Tuesday, May 19, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Shqipëria, aksionere në resortin e Sazanit! Ja kompania që do të përfaqësojë shtetin në investimin e Jared Kushner

Editor by Editor
June 27, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Shqipëria, aksionere në resortin e Sazanit! Ja kompania që do të përfaqësojë shtetin në investimin e Jared Kushner
0
SHARES
27
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria do të jetë aksionere në resortin turistik që do të ndërtohet në Sazan nga Jared Kushner. Kompania që do të përfaqësojë shtetin në këtë projekt tashmë është krijuar dhe më 26 qershor është regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit me emrin ‘Albanian State Development & Real Estate’ pak pasi Jared Kushner dhe Ivanka Trump vizituan Vlorën. 

Në ekstraktin e regjistrimit të kompanisë thuhet se: “Kjo shoqëri duhet të sigurojë menaxhimin, zhvillimin dhe administrimin e përgjegjshëm të pasurive të paluajtshme në pronësi, përdorim apo përgjegjësi administrimi të kompanisë, duke maksimizuar vlerën e tyre dhe duke garantuar përdorim optimal; Pjesëmarrja si përfaqësues i shtetit – në partneritete apo investime strategjike si dhe në çdo rast të përcaktuar me vendim të organeve të shoqërisë, lidhur me projektin e investimit “Resorti Turistik- Ishulli i Sazanit” apo çdo projekt tjetër të autorizuar të AIC”.

Po kështu ‘Albanian State Develompent & Real Estate’do të ketë të drejtën të planifikojë, projektojë dhe zbatojë projekte të rëndësishme ndërtimore duke u fokusuar në zhvillimin urban. Funksion thelbësor i saj do të jetë edhe monitorimi i kontratave që lidhen për projektin e Sazanit.“Monitorimi i kontratave te lidhura mes AIC dhe palëve të treta në fushën e zhvillimit, menaxhimit dhe administrimit të pasurive të paluajtshme, lidhur me projektin e investimit “Resorti Turistik Ishulli i Sazanit” apo çdo projekt tjetër të autorizuar të AIC. Investimi, menaxhimi apo përfitimi i të drejtave nga zhvillimi i pasurive të paluajtshme në pronësi, përdorim apo përgjegjësi administrimi të shoqërisë, si dhe ushtrimi i të gjitha aktiviteteve që kanë të bëjnë me ose plotësojnë, direkt apo indirekt, aktivitetin e mësipërm lidhur me projektin e investimit “Resorti Turistik- Ishulli i Sazanit” apo çdo projekt tjetër të autorizuar të AIC. Bashkëpunimi me shoqëri, ndërmarrje, agjenci dhe sipërmarrje të tjera, të cilat mund të kenë një objekt aktiviteti të ngjashëm”, thuhet në dokumente.

Aksionari i vetëm i Shoqërisë është Korporata e Investimeve Shqiptare (e njohur edhe me akronimin në anglisht Albanian Investment Corporation/AIC). Kapitali i shoqërisë është 50 milionë lekë, të zotëruara 100% nga Korporata e Investimeve Shqiptare. Administrator i kësaj kompanie do të jetë Julian Adili që aktualisht mban pozicionin e Drejtorit të Divizionit Ligjor dhe të Pajtueshmërisë pranë Korporatës Shqiptare të Investimeve

Dhëndri i Donald Trump, biznesmeni Jared Kushner e mori statusin e Investitorit Strategjik vitin e shkuar në një vendim që mban datën 30 dhjetorit të vitit 2024. Sipas vendimit, investimi në ishull nga kompania e lidhur me dhëndrin e Donald Trump kap vlerën e 1.4 miliardë eurosh dhe ndërtimi parashikohet të shtrihet në 8 për qind të ishullit apo në një sipërfaqe prej 45 hektarësh. Nga projekti pritet të punësohen mbi njëmijë persona.

Ky investim propozohet si një projekt i integruar me marinë turistike si dhe struktura akomoduese elitare, rezidenca me standard të lartë, zona gastronomike, zona rekreacionale me shërbime në funksion të tyre.

Previous Post

EMRI/ Akuzohet në Itali si pjesëtar i një organizate kriminale për trafikim të lëndëve narkotike, arrestohet 23-vjeçari në Vaun e Dejës

Next Post

Flamur Noka paraqitet në SPAK

Next Post
Flamur Noka paraqitet në SPAK

Flamur Noka paraqitet në SPAK

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al