Thursday, June 25, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Sekuestrimi i telefonit të sh-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi/ Policia: Dyshime për korrupsion aktiv në zgjedhje! Nga kontrollet iu gjetën fatura, kupona nafte dhe lista

Editor by Editor
May 18, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
I shkaktoi humbjen Ramës në Kavajë/ Ish-kryebashkiakut, Elvis Rroshi i sekuestrohet celulari me urdhër të SPAK, kontrolle edhe në banesë
0
SHARES
14
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANA- Policia ka njoftuar se ka zhvilluar një operacion kundër krimeve zgjedhore, duke ushtruar kontrolle fizike dhe në banesa të 5 personave mes tyre edhe ish-kryetari të bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi. Për këtë të fundit dje u raportua se Prokuroria e Posaçme i sekuestroi edhe telefonin.

Në njoftimin e shpërndarë sot Policia thotë se gjatë kontrollit në një ambient në pronësi të Roshit u gjetën dhe u sekuestruan fatura, kupona nafte dhe lista zgjedhësish. Gjithashtu bëhet me dije se një 38-vjeçari, një 44-vjeçari, të dy banues në Kavajë, dhe një 35-vjeçari, banues në Qerret, Durrës, Policia u sekuestroi telefonat celularë.

Ndërsa një 37-vjeçari, banues në Kavajë, Policia i sekuestroi një DVR, kupona nafte dhe një pistoletë manovër. Po ashtu Policia thotë se këta persona dyshohen për korrupsion aktiv në zgjedhje.

Njoftimi:

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare dhe Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me oficerët e BKH-së, në funksion të procedimit penal nr. 82, i vitit 2025, ekzekutuan vendimin e datës 17.05.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për kontrollin fizik dhe atë në banesat e 5 shtetasve.

Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj shtetasit E. Rr., 50 vjeç, banues në Kavajë, iu bllokua telefoni celular, si dhe në një ambient në pronësi të tij u gjetën dhe u sekuestruan fatura, kupona nafte dhe lista zgjedhësish.

Shtetasve O. S., 38 vjeç, T. Rr., 44 vjeç, të dy banues në Kavajë, dhe shtetasit T. H., 35 vjeç, banues në Qerret, Durrës, Policia u sekuestroi telefonat celularë.

Ndërsa shtetasit M. S., 37 vjeç, banues në Kavajë, Policia i sekuestroi një DVR, kupona nafte dhe një pistoletë manovër.

Këta shtetas dyshohen për korrupsion aktiv në zgjedhje dhe hetimet në kuadër të procedimit penal vijojnë.

Previous Post

Financat nuk do jenë të shkëlqyera, momente të turbullta, parashikimi i Horoskopit për sot

Next Post

I pari qark në rang kombëtar, Kukësi mbyll numërimin e votave të diasporës për subjektet dhe kandidatët

Next Post
I pari qark në rang kombëtar, Kukësi mbyll numërimin e votave të diasporës për subjektet dhe kandidatët

I pari qark në rang kombëtar, Kukësi mbyll numërimin e votave të diasporës për subjektet dhe kandidatët

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al