Monday, May 18, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Shkarkime masive edhe në Kukës, largohen nga detyra 14 administratorë të njësive administrative dhe 2 nënkryetarë të bashkisë

Editor by Editor
July 14, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Shkarkime masive edhe në Kukës, largohen nga detyra 14 administratorë të njësive administrative dhe 2 nënkryetarë të bashkisë
0
SHARES
19
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

KUKËS- Shkarkime masive nga detyra janë raportuar edhe në bashkinë e Kukësit. Në një njoftim të bashkisë së Kukësit bëhet me dije se më datë 10 korrik pas analizës së punës për periudhën Janar-Qershor 2025, kryebashkiaku vendosi të shkarkojë nga detyra 14 administratorë të njësive administrative dhe 2 nënkryetarë të bashkisë. 

“Më datë 10 Korrik 2025, u zhvillua analiza e punës për performancën e institucionit të Bashkisë Kukës për periudhën Janar–Qershor 2025. Në funksion të përmirësimit të punës dhe rritjes së nivelit të shërbimit ndaj qytetarëve, Kryetari i Bashkisë Kukës vendosi të shkarkojë nga detyra 14 administratorë të Njësive Administrative dhe 2 nënkryetarë të Bashkisë. Puna do të vijojë me fokus në përmirësimin e treguesve të performancës në të gjithë sektorët ku janë evidentuar problematika, si dhe me vëmendje të shtuar ndaj cilësisë së shërbimeve për qytetarët”, thuhet në njoftimin zyrtar të bashkisë.

Largime nga detyra janë raportuar edhe në bashkinë e Elbasanit dhe Korçës. Gjashtë drejtues të njësive administrative në Korçë kanë dorëzuar dorëheqjet e tyre kryetarit të bashkisë. Më herët u raportua se drejtorë të bashkisë së Elbasanit si dhe disa administratorë të njësive vendore të këtij qarku janë larguar nga detyra. 

Këto largime vijnë pas ultimatumeve dhe kërkesave të kryeministrit Edi Rama, i cili tre ditë më parë në takimin me kryebashkiakët në Durrës, tha se deri sot duhet të shkarkohen të gjithë kryetarët e Njësive Administrative në të gjithë Republikën e Shqipërisë.

Previous Post

VIDEO/ “Të verbuar” nga urdhrat e Ramës, inspektori i tatimeve kërkon faturë për çajin e malit, injoron kushtet higjeno-sanitare të tregut në Sarandë

Next Post

Theu legenin në burg, GJKKO i cakton masën “arrest shtëpie” ish-shefit të qarkullimit, Roven Zeka

Next Post
Theu legenin në burg, GJKKO i cakton masën “arrest shtëpie” ish-shefit të qarkullimit, Roven Zeka

Theu legenin në burg, GJKKO i cakton masën "arrest shtëpie" ish-shefit të qarkullimit, Roven Zeka

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al