Thursday, April 16, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Sfidat me furnizimin me energji elektrike në qarkun e Korçës, bllokim rrugësh dhe përmbytje të sipërfaqeve bujqësore

timoni.al by timoni.al
January 9, 2026
in AKTUALITET
0
Sfidat me furnizimin me energji elektrike në qarkun e Korçës, bllokim rrugësh dhe përmbytje të sipërfaqeve bujqësore
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Situata në Qarkun e Korçës mbetet problematike për shkak të reshjeve të shiut, borës dhe temperaturave të ulëta. Sipas OSHEE-së, janë identifikuar probleme në linjat e tensionit të mesëm 10 kV, me 11 fidera të stakuar, nga të cilët 8 janë pjesërisht të bllokuar. Aktualisht, rreth 1,995 abonentë në zonat rurale janë pa energji elektrike, ndërsa furnizimi në zonat urbane vazhdon normalisht. Drejtoritë rajonale, përfshirë Korçën, Maliqin, Pogradecin dhe Ersekën, përballen me vështirësi, por Bilishti nuk raporton probleme. Ekipet e OSHEE-së janë në gatishmëri për riparime, veçanërisht për objektet e rëndësisë së veçantë.

Regjioni po përballet gjithashtu me përmbytje në fushën e Maliqit, ku rreth 3,600 hektarë tokë bujqësore janë nën ujë për shkak të çarjes së argjinaturës së lumit Devoll; nga reshjet e borës nuk janë raportuar problematika të ndjeshme. Në aspektin rrugor, shumica e akseve janë të hapura, por disa segmente, si ai i Qafë Plloçës–Qukës, janë të bllokuar nga inertet. Po ashtu, ndodhen bllokime në fshatin Dardhas dhe rruga e fshatit Denas mbetet e mbyllur derisa të bie niveli i ujit.

ARRSH ka kryer kriposje në akset Ersekë–Leskovik, Korçë–Ersekë, Zëmblak–Goricë dhe Bilisht–Miras për të parandaluar ngricat, me qarkullim të lejuar vetëm për automjetet me goma dimërore dhe zinxhirë. Në Bashkinë Pogradec vazhdojnë problemet në rrugën e Dardhasit, gjithashtu janë njoftuar ndërprerje të energjisë elektrike në disa njësi administrative. Një banesë në Dardhas është dëmtuar nga rrëshqitja e dheut dhe është shpallur e pabanueshme.

Në Bashkinë Devoll, situata është normalizuar pas tërheqjes së ujit, ndërsa në Kolonjë janë raportuar ngrirje të rrugëve në zonat rurale. Procesi mësimor ka rifilluar normalisht në qytete, por disa fshatra vazhdojnë të hasin probleme për shkak të kushteve atmosferike.

Strukturat e mbrojtjes civile dhe shërbimet rrugore u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve që të tregojnë kujdes dhe të qarkullojnë me goma dimërore ose zinxhirë, ndërsa situata do të monitorohet derisa të normalizohet plotësisht.

Previous Post

Situata në aksin Përmet–Çarçovë përkeqësohet, rruga drejt juglindjes bllokohet.

Next Post

Niveli i ujërave në qarkun e Lezhës është rritur, ndërsa temperaturat nën zero shkaktuan ngrica në rrugë.

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
30-vjeçarja në Kamëz plagoset nga fqinji me armë; Policia: Ajo po qëndronte në oborr, më pas…

Mësuesi në Maliq ndërron jetë pas infarktit, pas mësimit; bënte kilometra për nxënës të fshatit të largët

April 16, 2026
Cate Blanchett do të portretizojë Martha Stewart në film biografik

Cate Blanchett do të portretizojë Martha Stewart në film biografik

April 16, 2026
Video/ Çfarë do të ndryshojë mes Izraelit dhe Libanit këtë herë? Trump i përgjigjet: Ndryshimi jam unë

Mësuesi në Maliq ndërron jetë pas një infarkti, pasi doli nga mësimi

April 16, 2026
30-vjeçarja në Kamëz plagoset nga fqinji me armë; Policia: Ajo po qëndronte në oborr, më pas…
Lajmi Fundit

Mësuesi në Maliq ndërron jetë pas infarktit, pas mësimit; bënte kilometra për nxënës të fshatit të largët

by timoni.al
April 16, 2026
0

Një mësues në Maliq ka ndërruar jetë pas një infarkti, ndërsa mendohet se ishte rreth 55 vjeç. Ngjarja ndodhi në...

Read moreDetails
Cate Blanchett do të portretizojë Martha Stewart në film biografik

Cate Blanchett do të portretizojë Martha Stewart në film biografik

April 16, 2026
Video/ Çfarë do të ndryshojë mes Izraelit dhe Libanit këtë herë? Trump i përgjigjet: Ndryshimi jam unë

Video/ Çfarë do të ndryshojë mes Izraelit dhe Libanit këtë herë? Trump i përgjigjet: Ndryshimi jam unë

April 16, 2026
30-vjeçarja në Kamëz plagoset nga fqinji me armë; Policia: Ajo po qëndronte në oborr, më pas…

Mësuesi në Maliq ndërron jetë pas një infarkti, pasi doli nga mësimi

April 16, 2026
Po të ishte për PD-në, reforma do të ishte zhbërë / Bido-Sulo përplasen; Ku shkuan paratë e BE-së?

Po të ishte për PD-në, reforma do të ishte zhbërë / Bido-Sulo përplasen; Ku shkuan paratë e BE-së?

April 16, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

30-vjeçarja në Kamëz plagoset nga fqinji me armë; Policia: Ajo po qëndronte në oborr, më pas…

Mësuesi në Maliq ndërron jetë pas infarktit, pas mësimit; bënte kilometra për nxënës të fshatit të largët

April 16, 2026
Cate Blanchett do të portretizojë Martha Stewart në film biografik

Cate Blanchett do të portretizojë Martha Stewart në film biografik

April 16, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al