Saturday, April 25, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Shefqet Kastrati mbush “thasët” tek aeroporti i Tiranës, fiton 35 mln euro për një vit

Editor by Editor
August 15, 2023
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
Shefqet Kastrati mbush “thasët” tek aeroporti i Tiranës, fiton 35 mln euro për një vit
0
SHARES
28
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Të ardhurat e aeroportit të Tiranës u rritën me 48.5 për qind vitin e kaluar duke arritur në 8.3 miliardë lekë (80 milionë euro), teksa rritja e turizmit dhe fluksi i lartë i pasagjerëve e ka shndërruar biznesin e aeroportit në një minierë ari.

Të dhënat nga bilanci zyrtar që TIA dorëzoi në Qendrën Kombëtare të Biznesit tregojnë se vitin e kaluar fitimi para taksave, i kompanisë që ka koncesionin e aeroportit, kërceu në 3.62 miliardë lekë (35 milionë euro) duke u rritur me 65.3 për qind krahasuar me vitin 2021.

Vitin e kaluar aeroporti i Rinasit përpunoi mbi 5 milionë pasagjerë. Por këtë vit shifra vlerësohet se do të rritet sërish në nivelin 30-40 për qind duke e bërë Rinasin një nga aeroportet me rritjen më të madhe në Europë.

Një makineri parash

Aeroporti i Rinasit zotërohet nga grupi Kastrati. Në dhjetor të vitit 2020, Shefqet Kastrati e bleu koncesionin e aeroportit nga një kompani e quajtur “Real Fortress Private Limited” për një çmim total prej 71 milionë eurosh.

Vetëm për dy vjet nga blerja, koncesioni i aeroportit ka prodhuar 54 milionë euro fitime para taksave. Çmimi i paguar nga Kastrati për blerjen e aeroportit mund të jetë shlyer tërësisht ndërkohë, teksa të dhënat zyrtare se fluksi i pasagjerëve ka qenë rekord edhe në gjysmën e parë të këtij viti.

Kjo e bën blerjen e aeroportit një nga investimet më të arta në Shqipëri me kthim 100 për qind të investimit për vetëm 2 vite e gjysmë, pa përfshirë të ardhurat e tjera dytësore që burojnë nga ky koncesion si qiratë e duty free-ve apo shërbimet e tjera mbështetesë duke përfshirë parkingjet.

Kompania është angazhuar të kryejë dhe 100 milionë dollarë investime për zgjerimin dhe përmirësimin e aeroportit. Megjithatë ajo ka të drejtën e koncesionit për operimin e Rinasit deri në vitin 2040, pasi qeveria shqiptare e e zgjati dhe me 13 vite të tjera koncesionin pa garë, menjëherë pas shitjes së tij nga kinezët tek grupi Kastrati.

Me këto tregues financiarë, Aeroporti Nënë Tereza është në podin e bizneseve më fitimprurëse në Shqipëri dhe parashikohet të qëndrojë aty për shumë gjatë.

Vitin e kaluar kompania regjistroi një fitim para taksave sa 43 për qind e xhiros, që do të thotë se në çdo 100 lekë që arkëton, 43 lekë janë fitim direkt për kompaninë koncesionare. Me pak fjalë një makineri parash, që do ta kishte zili çdo monopol. /Oligarkia/

Previous Post

Arrestohen 4 persona në Vlorë, një tjetër shpallet në kërkim

Next Post

Foto familjare me detajin e frikshëm në sfond, ndez debat të ashpër online

Next Post
Foto familjare me detajin e frikshëm në sfond, ndez debat të ashpër online

Foto familjare me detajin e frikshëm në sfond, ndez debat të ashpër online

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Vrasja e 30-vjeçarit në Memamliaj: Seanca nisi 20 minuta me vonesë, arrest në shtëpi për dy të arrestuarit

Vrasja e 30-vjeçarit në Memamliaj: Seanca nisi 20 minuta me vonesë, arrest në shtëpi për dy të arrestuarit

April 25, 2026
1.1 milion shqiptarë janë larguar, Berisha: Vendi po boshatiset, ka krijuar në Shqipëri dëshpërim

1.1 milion shqiptarë janë larguar, Berisha: Vendi po boshatiset, ka krijuar në Shqipëri dëshpërim

April 25, 2026
Lezhë: Një i ri godet me thikë dy individë, policia e arreston atë.

Plagosja e 35-vjeçarit në Kurbin: zbardhet dinamika, autori shpallet në kërkim; procedohen mjeku, roja e spitalit

April 25, 2026
Presidenti shqiptar Begaj takon kongresmenin në Teksas: Shkëmbim perspektivash për rëndësinë e pranisë së SHBA në rajon

Lajmi Fundit

Vrasja e 30-vjeçarit në Memamliaj: Seanca nisi 20 minuta me vonesë, arrest në shtëpi për dy të arrestuarit

by timoni.al
April 25, 2026
0

Seanca për caktimin e masës së sigurisë në Gjirokastër ndaj Aldo Kalemit dhe dhëndrit të tij, Dali Nela, u zhvillua...

Read moreDetails
1.1 milion shqiptarë janë larguar, Berisha: Vendi po boshatiset, ka krijuar në Shqipëri dëshpërim

1.1 milion shqiptarë janë larguar, Berisha: Vendi po boshatiset, ka krijuar në Shqipëri dëshpërim

April 25, 2026
Lezhë: Një i ri godet me thikë dy individë, policia e arreston atë.

Plagosja e 35-vjeçarit në Kurbin: zbardhet dinamika, autori shpallet në kërkim; procedohen mjeku, roja e spitalit

April 25, 2026
Presidenti shqiptar Begaj takon kongresmenin në Teksas: Shkëmbim perspektivash për rëndësinë e pranisë së SHBA në rajon

Presidenti shqiptar Begaj takon kongresmenin në Teksas: Shkëmbim perspektivash për rëndësinë e pranisë së SHBA në rajon

April 25, 2026
Rama paralajmëron për sfidat e tregut europian: BE për fermerët, bekim apo mallkim

Rama paralajmëron për sfidat e tregut europian: BE për fermerët, bekim apo mallkim

April 25, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Vrasja e 30-vjeçarit në Memamliaj: Seanca nisi 20 minuta me vonesë, arrest në shtëpi për dy të arrestuarit

Vrasja e 30-vjeçarit në Memamliaj: Seanca nisi 20 minuta me vonesë, arrest në shtëpi për dy të arrestuarit

April 25, 2026
1.1 milion shqiptarë janë larguar, Berisha: Vendi po boshatiset, ka krijuar në Shqipëri dëshpërim

1.1 milion shqiptarë janë larguar, Berisha: Vendi po boshatiset, ka krijuar në Shqipëri dëshpërim

April 25, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al