Monday, June 15, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Seancë maratonë: PS miratoi ndryshimet në projektligjin për arsimin dhe Gardën pa opozitën; kreu do emërohet nga Kryeministri

timoni.al by timoni.al
April 24, 2026
in KRYESORE
0
Seancë maratonë: PS miratoi ndryshimet në projektligjin për arsimin dhe Gardën pa opozitën; kreu do emërohet nga Kryeministri
0
SHARES
21
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Seanca maratonë e së enjtes u shoqërua me tensione edhe në orët e vona të mbrëmjes. Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, u përjashtua nga seanca pasi bllokoi foltoren dhe gardia intervenoi. Pas disa vërejtjeve, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, vendosi përjashtimin. Pas një ndërprerjeje të shkurtër, seanca rifilloi në kaos, pasi Boçi nuk zbatoi vendimin për t’u larguar nga salla. Opozita protestoi në grup dhe u largua nga seanca kur Peleshi nuk tërhoqi vendimin për përjashtimin e tij.

Diskutimet për rendin e ditës vazhduan vetëm me përfaqësuesit e mazhorancës, të cilët me votat e tyre miratuan të gjitha projektligjet e propozuara nga socialistët. Me propozim të kreut të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, projektligji i propozuar nga opozita për taksat kombëtare, që synonte uljen e çmimit të naftës, u shty për në seancën e radhës.

Në mungesë të deputetëve opozitarë, mazhoranca miratoi me 76 vota pro dhe asnjë kundër projektligjin për krijimin e Agjencisë së Arsimit. Kuvendi miratoi gjithashtu me 77 vota pro në tërësi projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 33, datë 31.03.2021, ‘Për Gardën e Republikës së Shqipërisë’, i ndryshuar”.

Me këto ndryshime ligjore, mazhoranca synon të rikthejë formulën e mëparshme të emërimit të drejtuesve të Gardës së Republikës, duke hequr procesin e konkurrimit dhe duke parashikuar emërim të drejtpërdrejtë nga Kryeministri, me propozim të ministrit të Brendshëm.

Pas rreth 12 orësh diskutimesh dhe debate, seanca plenare u mbyll me një minutë heshtje në nder të akademikut Rexhep Qosja, i cili u nda nga jeta në moshën 89-vjeçare.

Previous Post

Pentagoni diskuton pezullimin e Spanjës nga NATO dhe zbulohen opsionet e brendshme të SHBA

Next Post

Zbardhen vendimet e Qeverisë: Rritet shpërblimi sportistëve, 4 bashki të tjera miratojnë zonat prioritare për Paketën e Maleve

Next Post
Zbardhen vendimet e Qeverisë: Rritet shpërblimi sportistëve, 4 bashki të tjera miratojnë zonat prioritare për Paketën e Maleve

Zbardhen vendimet e Qeverisë: Rritet shpërblimi sportistëve, 4 bashki të tjera miratojnë zonat prioritare për Paketën e Maleve

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al