Monday, June 1, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home Rajoni

SHBA-të i vunë sanksione, zyrtari boshnjak jep dorëheqje nga funksionet e tij politike

Editor by Editor
April 13, 2022
in Rajoni, Vendi
0
SHBA-të i vunë sanksione, zyrtari boshnjak jep dorëheqje nga funksionet e tij politike
0
SHARES
12
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Asim Sarajliç, delegat në Asamblenë Parlamentare të Bosnje e Hercegovinës dhe zyrtar i lartë i Partisë udhëheqëse boshnjake të Veprimit Demokratik (SDA), dha të mërkurën dorëheqje nga të gjitha funksionet politike.

Në një konferencë për media, Sarajliç tha se ka marrë vendimin për shkak të sanksioneve që i ka vendosur Departamenti amerikan i Thesarit, më 11 prill.

“Pavarësisht se nuk jam i dënuar për asnjë krim në shkallë të parë apo të fundit, besoj se – për shkak të vendimit të autoriteteve amerikane për të më futur në listën e personave të sanksionuar – është detyrimi im të jap dorëheqje nga pozicionet”, tha Sarajliç.

“Si person përgjegjës, për të cilin interesi i shtetit është mbi të gjitha, nuk dua të jem, në asnjë mënyrë, pengesë në zbatimin e planeve të përbashkëta strategjike dhe të partneriteteve midis Bosnjës dhe Shteteve të Bashkuara”, tha ai.

SHBA-ja, tha Sarajliq, është një mik i vërtetë afatgjatë dhe partner strategjik i Bosnjës dhe “asnjë individ nuk duhet të jetë pengesë për bashkëpunimin e vazhdueshëm”.

Ai shtoi se do të jetë në dispozicion të institucioneve gjyqësore të Bosnjës në çdo kohë, “plotësisht i bindur” se “do të provojë pafajësinë”.

Zyra e Departamentit amerikan të Thesarit për Kontrollin e Pasurive të Huaja (OFAC) publikoi më 11 prill një listë të të sanksionuarve për vepra korrupsioni, në të cilën përfshihen shtatë persona nga Ballkani Perëndimor.

Nga Bosnja, përveç Sarajliqit, është edhe ish-kryeprokurorja e këtij vendi Gordana Tadiq.

Në listë janë edhe dy shtetas të Shqipërisë: Aqif Rakipi dhe Ylli Ndroqi.

Nga Mali i Zi është përfshirë ish-zyrtari i lartë i Partisë Demokratike të Socialistëve, Svetozar Maroviq, ndërsa nga Maqedonia e Veriut janë ish-kryeministri Nikola Gruevski dhe ish-shefi i Drejtorisë së Sigurisë dhe Kundërzbulimit në këtë vend, Sasho Mijalkov.

Nënsekretari i Thesarit amerikan për Terrorizëm dhe Inteligjencë Financiare, Brian E. Nelson, ka thënë se njerëzit e sanksionuar “përbëjnë një kërcënim serioz për stabilitetin rajonal, besimin institucional dhe aspiratat e atyre që duan qeverisje demokratike dhe të matur në Ballkanin Perëndimor”.

Previous Post

U tha se 1 mijë ushtarë u dorëzuan në Mariupol, reagon Ukraina

Next Post

Përfundoi në koma nga dhuna/ Zbardhen detaje nga rrahja e kancelarit të gjykatës së Elbasanit, policia identifikon autorët

Next Post
Përfundoi në koma nga dhuna/ Zbardhen detaje nga rrahja e kancelarit të gjykatës së Elbasanit, policia identifikon autorët

Përfundoi në koma nga dhuna/ Zbardhen detaje nga rrahja e kancelarit të gjykatës së Elbasanit, policia identifikon autorët

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al