timoni.al
October 13, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, LAJME, Lajmi Fundit
0
Shqipëria asociohet me Qendrën Evropiane për Qëndrueshmërinë Demokratike, Hoxha nga Luksemburgu: Moment i rëndësishëm për BE-në
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Luksemburg – Para Konferencës së 10-të Ndërqeveritare, Shqipëria forcoi bashkëpunimin me Bashkimin Evropian duke u lidhur formalishme me Qendrën Evropiane për Qendrueshmërinë Demokratike. Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mori pjesë në takimin në kuadër të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të BE-së, ku u vendos asociimi i Shqipërisë së bashku me partnerët e Ballkanit Perëndimor dhe vendet kandidate në punën e Qendrës.

Takimi, i bashkorganizuar nga Presidenca irlandeze e Këshillit të BE-së dhe Komisioni Evropian, hapi një fazë të re të përfshirjes së partnerëve në aktivitetet praktike të Qendrës, me fokus përballjen ndaj manipulimit dhe ndërhyrjes së huaj në informacion dhe kërcënimeve ndaj proceseve demokratike. Nga Luksemburgu, Hoxha e vlerësoi vendimin si një shprehje të integrimit gradual në praktikë, duke theksuar nevojën për përgjigje dhe përgjegjësi të përbashkëta.

Ministri nënvizoi se Shqipëria ka zhvilluar eksperiencë në përballimin e sulmeve kibernetike dhe në forcimin e qëndrueshmërisë institucionale, dhe u shpreh e gatshme ta zhvillojë këtë ekspertizë e ta vendosë në shërbim të përpjekjeve të përbashkëta me partnerët evropianë. Ai vuri në dukje sfidën në rritje të manipulimit dhe ndërhyrjes së huaj në hapësirën informative (FIMI), që sipas tij, është më komplekse dhe sfiduese sepse synon jo vetëm sistemet, por edhe besimin dhe themelet e debatit demokratik.

Hoxha iu referua konferencës ndërkombëtare mbi FIMI-n dhe kontekstin e zgjerimit, të organizuar nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në Tiranë më 27 korrik, si tregues të nevojës për një qasje më të fuqishme dhe të koordinuar në komunikimin publik. Ai theksoi se një përgjigje efektive duhet të përfshijë të gjithë shoqërinë dhe se suksesi varet nga niveli i informimit, ndërgjegjësimit dhe angazhimit qytetar.

Sipas ministrit, kur qytetarët shohin bashkëpunim të ngushtë midis shteteve anëtare dhe vendeve kandidate për mbrojtjen e qëndrueshmërisë demokratike, ata e perceptojnë zgjerimin si një investim të përbashkët në të ardhmen. Për Shqipërinë, qëndrueshmëria demokratike dhe anëtarësimi në BE janë të pandashme. Burimi: Top Channel.

Previous Post

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburanteve; nafta dhe benzina rriten

Next Post

Formula 1 do të rikthehet në Afrikë; arrihet marrëveshje 10-vjeçare me Ruandën që nis në 2030

Next Post
Formula 1 do të rikthehet në Afrikë; arrihet marrëveshje 10-vjeçare me Ruandën që nis në 2030

Formula 1 do të rikthehet në Afrikë; arrihet marrëveshje 10-vjeçare me Ruandën që nis në 2030

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al