Thursday, May 14, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Shkeli ligjin në paracaktimin e fituesit të tenderit të rikonstruksionit të Komisariateve”/ Gazment Bardhi publikon dokumentin: Plarent Ndreca nën hetim nga SPAK

Editor by Editor
October 19, 2024
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE
0
“Shkeli ligjin në paracaktimin e fituesit të tenderit të rikonstruksionit të Komisariateve”/ Gazment Bardhi publikon dokumentin: Plarent Ndreca nën hetim nga SPAK
0
SHARES
29
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi i është kundërpërgjigjur sulmeve që i janë bërë drejtuesit politik të PD së Tiranës, Belind Këlliçi nga deputeti socialist Plarent Ndreca. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Bardhi ka nxjerrë blof deputetin socialist, me pretendimin e këtij të fundit se nuk ka asnjë dosje në SPAK në emër të tij. Bardhi ka publikuar një pjesë nga dosja hetimore, ku nënvizohet se SPAK ka dalë në konkluzionin që si Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme, Ndreca ka shkelur ligjin duke paracaktuar kompaninë fituese dhe rritur fiktivisht vlerat e prokurimit.

Reagimi i plotë i Bardhit:

Sot një deputet periferik i Edi Ramës paska sulmur me gjuhën e gënjeshtrave të Erion Veliajt kolegun Belind Këlliçi. Është i njëjti deputet i PS që gënjeu të enjten publikisht në emisionin “Opinion” kur tha që s’ka asnjë problem në SPAK.

E vërteta është që Plarent Ndreca, deputeti i Edi Ramës, është nën hetim në procedimin penal nr. 240/2021, bazuar në një Referim (kallëzim/informacion) të bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, akuzuar për shkelje të barazisë në tendera, të kryer në bashkëpunim, me abuzim miliona euro për rikonstruksionin e disa godinave të Komisariateve (Komisariatet nr.4 Tiranë, Vlorë, Mirditë dhe Pogradec).

Ndryshe nga balta që ai hedh me gënjeshtra ndaj kujtdo që i thotë të vërtetën në sy, që ai është një shkelës recidivist i ligjit, për Plarent Ndrecën qartësisht sipas dokumenteve zyrtare, SPAK ka dalë në konkluzionin që si Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme, ai ka shkelur ligjin duke paracaktuar kompaninë fituese dhe rritur fiktivisht vlerat e prokurimit, duke sjellë dëm të rëndë financiar për Buxhetin e Shtetit.

Nga hetimi i deritanishëm janë konstatuar një sërë shkeljesh të kryera në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi mbi prokurimin publik, duke cënuar barazinë e pjesëmarrësve në këto procedura prokurimi dhe që kanë krijuar rritje të paargumentuar të vlerës së kostove të ndërtimit dhe kostove të projektimit.

Nëse Plarent Ndreca mendon që për shkak se është një deputet periferik dhe jashtë fokusit të opinionit publik, mund të amnistohet nga SPAK, gabohet rëndë! Lidhur me këtë çështje, Grupi Parlamentar i PD-së po pret që SPAK të bëjë detyrën e vet, duke e ndjekur nga afër të gjithë procesin dhe duke disponuar të gjitha faktet që provojnë shkeljen e rëndë të ligjit dhe përgjegjësinë penale për deputetin e Edi Ramës! Bashkëlidhur pjesë nga dosja hetimore nr. 240/2021 të SPAK!

Previous Post

Myrto Uzuni shënon për Granadën, i jep avantazhin në ndeshjen ndaj Tenerife

Next Post

Klubi i Butrintit nxjerr VIDEON e rëndë, sherr masiv mes lojtarëve dhe prindërve në futbollin shqiptar

Next Post
Klubi i Butrintit nxjerr VIDEON e rëndë, sherr masiv mes lojtarëve dhe prindërve në futbollin shqiptar

Klubi i Butrintit nxjerr VIDEON e rëndë, sherr masiv mes lojtarëve dhe prindërve në futbollin shqiptar

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al