Tuesday, June 16, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Shkatërrohet rrjeti i trafikut të drogës në Itali, 40 të arrestuar, mes tyre shqiptarë

Editor by Editor
May 30, 2023
in AKTUALITET, KRONIKE, Vendi
0
Shkatërrohet rrjeti i trafikut të drogës në Itali, 40 të arrestuar, mes tyre shqiptarë
0
SHARES
74
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Policia italiane ka arrestuar 40 persona të martën, pjesë e mafies Ndrangheta. Sipas Reuters, personat akuzohen për trafik droge me homologët e tyre në Amerikën Latine duke përdorur edhe subjekte kineze, të cilët përdornin një sistem informal për pastrimin e parave.

“Bastisja e sotme është një operacion vendimtar që tregoi se si ‘Ndrangheta arrin kudo me ndërlidhje në të gjithë botën,” tha kapiteni i policisë së Guardia di Finanza, Angelo Santori.

Zbulimi vjen më pak se një muaj pas një operacioni në të cilin policia evropiane arrestoi më shumë se 100 të dyshuar mafioz në një operacion të madh kundër kontrabandës së drogës dhe armëve.

Santori, i cili drejtoi hetimin e fundit në qytetin verior të Bolonjës, tha se policia po ekzekutonte 40 urdhër-arreste, duke përfshirë katër shqiptarë dhe dy të dyshuar kinezë, si dhe duke kufizuar lëvizjet e anëtarëve të dyshuar të mafias kalabreze në shtatë rajone italiane.

“Një rol aktiv ka luajtur një rrjet subjektesh kineze përmes një sistem informal të transferimit të parave me të cilin janë pastruar më shumë se 5 milionë euro (5.50 milionë dollarë),” shtoi Santori.

Hetimi, nga fundi i vitit 2019 deri në korrik 2022, gjurmoi trafikun e 1.2 ton kokainë, 450 kg hashash dhe 95 kg marijuanë, tha në një deklaratë policia e Guardia di Finanza.

Ndrangheta, e cila i ka rrënjët në rajonin jugor italian të Kalabrisë, ka tejkaluar Cosa Nostra-n si grupi mafioz më i fuqishëm në vend dhe një nga rrjetet më të mëdha kriminale në botë.

Previous Post

EMRI/ Shkoi për të peshkuar, gjendet i vdekur një person në Kuçovë

Next Post

VIDEO/ Shembet tribuna plot me fëmijë, një i vdekur dhe 26 të plagosur

Next Post
VIDEO/ Shembet tribuna plot me fëmijë, një i vdekur dhe 26 të plagosur

VIDEO/ Shembet tribuna plot me fëmijë, një i vdekur dhe 26 të plagosur

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al