Tuesday, June 16, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Shfrytëzonin dy subjekte në Tiranë për organizimin e lojërave të fatit/ Në pranga tre persona dhe 1 në kërkim, sekuestrohen 6 makineta dhe 2 aparat celular

Editor by Editor
April 6, 2025
in AKTUALITET, KRONIKE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Shfrytëzonin dy subjekte në Tiranë për organizimin e lojërave të fatit/ Në pranga tre persona dhe 1 në kërkim, sekuestrohen 6 makineta dhe 2 aparat celular
0
SHARES
16
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË- Tre persona janë arrestuar nga policia e Tiranës dhe një është shpallur në kërkim, pasi shfrytëzuan dy subjekte në Tiranë për organizimin e lojërave të fatit. Gjithashtu policia bën të ditur se janë sekuestruar 6 makineta dhe 2 aparat celular, që i shërbenin këtij aktivitetit të paligjshëm. Ndërkohë materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Vijon operacioni “Game Over”, për goditjen e organizimit të paligjshëm të lojërave të fatit. Evidentohen 2 subjekte të tjera ku ushtrohej veprimtari e paligjshme në fushën e lojërave të fatit. Sekuestrohen 6 makineta dhe 2 aparat celular, që i shërbenin këtij aktivitetit të paligjshëm.

Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Forcën Operacionale dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, në vijim të operacionit policor të koduar “Game Over”, për goditjen e organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, kanë vijuar kontrollet në ambiente të ndryshme të qytetit të Tiranë, ku dyshohet se mund të kryhej kjo paligjshmëri, dhe si rezultat, kanë goditur 2 raste të tjera të kësaj paligjshmërie. Në vijim të veprimeve për këto raste, shërbimet e Policisë:

-arrestuan shtetasit P. L , 52 vjeç dhe Sh. Rr., 22 vjeç, pasi në aparatin celular të shtetasit Sh. Rr, u gjetën aplikacione të lotarive të palejuara. Shtetasi Sh. Rr, ishte i punësuar në lokalin në administrim nga P. L;

-arrestuan shtetasin A. Ll., 18 vjeç si dhe shpallën në kërkim shtetasin E. T., 34 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin me administrator shtetasin E. T dhe punonjës A. LL, u gjetën 6 kompjutera që dyshohet se përdoreshin për ushtrimin e veprimtarisë të kundraligjshme të lojrave të fatit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Previous Post

Përmbytjet dhe stuhitë e forta “mbërthejnë” SHBA-të, raportohet për 16 të vdekur mes tyre edhe dy fëmijë

Next Post

“Bashkohuni me ne!” Berisha, thirrje demokratëve në Elbasan: Me Bashën nuk ju lidh asgjë, atë e lidhin transaksionet me Ramën

Next Post
“Bashkohuni me ne!” Berisha, thirrje demokratëve në Elbasan: Me Bashën nuk ju lidh asgjë, atë e lidhin transaksionet me Ramën

"Bashkohuni me ne!" Berisha, thirrje demokratëve në Elbasan: Me Bashën nuk ju lidh asgjë, atë e lidhin transaksionet me Ramën

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al