Monday, June 15, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Sezoni veror, Policia e Durrësit forcon monitorimet e muzikës dhe ndotjes akustike

timoni.al by timoni.al
June 15, 2026
in AKTUALITET
0
Sezoni veror, Policia e Durrësit forcon monitorimet e muzikës dhe ndotjes akustike
0
SHARES
1
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Durrësit ka intensifikuar kontrollet në zonat turistike me qëllim garantimin e rendit dhe qetësisë publike gjatë sezonit veror, duke përqendruar veprimet tek subjektet që gjenerojnë zhurma nga muzika. Në terren janë kryer monitorime dhe matje me pajisje speciale për të verifikuar respektimin e kufijve ligjorë të zhurmës dhe të orarit të lejuar për transmetimin e muzikës në ambiente të hapura.

Si pjesë e masave sensibilizuese, kanë qenë organizuar takime informuese me administratorë dhe pronarë të subjekteve, veçanërisht në zonat turistike. Ka nisur edhe zbatimi i detyrave të parashikuara në planin e masave për garantimin e sigurisë publike gjatë sezonit turistik veror. Strukturat e Komisariatit të Policisë Durrës, pas hartëzimit të zonave me ndotje akustike, kanë formuar grupe kontrolli që kanë vijuar inspektimet në terren.

Në kuadër të këtyre kontrolleve janë testuar me matës zhurme disa ambiente dhe subjekte, të hapura dhe të mbyllura, në zona turistike, për të verifikuar respektimin e nivelit kufi të lejuar, sipas ligjit nr. 9774, datë 12.07.2007 “Për administrimin e zhurmës në mjedis”, i ndryshuar. Matjet janë realizuar sipas kushteve të përcaktuara në procedurën standarde për këtë qëllim dhe, sipas njoftimit të policisë, kanë rezultuar brenda kufijve të lejuar.

Përveç matjes së nivelit të zhurmës, kontrollet kanë përfshirë edhe verifikimin e respektimit të orarit të lejuar për transmetimin e muzikës në ambiente të hapura në zona apo qendra të banuara, i përcaktuar nga ora 11:00 deri në 24:00. Autoritetet theksojnë se Policia e Durrësit mbetet e angazhuar për të garantuar një mjedis të qetë dhe të sigurt për banorët dhe vizitorët.

Previous Post

Komisioni i Ligjeve miraton draftin e amnistisë; Manja kërkon mbështetje PD, Gjoni: Ju humbët një deputet, kërkoni vota

Next Post

Fatime Kryemadhi pas GJKKO: Ata nuk morën asnjë të ardhur, unë i kam tamam të ardhurat e mia

Next Post
Fatime Kryemadhi pas GJKKO: Ata nuk morën asnjë të ardhur, unë i kam tamam të ardhurat e mia

Fatime Kryemadhi pas GJKKO: Ata nuk morën asnjë të ardhur, unë i kam tamam të ardhurat e mia

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al