Monday, May 18, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Shkarkimet dhe emërimet në bashkinë e Tiranës, Ristani: Nuk ka asnjë krizë funksionale

Editor by Editor
March 21, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Shkarkimet dhe emërimet në bashkinë e Tiranës, Ristani: Nuk ka asnjë krizë funksionale
0
SHARES
37
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË- Kryetarja e deleguar e bashkisë Tiranë, Anuela Ristani, ka dhënë sot një deklaratë për mediat nga bashkia ku ka folur edhe lidhur me lëvizjet e fundit në këtë institucion.

Ristani tha se në bashki nuk ka asnjë krizë funksionale dhe se puna vazhdon për një Tiranë që do t’i bëjë të gjithë krenar. Gjatë fjalës para mediave, Ristani falenderoi kryeministrin Edi Rama që sipas saj i është gjendur pranë kryeqytetit.

“Nuk ka asnjë krizë funksionale në bashkinë e Tiranës. Ne do vazhdojmë se punuari për një Tiranë që do na bëjë të gjithë krenar. Kam qenë pjesë e bashkisë së Tiranë për më shumë se 10 vite , kam punuar çdo ditë përkrah tij duke sakrifikuar familjen, për ti shërbyer qytetit. Nuk ka asnjë artikull mediatik që të zbehë respektin dhe punën që ne bëjmë. Në fund historia do kujtojë punën dhe jo fjalë. Veprat dhe jo thashethemet. Mirënjohje për edhe për kryeministrin Edi Rama që në këto ditë të vështira i është gjendur pranë kryeqytetit. Sakaq për të gjithë qytetarët të gjitha kanalet e komunikimit në Bashkinë e Tiranës janë të hapura, për këdo që ka probleme për të zgjidhur”, tha Ristani.

Pak më herët ajo shkarkimin e nënkryetares së këtij institucioni Sara Goxhaj dhe Sekretarit të Përgjithshëm Alban Dokushi. Në postin e Sekretarit të Përgjithshëm është caktuar Jonida Halili. Sara Goxhaj u emërua pak ditë më parë nga Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ku siç edhe raportoi Dosja.al në një shkresë të firmosur nga qelia e paraburgimit të Durrësit, Veliaj përcaktonte si kryetare të re të bashkisë Sara Goxhajn, një nga bashkëpunëtoret e tij më të afërta.

Fill pas kësaj burime i thanë Dosja.al se kryeministri Edi Rama shkoi në mbrëmje në Bashki dhe urdhëroi protokollin të zhbëjë vendimin e Veliajt. Si masë ndëshkimore, u tha se Rama ka vendosur të shkarkojë menjëherë Alban Dokushin dhe Sara Goxhajn dhe kjo gjë është vënë në zbatim sot nga kryetarja e deleguar e Bashkisë e cila firmosi dy shkarkimet.

Ndërkohë vetë kryebashkiaku Veliaj një ditë më parë reagoi nga qelia e burgut lidhur me këto zhvillime ku tha se ka ndodhur një keqkuptim. Ai tha se ka firmosur gabim ridelegimin e Sara Goxhaj, ndërsa shtoi se ka menduar se ky emër ishte dakordësuar brenda ekipit drejtues. Siç duket Veliaj u dorëzua përballë zgjedhjes së kryeministrit dhe njoftoi se delegimi i punëve të bashkisë Tiranës është rikthyer aty ku ishte, te zëvendëskryebashkiakja Anuela Ristani. 

Previous Post

“Emërimi i Anuela Ristani antikushtetues!” Berisha: Përplasja Rama-Veliaj, seria e fundit e Narcos

Next Post

Vuçiç: Serbia është lodhur nga terrori, do t’i përgjigjemi shkatërruesve të shtetit

Next Post
Vuçiç: Serbia është lodhur nga terrori, do t’i përgjigjemi shkatërruesve të shtetit

Vuçiç: Serbia është lodhur nga terrori, do t’i përgjigjemi shkatërruesve të shtetit

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al