Saturday, June 6, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Sekuestrohen 21 550 paund në Rinas, telashe për 28 vjeçarin shqiptar që vinte nga Anglia

Editor by Editor
September 20, 2022
in AKTUALITET, KRONIKE
0
Sekuestrohen 21 550 paund në Rinas, telashe për 28 vjeçarin shqiptar që vinte nga Anglia
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një 28 vjeçar u procedua penalisht  këtë të martë në Rinas pasi iu gjetën 21 550 paund të padeklaruara.

Mësohet se i riu me inicialet F.B. shtetas shqiptar, ishte rezident në Angli.

Gjithashtu në Pikën e Kalimit Kufitar në Tushemisht, shërbimet e Policisë Kufitare, kanë arrestuar  një person të shpallur në kërkim për trafikim të narkotikëve.

Njoftimi i plotë:

Departamenti për Kufirin dhe Migracionin Strukturat e Policisë Kufitare vijojnë punën për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, kapjen e personave në kërkim, si dhe për t’iu ofruar një shërbim sa më cilësor qytetarëve, në hyrje – dalje, në të gjitha pikat e kalimit kufitar. Si rezultat, në PKK Tushemisht, shërbimet e Policisë Kufitare kanë kapur një person të shpallur në kërkim për trafikim të narkotikëve.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë Kufitare në Rinas kanë goditur një tjetër rast të mosdeklarimit të të hollave në kufi. Në Pikën e Kalimit Kufitar në Tushemisht, shërbimet e Policisë Kufitare, pas analizës së thelluar, kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim B. N., 46 vjeç, lindur dhe banues në Ohër, Maqedoni e Veriut. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisaritati i Policisë Pogradec, në kuadër të operacionit “Liqeni”, zhvilluar më datë 13.09.2021, në liqenin e Ohrit, Pogradec, ku u arrestuan 2 persona të cilët ishin duke transportuar 38 kg lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, drejt Maqedonisë së Veriut. Ky shtetas u shpall në kërkim, si bashkëpunëtor i dy shtetasve të arrestuar.

Për shtetasin B. N., Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”. Ndërkohë, shërbimet e Policisë Kufitare në Rinas, në vijim të kontrolleve për goditjen e paligjshmërisë, bazuar në analizën e riskut, në hyrje, kanë ushtruar kontroll të imtësishëm ndaj shtetasit F. B., 28 vjeç, rezident në Angli. Gjatë kontrollit fizik, në çantën e tij iu gjetën 21 550 paund stërlina, të cilat nuk i kishte deklaruar në kufi. Në përfundim të veprimeve të para, shtetasi F. B. u procedua penalisht për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave në kufi” dhe materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Previous Post

Fiksimi i Vis Martinajt me bukuroshet e showbizit, gazetari: Kishte lidhje intime me disa vajza me mijëra “followers” në Instagram

Next Post

Hakerat zbulojnë raportin e DEA për trafikun e kokainës nga Ekuadori në Shqipëri, si e mbulon policia

Next Post
Hakerat zbulojnë raportin e DEA për trafikun e kokainës nga Ekuadori në Shqipëri, si e mbulon policia

Hakerat zbulojnë raportin e DEA për trafikun e kokainës nga Ekuadori në Shqipëri, si e mbulon policia

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al