Saturday, May 9, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home Lajmi Fundit

Seanca për dosjen Partizani në GJKKO: Balla përplaset me Malltezin, deputeti PS: Prona u privatizua në 6 muaj

timoni.al by timoni.al
April 30, 2026
in Lajmi Fundit, POLITIKE, Sport
0
Seanca për dosjen Partizani në GJKKO: Balla përplaset me Malltezin, deputeti PS: Prona u privatizua në 6 muaj
0
SHARES
19
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ka nisur seanca në GJKKO për dosjen “Partizani”. Sot do të dëshmojnë kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, si dhe Afrim Tola, Petrit Kullolli e Dhurata Cela. Nga shtatë dëshmitarë, në gjykatë janë paraqitur vetëm pesë. I pari që u dëgjua ishte Balla, si kallëzues i dosjes.

Në hyrje të seancës gjykata lejoi për pak minuta praninë e kamerave, por më pas vendosi të vazhdojë me dyer të mbyllura për mediat. Avokati Jamarbër Malltezi kërkoi praninë e mediave në seancë.

Gjatë debatit prokuroria kërkoi sqarime mbi burimet e të dhënave të paraqitura. Taulant Balla deklaroi se që nga 2012 ka ngritur dyshime lidhur me mënyrën e procedimit për Sport Klub Partizanin, duke theksuar se nga një numër i madh pronash të Ministrisë së Mbrojtjes dalte në sy pasi për një pronë ishte bërë kthim dhe privatizim në kohë shumë të shkurtër, ndërsa ish-pronarët po vuajnë për kthimin e pronave të tyre. Ai tha se në 2012, si deputet i opozitës dhe sportdashës, kishte bërë investigime dhe kishte administruar dokumente që i kanë vijuar nga burime të ndryshme, disa zyrtare e disa nga qytetarë, të cilat i ka depozituar në SPAK.

SPAK-u e pyeti nëse dyshimet lidhen me origjinën e pronësisë dhe nëse pronarët janë dëmshpërblyer më parë; Balla tha se ishte njohur nga mediat me një dokument që pretendonte se pronarët ishin dëmshpërblyer vite më parë dhe se ishte e njohur që pala italiane nuk mund të ndërtonte një aeroport pa dokument pronësie. Ai nuk u shpreh se i kujtohej kompania “G Kamp”.

Gjatë kryqëzimit, Malltezi vuri në diskutim pozicionin në të cilin Balla kishte bërë kallëzimin, duke përmendur se më 17 nëntor 2020 Balla ishte kryetar i grupit të PS; Balla tha se kallëzimin e kishte bërë si qytetar dhe se iniciativa ishte personale, jo e grupit parlamentar. Malltezi e pyeti për mënyrën e sigurimit të provave, përfshirë kopje pasaportash dhe numra personal, dhe për përfshirjen e deputetit Alket Hyseni; Balla tha se nuk e kishte angazhuar Hysenin si zyrë avokatie dhe se nuk dinte nëse ai mund të kryente aktivitet provash. Përsa i përket afateve, Malltezi sfidoi pretendimin se prona ishte tjetërsuar brenda gjashtë muajsh, duke treguar dokumente të ndryshme për vitet 1999 dhe 2007; Balla ripërsëriti se, sipas informacionit të tij, nga momenti që prona ishte në planin e përhapjes në 2007 deri në privatizim kaluan rreth gjashtë muaj dhe se i interesonte mënyra se si prona kaloi nga ministria te privatët në atë periudhë. Top Channel.

Previous Post

Pas porosive që u dha bluve në Korçë, drejtori i Përgjithshëm i Policisë zbarkon në Elbasan

Next Post

BE: Keqardhje që partitë në Kosovë nuk gjetën një figurë unifikuese për president

Next Post
BE: Keqardhje që partitë në Kosovë nuk gjetën një figurë unifikuese për president

BE: Keqardhje që partitë në Kosovë nuk gjetën një figurë unifikuese për president

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al