Thursday, February 19, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Shërbëtor” i Avdylajve të Shijakut/ VOA: Arrestimi i tij lidhet me hetimet për një grup kriminal të fuqishëm

Editor by Editor
October 21, 2024
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit
0
“Shërbëtor” i Avdylajve të Shijakut/ VOA: Arrestimi i tij lidhet me hetimet për një grup kriminal të fuqishëm
0
SHARES
39
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar arrestoi mbrëmjen e së dielës në Durrës ish deputetin e Partisë Socialiste për atë qytet, Jurgis Çyrbja, në dyshimet për “korrupsion aktiv në zgjedhje, përkrahje të autorit të krimit dhe tregtim i sekretit shtetëror”.

Lajmi u konfirmua nga burime të SPAK-ut, të cilat thanë se Çyrbja u arrestua sot nga policia e shtetit me “masën e sigurimit arrest në burg të caktuar nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për tre akuza”.

Ndërsa sipas burimeve të besueshme mësohet jozyrtarisht se Çyrbja ka ruajtur kontakte dhe ka komunikuar përmes aplikacionit ‘Sky Ecc’ me persona të grupeve kriminale gjatë kohës që ka qenë deputet i Kuvendit.

Arrestimi i tij lidhet me hetimet për një grup kriminal të fuqishëm. Njëkohësisht me të sot është arrestuar edhe një person tjetër për të njëjtën çështje, ndërsa është shpallur në kërkim një person i tretë.

Një të njëjtën kohë SPAK-u po ndjek edhe një tjetër çështje, për të cilën ish deputeti Çyrbja u padit nga Partia Demokratike rreth 7 vite më parë për shpërdorim detyre. Bëhet fjalë për dokumentacionin që lidhet me katër prona të ndryshme gjatë kohës që drejtonte Hipotekën e Durrësit.

Një javë më parë Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK-u) i njoftoi atij akuzën e shpërdorimit të detyrës, një ditë pasi dorëzoi mandatin e deputetit.

Brenda dy javësh karriera politike dhe raportet e deputetit Çyrbja me drejtësinë u ndryshuan me shpejtësi. Të martën e 8 tetorit u thirr në SPAK, ku qëndroi mbi 7 orë, të nesërmen dorëzoi mandatin e deputetit, të premten më 11 tetor iu komunikua akuza e shpërdorimit të detyrës në Hipotekë, ndërsa pas një jave u mor në arrest me burg për 3 akuza shumë herë më të rënda.

Ai fillimisht tha se mandatin po e dorëzonte për arsye shëndetësore. Çyrbja nuk ka komentuar nëse i pranon apo jo akuzat, por u pohoi mediave një javë më parë se do të paraqitej para drejtësisë sa herë që të thirrej.

Tridhjetë e nëntë vjeçari Jurgis Çyrbja, i lindur në Shijak, ishte duke përfunduar mandatin e tij të dytë si deputet i Qarkut të Durrësit që nga viti 2017.

Ai ishte avokat dhe pedagog në Universitetin e Durrësit pasi kreu studimet për drejtësi në vitin 2010, për t’u bërë më pas drejtues i Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Durrës në vitet 2013-2016, kohë kur duket se ai u lidh, sa me politikën aq edhe me persona të dyshimtë nga bota e krimit.

Previous Post

Aksidenti i trefishtë në aksin Lezhë-Shkodër, plagoset burri dhe gruaja shtatzënë

Next Post

Si po harrohen skandalet e qeverisë me zhurmën për xhaketën e Dash Sulës

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Calafiori “ndalon” ecurinë pozitive të Arsenalit, autogoli i tij shkakton barazimin në vendin e fundit.

February 18, 2026
“Maks Haxhija në Top Story: 500 milion euro të bllokuara, pritet të vijnë pasoja të rënda, askush nuk do të marrë tendera.”

Interi "ngrin" në Norvegji, zikaltrit humbasin prej debutuesve dhe rrezikojnë përjashtimin nga Champions-i.

Interi “ngrin” në Norvegji, zikaltrit humbasin prej debutuesve dhe rrezikojnë përjashtimin nga Champions-i.

February 18, 2026
Brenda dosjes së AKSHI-t: Gazetari në “Top Story” zbulon se i akuzuari nga SPAK vazhdon të marrë tendera, ndërsa institucioni po e shpërblen.

Lajmi Fundit

Calafiori “ndalon” ecurinë pozitive të Arsenalit, autogoli i tij shkakton barazimin në vendin e fundit.

by timoni.al
February 18, 2026
0

Arsenali u ndal në barazim 2-2 në transfertë përballë Wolvesit, që gjendet në fund të renditjes, në një ndeshje të...

Read moreDetails
“Maks Haxhija në Top Story: 500 milion euro të bllokuara, pritet të vijnë pasoja të rënda, askush nuk do të marrë tendera.”

“Maks Haxhija në Top Story: 500 milion euro të bllokuara, pritet të vijnë pasoja të rënda, askush nuk do të marrë tendera.”

February 18, 2026
Interi "ngrin" në Norvegji, zikaltrit humbasin prej debutuesve dhe rrezikojnë përjashtimin nga Champions-i.

Interi “ngrin” në Norvegji, zikaltrit humbasin prej debutuesve dhe rrezikojnë përjashtimin nga Champions-i.

February 18, 2026
Brenda dosjes së AKSHI-t: Gazetari në “Top Story” zbulon se i akuzuari nga SPAK vazhdon të marrë tendera, ndërsa institucioni po e shpërblen.

Brenda dosjes së AKSHI-t: Gazetari në “Top Story” zbulon se i akuzuari nga SPAK vazhdon të marrë tendera, ndërsa institucioni po e shpërblen.

February 18, 2026
Avokati Haxhia tregon në “Top Story”: A përbën grup kriminal komunikimi i Agasit me prokurorët e SPAK?

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Calafiori “ndalon” ecurinë pozitive të Arsenalit, autogoli i tij shkakton barazimin në vendin e fundit.

Calafiori “ndalon” ecurinë pozitive të Arsenalit, autogoli i tij shkakton barazimin në vendin e fundit.

February 18, 2026
“Maks Haxhija në Top Story: 500 milion euro të bllokuara, pritet të vijnë pasoja të rënda, askush nuk do të marrë tendera.”

“Maks Haxhija në Top Story: 500 milion euro të bllokuara, pritet të vijnë pasoja të rënda, askush nuk do të marrë tendera.”

February 18, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al