Friday, May 16, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Shkoi edhe Escobar?! Por Escobarët nuk mbarojnë!

Editor by Editor
May 6, 2024
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, OP-ED, POLITIKE
0
Shkoi edhe Escobar?! Por Escobarët nuk mbarojnë!
0
SHARES
37
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Enver Bytyçi

Gabriel Escobar ishte për disa prej nesh i padëshirueshëm në dialogun Kosovë-Serbi. Seç kishim një brengë, një dilemë, një nëndije tonën, me të cilën e ndjenim dhe disa herë e shihnim se anon në barrën e madhe të këtij dialogu. Në fund na tha se duhet Asociacioni për t’u pranuar Kosova në KiE! Ndërkaq u provua se ai anoi plotësisht nga krahu serb. Gruaja e tij hapte ekspozita në Beograd, ashtu si kryeministri i Shqipërisë promonte librin e tij po në Beograd. Të etur për t’u shfaqur në kryeqytetin e Serbisë dhe të “pazotë” për t’u prezantuar në kryeqytetet e tyre.

Por, Escobar ishte për disa të tjerë, natyrisht të sojit tonë, shqiptarë, shumë i dëshirueshëm. Se këta të sojit tonë, të ndryshëm nga ne tjerët, donin ta përdornin kundër “armikut të klasës”! Kundër Sali Berishës, kundër Albin Kurtit dhe kujtdo tjetër që nuk i bindeshin klanit Soros për të ndërtuar marrëveshje paqeje me territoret e Kosovës për Serbinë. Dhe kështu Escobar i ndihmoi këta të sojit tonë pro-serbë që të ndërtojnë narrativën “Pro dhe kundër amerikanë”! Po ishe kundër Escobar, automatikisht do të emërtoheshe “anti-amerikan”, ani pse ti simpatizon dhe nderon me respekt të veçantë Wilson-in, Reganin, Bush-Senjor, Bill Clinton-in, Bush-Junior e besa edhe Biden-in.

Joooooo! Për sejmenët e Beogradit duhet të respektosh marionetat amerikane të Serbisë në Amerikë, që të quhesh “pro-amerikan”! Ndryshe je armik i Amerikës. Escobar ishte njëri prej shabllonit pro-amerikan. Para tij ishte Palmer-i. Vazhdon të vegjetojë edhe Juri Kim! Po pse ndodh kjo hata dhe diplomatë të lartë amerikanë, njësoj si dhe drejtues të FBI-së amerikane, si McGonigal, bëhen vijë e demarkacionit midis pro dhe anti-amerikanëve shqiptarë?!

Korrupsioni, korrupsioni, im Zot, do të thoshte një shkrimtar i shquar! Korrupsioni është përhapur edhe në godinën që merr vendime për shpalljen “Non-Grata” të politikanëve të “përfshirë në korrupsion”. Korrupsioni i disa diplomatëve amerikanë me autokratët e Serbisë dhe të Shqipërisë minon demokracitë e këtyre vendeve, si dhe të vetë SHBA-ve. Dhe këta minues të demokracisë amerikane kanë më shumë se dy vite që bërtasin me të madhe kundër “minuesit të demokracisë në Shqipëri”, pra kundër Sali Berishës”! Bar na dhanë, nëse nuk e luftojmë “korrupsionin e Berishës”! “Do ju shpallim terroristë”, na thanë! (Palmer).

Edhe të korruptuarit shqiptarë e serbë u bënë bashkë si trup i vetëm rreth të korruptuarit Palmer, Escobar, Grennell, Kim, McGonigal, e të tjerë, e të tjerë. E shpallën veten “pro-amerikanë”! U bënë njësh me dreqin, vetëm që ta ndalin veprimtarinë patriotike të ndershme të politikanëve kundërshtarë të tyre. Me sponsorizimin e Aleksandër Vuçiq dhe të Edi Ramës. D.m.th me taksat tona. Vidh shqiptarët, paguaj amerikanët e korruptuar dhe lufto kundër patriotizmit shqiptar, për të mundësuar interesat serbe në hapësirat tona, veçmas në Kosovë! Albin Kurti është shënjestra e radhës, objektivi “anti-amerikan” i “amerikanëve dhe “pro-amerikanëve” të korruptuar. Kjo ishte dhe vazhdon të mbetet formula e të korruptuarve pro-amerikanë.

Tani Escobar u largua. Para tij ishte larguar edhe Palmer! Juri Kim vazhdon të punojë në DASH, sepse i duhet imunitet diplomatik për t’u mbrojtur nga aferat korruptive me Edi Ramën. Punë e Sorosit është kjo. Edhe e Blinken, natyrisht! Grennell punon hapur. Ai nuk e fsheh shërbimin që i bën Serbisë, kur thotë se “Paraja nuk është krim”! D.m.th paraja justifikon gjithçka, edhe padrejtësinë, jo vetëm ndaj individit, por edhe ndaj një shteti, një populli, si Kosova!

Ndërsa në radhët e shqiptarëve emrat e të korruptuarve “pro-amerikanë” të Escobarit janë aq shumë sa nuk mundesh t’i numërosh! Zot na ruaj nga kjo përmbysje vlerash në kohë të trazuara!

Previous Post

‘Ti vdes për Romeon’ plas debati mes Erjolës dhe Françeskës

Next Post

Pas debateve të forta në BBV, ja se kush banor mund të fitojë sipas Lisit

Next Post
Pas debateve të forta në BBV, ja se kush banor mund të fitojë sipas Lisit

Pas debateve të forta në BBV, ja se kush banor mund të fitojë sipas Lisit

“Përplasje brenda partive”/ Karamuço: Jashtë një qendre numërimi në Tiranë, ishte person i armatosur dhe u gjet portofol me mijëra euro
AKTUALITET

“Përplasje brenda partive”/ Karamuço: Jashtë një qendre numërimi në Tiranë, ishte person i armatosur dhe u gjet portofol me mijëra euro

by Editor
May 15, 2025
0

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se ka përplasje brenda partive politike, pas zgjedhjeve të 11 majit, teksa ende janë...

Read moreDetails
Operacion antidrogë në Korçë/ Në pranga dy persona, disa të tjerë të shoqëruar

Operacion antidrogë në Korçë/ Në pranga dy persona, disa të tjerë të shoqëruar

May 15, 2025
Ursula von der Leyen mbërrin në Tiranë, Presidentja e KE publikon foto nga kryeqyteti

Ursula von der Leyen mbërrin në Tiranë, Presidentja e KE publikon foto nga kryeqyteti

May 15, 2025
Votoi PS-në, por emigranti ka disa ankesa, vizaton edhe fytyrën e djallit në fletën e votimit: S’na rr*het për BE! Ditë të zeza ju presin

Votoi PS-në, por emigranti ka disa ankesa, vizaton edhe fytyrën e djallit në fletën e votimit: S’na rr*het për BE! Ditë të zeza ju presin

May 15, 2025
“Zgjedhjet e 2025 janë marrë me ndërhyrjen e bandave kriminale,” Ambrozia Meta: Sara Mila nuk është i vetmi rast që e dëshmon! Arkend Balla në këtë fushatë u mbështet nga Troplinët

“Zgjedhjet e 2025 janë marrë me ndërhyrjen e bandave kriminale,” Ambrozia Meta: Sara Mila nuk është i vetmi rast që e dëshmon! Arkend Balla në këtë fushatë u mbështet nga Troplinët

May 15, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

“Përplasje brenda partive”/ Karamuço: Jashtë një qendre numërimi në Tiranë, ishte person i armatosur dhe u gjet portofol me mijëra euro

“Përplasje brenda partive”/ Karamuço: Jashtë një qendre numërimi në Tiranë, ishte person i armatosur dhe u gjet portofol me mijëra euro

May 15, 2025
Operacion antidrogë në Korçë/ Në pranga dy persona, disa të tjerë të shoqëruar

Operacion antidrogë në Korçë/ Në pranga dy persona, disa të tjerë të shoqëruar

May 15, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al