Wednesday, August 19, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Shqetësimi për Musialën — Neurologu sqaron problemin e yllit të Bayern Munchen: Mund të luajë me trajtim të përhershëm

timoni.al by timoni.al
August 19, 2026
in AKTUALITET
0
Shqetësimi për Musialën — Neurologu sqaron problemin e yllit të Bayern Munchen: Mund të luajë me trajtim të përhershëm
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Episodet e të fikëtit të Jamal Musialës gjatë miqësoreve ndaj Leipzig dhe Heidenheim kanë shqetësuar botën e futbollit, por Bayern Munich jep sinjale relativisht optimiste për gjendjen e yllit 23-vjeçar. Musiala u rrëzua dy herë brenda pak ditësh; në ndeshjen e dytë qëndroi vetëm katër minuta në fushë para se të përsëritej episodi. Vetë lojtari tha se mjekët i kanë konstatuar “episode të shkurtra të mungesës së vetëdijes, që shfaqen përkohësisht, por janë të trajtueshme dhe lidhen me një disfunksion neurologjik”.

Neurologu Christoph Kleinschnitz, drejtues i Neurologjisë në Spitalin Universitar të Essenit, tha se simptomat mund të lidhen me një formë të krizave epileptike të mungesës, por thekson se nevojiten të gjitha ekzaminimet neurologjike për të përcaktuar diagnozën. Kleinschnitz shprehu optimizëm për vazhdimësinë e karrierës së Musialës, duke shtuar se një problem i tillë mund të trajtohet dhe se loja e tij në të ardhmen varet nga rezultatet e ekzaminimeve dhe trajtimit që do të përcaktohet.

Edhe klubi Bayern Munich, sipas agjencisë gjermane dpa, nuk ka indicie se disfunksioni neurologjik do ta pengojë Musialën të vazhdojë karrierën në nivelin më të lartë. Dy paraqitjet e tij të fundit ishin kryer në koordinim me mjekët e klubit, dhe stafi mjekësor mbetet i angazhuar në ndjekjen e tij.

Presidenti nderi i Bayern, Uli Hoeness, pranoi se episodi i dytë e kishte tronditur: “Fakti që ndodhi sërish vetëm katër ditë më vonë më la vërtet në shok. Mbeta pa fjalë, gjë që rrallë më ndodh. Shtrihem duke menduar për të dhe zgjohem në mëngjes duke menduar për të. Ne e mbështesim Jamalin pa kushte.” Hoeness pohoi gjithashtu se klubi kishte dijeni për këto probleme prej kohësh, por se episodi në Leipzig ishte hera e parë që ndodhte në fushë, dhe theksoi se mjekët e Bayern janë në kontakt të vazhdueshëm me specialistët.

Ende nuk është marrë një vendim përfundimtar për aktivizimin e Musialës në Superkupën e Gjermanisë ndaj Borussia Dortmundit këtë të shtunë.

Previous Post

Pritja mbaron, Kategoria Superiore hapet, Drejtori i Garave Sulejmani: Format i ri, garë dinamike dhe më shumë emocione

Next Post

Sokrat Vata dëshmon për vrasjen e 20-vjeçarit portugez në Ksamil: Thika nuk ishte e imja, turistët të dehur

Next Post
Sokrat Vata dëshmon për vrasjen e 20-vjeçarit portugez në Ksamil: Thika nuk ishte e imja, turistët të dehur

Sokrat Vata dëshmon për vrasjen e 20-vjeçarit portugez në Ksamil: Thika nuk ishte e imja, turistët të dehur

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al