Tuesday, May 12, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Shfaqja e italianëve në Gjirokastër Nunca mas sjell një rrëfim të fortë psikologjik dhe historik

timoni.al by timoni.al
May 10, 2026
in KRYESORE
0
Shfaqja e italianëve në Gjirokastër Nunca mas sjell një rrëfim të fortë psikologjik dhe historik
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shfaqja teatrale “NUNCA MAS” sjell në skenë një rrëfim të fortë psikologjik dhe historik mbi dramën e “desaparecidos” në Argjentinë, duke trajtuar plagët e diktaturës ushtarake dhe peshën e kujtesës njerëzore. E ndërtuar si një thriller psikologjik, vepra zhvillohet në një redaksi të zymtë në periferi të Buenos Aires-it, ku një gazetar nis një hetim mbi të mbijetuarit e kësaj periudhe tragjike. Ajo që në fillim duket si një intervistë e zakonshme shndërrohet gradualisht në një përballje të fortë emocionale dhe mendore, ku kujtimet, faji dhe e vërteta përplasen vazhdimisht.

Përmes një atmosfere të rëndë dhe klaustrofobike, shfaqja vendos publikun përballë pyetjeve të forta morale dhe njerëzore: a ekziston një e vërtetë absolute dhe a mund të jetojë njeriu me kujtimet apo përfundon i shkatërruar prej tyre. Regjia ndërton një tension të vazhdueshëm emocional përmes përdorimit të dritës, tingujve dhe afërsisë skenike, duke e bërë spektatorin pjesë të drejtpërdrejtë të dramës që zhvillohet në skenë.

Aktori Danilo Angiolino u shpreh: “Jam shumë i lumtur që jam këtu në Shqipëri, në Gjirokastër. Nuk kam qenë kurrë më parë dhe kjo është hera e parë që vizitoj Shqipërinë dhe publikun shqiptar. Kemi ndjerë dashurinë e publikut përmes duartrokitjeve gjatë gjithë shfaqjes.” Aktorja italiane Federica Coluci tha: “Jam e lumtur që shkel në këtë tokë që na ka pritur në një mënyrë shumë dashamirëse dhe ishte emocionuese të interpretoja përballë këtij publiku.” Regjisori Mimmo Capozzi theksoi: “Për mua është hera e dytë që vij në Shqipëri dhe këtu në Gjirokastër. Hera e parë na dha mundësinë të njihnim këtë qytet të mrekullueshëm, muzeumet dhe historinë e tij. Të rikthehesh si protagonist është një emocion shumë i madh që nuk përshkruhet.”

“NUNCA MAS” paraqitet jo vetëm si një vepër artistike, por edhe si një reflektim mbi kujtesën historike, ndërgjegjen kolektive dhe pasojat që lënë regjimet represive në jetën e njerëzve. Përmes imazheve dhe ndjeshmërisë skenike, shfaqja synon të forcojë përballjen me të shkuarën dhe të komunikojë intensitetin emocional të përvojave të mbijetuarve. (Top Channel)

Previous Post

Alfred Cako: Do të ketë tjetër lockdown; Irani, bishë e dalë, mund të godasë Europën me armë bërthamore

Next Post

Curva Sud kundër të gjithëve: nga Furlani te lojtarët, vetëm Allegri dhe Tare shpëtojnë

Next Post
Curva Sud kundër të gjithëve: nga Furlani te lojtarët, vetëm Allegri dhe Tare shpëtojnë

Curva Sud kundër të gjithëve: nga Furlani te lojtarët, vetëm Allegri dhe Tare shpëtojnë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al