Në një përpjekje për të përballuar krizën demografike, “Arche Group”, rrjeti më i madh privat i hoteleve në Poloni, ka shpallur një iniciativë të veçantë. Ai ofron festa falas dhe bonuse për çiftet që bëjnë fëmijë gjatë qëndrimit në hotelet e tij. Kunderit që paraqesin faturat e hotelit të datës rreth nëntë muaj para lindjes, u ofrohet një ceremoni falas për pagëzim ose festë laike për deri në 10 persona. Për më tepër, punonjësve të kompanisë u jepet një bonus prej 2,000 euro për çdo fëmijë të lindur.
Władysław Grochowski, themeluesi i grupit, thekson se kjo iniciativë është një gjest simbolik për të adresuar rënien dramatike të lindjeve në vend. Me një normë fertiliteti prej vetëm 1.2 fëmijë për grua, Polonia renditet ndër vendet me lindshmërinë më të ulët në Bashkimin Evropian.
Edhe pse qeveria ka rritur përfitimet për fëmijët, ekspertët vënë në dukje se faktorë si strehimi i shtrenjtë dhe mungesa e mbështetjes për ata që vonojnë të kenë fëmijë po ndikojnë negativisht në vendimmarrjen e çiftëve. Gjithashtu, mbyllja e reparteve të maternitetit dhe mungesa e emigrantëve që mund të plotësojnë fuqinë punëtore ishin të përmendura si pjesë e krizës së thelluar demografike.
Grochowski shprehet se, ndonëse ideja e “fëmijëve të hotelit” filloi disi si një shaka, ajo ka për qëllim të nxjerrë në pah nevojën për reflektim dhe veprim konkret në lidhje me të ardhmen e Polonisë. Kjo iniciativë synon të angazhojë çiftet dhe të promovojë një ambient ku lindja e fëmijëve shihet si një mundësi për të ndihmuar shoqërinë dhe ekonominë e vendit.