Wednesday, April 29, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Sekuestrohen 260 pako dhe 46 thasë me mallra kontrabandë në Tiranë, në kërkim 43-vjeçarja

Editor by Editor
March 4, 2023
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
0
Sekuestrohen 260 pako dhe 46 thasë me mallra kontrabandë në Tiranë, në kërkim 43-vjeçarja
0
SHARES
16
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sekuestrohen veshje, produkte kozmetike, medikamente e pajisje elektronike kontrabandë në kërkim 43-vjeçarja

“DVP Tiranë/Vijon puna për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e kontrabandës me mallra të ndryshme. 

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, operacioni policor i koduar “Pakot postare”. 

Sekuestrohen 260 pako dhe 46 thasë me mallra të ndryshme (veshje, produkte kozmetike, medikamente mjekësore, pajisje elektronike etj).

Vihet në pranga administratori i një poste private, procedohen në gjendje të lirë 3 punonjës të kësaj poste. 

Shpallet në kërkim administratorja e një tjetër poste private. 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Tiranë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Pakot postare”. 

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. Sh., 43 vjeç, banues në Lezhë, administrator i një poste private.

Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit D. P., 27 vjeç, E. M., 46 vjeç, të dy banues në Tiranë, dhe M. S., 18 vjeç, banues në Mamurras, të tre punonjës të kësaj poste.  

Në vijim të veprimeve u shpall në kërkim shtetasja A. Gj., 38 vjeçe, administratore e një poste tjetër private.

Gjatë kontrollit të magazinave të postës në administrim nga shtetasi A. Sh., në Linzë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 260 pako dhe 46 thasë me mallra të ndryshme (veshje, produkte kozmetike, medikamente mjekësore, pajisje elektronike etj), pa fatura tatimore shoqëruese apo deklarata doganore për origjinën e mallrave. 

Në vijim të kontrolleve u gjetën edhe disa pako me logon e një poste tjetër, të papajisura me fatura apo deklarata doganore. Vijon puna për kapjen e administratores së kësaj poste, shtetases A. Gj.

Nga veprimet hetimore dyshohet se mallrat e sekuestruara janë futur kontrabandë në Shqipëri. Vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie të kundërligjshme. 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.”– thuhet në njoftimin e policisë.

Previous Post

Polici i merr patentën qytetarit nga Elbasani, zhduket bashkë me dokumentin

Next Post

FOTO/ Vritet shkencëtari që projektoi vaksinën ruse të koronavirusit

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
24-vjeçari vihet në pranga në zonën e Kombinatit për vënien e basteve me celular në lokalin e tij

April 29, 2026
Grushtoi kundërshtarin pas kartonit të kuq; Disiplina jep dënim shembullor për portierin e Real Zaragozës

SPAK kërkon 127 vite burg për pandehurit e dosjes Revanshi nga forti i Myslym Shyrit Shullazi e Rraja

Pa tanke e sisteme raketash në Paradën e Fitores, lufta në Ukraine detyron Moskën të ndryshojë simbolin ushtarak

Lajmi Fundit

24-vjeçari vihet në pranga në zonën e Kombinatit për vënien e basteve me celular në lokalin e tij

by timoni.al
April 29, 2026
0

Një 24-vjeçar në zonën e Kombinatit në Tiranë u arrestua pasi lokali që ai shfrytëzonte, përveç shërbimit të barit, përdorej...

Read moreDetails
Grushtoi kundërshtarin pas kartonit të kuq; Disiplina jep dënim shembullor për portierin e Real Zaragozës

Grushtoi kundërshtarin pas kartonit të kuq; Disiplina jep dënim shembullor për portierin e Real Zaragozës

April 29, 2026
SPAK kërkon 127 vite burg për pandehurit e dosjes Revanshi nga forti i Myslym Shyrit Shullazi e Rraja

SPAK kërkon 127 vite burg për pandehurit e dosjes Revanshi nga forti i Myslym Shyrit Shullazi e Rraja

April 29, 2026
Pa tanke e sisteme raketash në Paradën e Fitores, lufta në Ukraine detyron Moskën të ndryshojë simbolin ushtarak

Pa tanke e sisteme raketash në Paradën e Fitores, lufta në Ukraine detyron Moskën të ndryshojë simbolin ushtarak

April 29, 2026
Irena Gjoka kërcënohet sërish, forcohen masat e sigurisë për gjyqtaren e SPAK pas indicieve

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

24-vjeçari vihet në pranga në zonën e Kombinatit për vënien e basteve me celular në lokalin e tij

24-vjeçari vihet në pranga në zonën e Kombinatit për vënien e basteve me celular në lokalin e tij

April 29, 2026
Grushtoi kundërshtarin pas kartonit të kuq; Disiplina jep dënim shembullor për portierin e Real Zaragozës

Grushtoi kundërshtarin pas kartonit të kuq; Disiplina jep dënim shembullor për portierin e Real Zaragozës

April 29, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al