Thursday, April 23, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

SHBA ndërmjetëson armëpushimin me Izraelin, Siria dislokon trupa në Suveida

Editor by Editor
July 19, 2025
in AKTUALITET, Lajmi Fundit, Sport, Vendi
0
SHBA ndërmjetëson armëpushimin me Izraelin, Siria dislokon trupa në Suveida
0
SHARES
13
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

LINDJE E MESME– Forcat e Ministrisë së Brendshme të Sirisë kanë nisur dislokimin në Suveida, sipas një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara që synon të shmangë ndërhyrjen e mëtejme të ushtrisë izraelite në provincën e banuar me shumicë druze. Izraeli ka bombarduar forcat e ministrisë siriane si në Suveida ashtu edhe në Damask më herët gjatë kësaj jave, me qëllim që të detyrojë forcat që të tërhiqen, pasi i ka akuzuar për ekzekutime dhe abuzime të tjera të civilëve druzë gjatë dislokimi të tyre në këtë provincë jugore. Që nga java e kaluar, më shumë se 700 persona janë vrarë në Suveida në përplasjet sektare mes druzëve dhe beduinëve sunitë përfshinë edhe qeverinë islamiste në pushtet, Izraelin dhe fise të armatosura nga pjesë të tjera të Sirisë.

Zyra e presidentit të përkohshëm sirian, Ahmed al-Sharaa, shpalli një “armëpushim të menjëhershëm” në Suveida, duke u bërë thirrje “të gjitha palëve që ta respektojnë plotësisht”. Vëzhguesi sirian për të Drejtat e Njeriut, organizatë me seli në Britani, tha se vullnetarë të armatosur janë dislokuar në mbështetje nga qeveria islamiste. Luftëtarët druzë thanë se vullnetarët janë kryesisht islamistë.

Marrëveshje mes qeverisë islamiste të Sirisë dhe Izraelit u bë publike nga Uashingtoni të shtunën. I dërguari amerikan për Sirinë, Tom Barrack, tha se presidenti i përkohshëm sirian al-Sharaa dhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, “janë pajtuar për një armëpushim” të negociuar nga SHBA-ja. Barrack, që është ambasador i SHBA-së në Ankara, tha se marrëveshja mbështetet nga Turqia – mbështetës i al-Sharaas – si dhe nga Jordania. Ai u bëri thirrje të gjitha palëve që të ndalin luftimet dhe të punojnë drejt paqes.

Administrata amerikane, e cila ka mbajtur anën e Turqisë dhe Arabisë Saudite në krijimin e lidhjeve me presidentin islamist, pavarësisht lidhjeve të tij të mëhershme me Al-Kaidan, kritikoi sulmet ajrore të aleatit të saj izraelit ndaj Sirisë më herët gjatë kësaj jave. Al-Sharaa, pas njoftimit amerikan, përmes një fjalimi televiziv u zotua se do të mbrojë pakicat etnike dhe fetare në Siri.

“Shteti sirian është i përkushtuar për të mbrojtur të gjitha pakicat dhe komunitetet në vend… Ne i dënojmë të gjitha krimet e kryera” në Suveida, tha ai.

Presidenti i përkohshëm sirian shprehu mirënjohje për “rolin e rëndësishëm të luajtur nga Shtetet e Bashkuara, të cilat edhe njëherë treguan mbështetjen e tyre për Sirinë në këto rrethana të vështira dhe shqetësimin e tyre për stabilitetin e vendit”. Ai gjithashtu falënderoi Turqinë dhe vendet arabe për mbështetjen e tyre./ REL

Previous Post

Fenomeni Yamal/ Në 48 orë shiten 700 mijë fanella, Barça fiton shifra të frikshme

Next Post

“S’e njeh viktimën, nuk ka pasur kontakt me të”- Vrasja e Renis Dobrës, avokati i Petrit Çakrrit: Kishte lidhje vetëm me një prej vëllezërve Bushgjokaj, ishin së bashku në burg

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Dy vite dhe asnjë gjurmë në Torino, Juventus paketon për verë mesfushorin 60 milionësh

April 23, 2026
Ilir Demalia publikon foton dhe dedikimin e Rexhep Qoses — Si i detyroi serbët të tërhiqeshin në Beograd ’88

Formula 1: Norris për lamtumirën e mundshme të Verstappen: Do të ishte humbje e madhe për sportin tonë

Kosova pa president, afati për zgjedhje po mbaron; ngërç në votimin në Parlament, opozita paralajmëron bojkot të seancës

LAJME

by timoni.al
April 23, 2026
0

Koha e Teun Koopmeiners te Juventusi po shkon drejt fundit, pas një takimi të kohëve të fundit midis agjentit të...

Read moreDetails
Ilir Demalia publikon foton dhe dedikimin e Rexhep Qoses — Si i detyroi serbët të tërhiqeshin në Beograd ’88

Ilir Demalia publikon foton dhe dedikimin e Rexhep Qoses — Si i detyroi serbët të tërhiqeshin në Beograd ’88

April 23, 2026
Formula 1: Norris për lamtumirën e mundshme të Verstappen: Do të ishte humbje e madhe për sportin tonë

Formula 1: Norris për lamtumirën e mundshme të Verstappen: Do të ishte humbje e madhe për sportin tonë

April 23, 2026
Kosova pa president, afati për zgjedhje po mbaron; ngërç në votimin në Parlament, opozita paralajmëron bojkot të seancës

Kosova pa president, afati për zgjedhje po mbaron; ngërç në votimin në Parlament, opozita paralajmëron bojkot të seancës

April 23, 2026
Arjan Ndoja, GJKKO: nuk e kuptova na gjuanin; makina ngeci në kanal, vetëm Andi ishte më i vetëdijshëm

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Dy vite dhe asnjë gjurmë në Torino, Juventus paketon për verë mesfushorin 60 milionësh

Dy vite dhe asnjë gjurmë në Torino, Juventus paketon për verë mesfushorin 60 milionësh

April 23, 2026
Ilir Demalia publikon foton dhe dedikimin e Rexhep Qoses — Si i detyroi serbët të tërhiqeshin në Beograd ’88

Ilir Demalia publikon foton dhe dedikimin e Rexhep Qoses — Si i detyroi serbët të tërhiqeshin në Beograd ’88

April 23, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al