Wednesday, June 24, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Fiks Fare: Banorët e Martaneshit në protestë kundër firmës së HEC-it, akuzojnë për devijimin e ujërave nga Mati në Drin: “Na morën ujin, na morën jetën”

timoni.al by timoni.al
October 2, 2025
in AKTUALITET
0
Fiks Fare: Banorët e Martaneshit në protestë kundër firmës së HEC-it, akuzojnë për devijimin e ujërave nga Mati në Drin: “Na morën ujin, na morën jetën”
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Emisioni “Fiks Fare” ka denoncuar një situatë problematike në ndërtimin e HEC-eve në zonën e Martaneshit, në Bulqizë, duke rikthyer vëmendjen pas më shumë se shtatë vitesh. Në vitin 2018, ky emision kishte ngritur shqetësime për shkatërrimin e pyjeve dhe kullotave nga firma “Teodori 2003”, e cila devijonte ujërat nga Baseni Ujor Mat në Drin-Bunë pa leje të nevojshme.

Pavarësisht ndërprerjes së punimeve nga institucionet vendore dhe qendrore atëherë, kompania ka rifilluar aktivitetet e saj, duke hapur tunele dhe kanale për devijimin e ujit. Banorët e zonës kanë denoncuar se veprimet e firmës janë të paligjshme, pasi ajo nuk disponon leje për të shfrytëzuar ujërat e Martaneshit dhe ka shkelur rregullat e ndërtimit.

Ekspertët dhe banorët kanë konstatuar se gërmimet janë duke u zhvilluar pa ndonjë tabelë punimesh dhe se firma nuk ka organizuar asnjë dëgjesë publike me ata që preken nga këto veprime. Administratorët lokalë, përfshirë Gentian Koxheri, kanë theksuar se firma ka marë masa administrative për punimet pa leje.

Fiks Fare ka siguruar dokumente që tregojnë se “Teodori 2003” ka kryer shkelje gjatë inspektimeve të bëra nga Drejtoria e Pyjeve, duke evidentuar prerje të pemëve dhe gërmime ilegale. Në përfundim, firma është gjobitur me 145 milionë lekë për shkeljet ambientale.

Gazetarët e emisionit kanë kontaktuar me zyrat e Basenit Ujor për të sqaruar nëse “Teodori 2003” ka marrë leje për devijimin e ujërave, por drejtori ka konfirmuar se asnjë leje e tillë nuk është dhënë. Ndërkohë, kompania ka pretenduar se Ka leje mjedisore dhe leje shfrytëzimi nga viti 2013, por nuk ka arritur të paraqesë dokumente bindëse për lejet e nevojshme.

Situata mbetet e tensionuar, me banorët që protestojnë për mbrojtjen e burimeve të ujit dhe ambjentit, ndërsa punimet e firmës vazhdojnë pa ndërprerje.

Previous Post

Banorët e ish-kënetës kërkojnë zgjidhje pas dëmtimeve në shtëpi dhe toka nga reshjet e shiut dhe përmbytjet e përsëritura.

Next Post

“Shkëputni fëmijë, hoteli mbulon kostot” / Iniciativa unike e miliarderit polak për rritjen e numrit të banorëve

Next Post
“Shkëputni fëmijë, hoteli mbulon kostot” / Iniciativa unike e miliarderit polak për rritjen e numrit të banorëve

“Shkëputni fëmijë, hoteli mbulon kostot” / Iniciativa unike e miliarderit polak për rritjen e numrit të banorëve

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al