Wednesday, December 24, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Salianjit sulmon Nokën: Humbës serial dhe idiot, i lidhur me bandat

Editor by Editor
December 24, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Salianjit sulmon Nokën: Humbës serial dhe idiot, i lidhur me bandat
0
SHARES
21
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka sulmuar ashpër Flamur Nokën, duke e cilësuar atë si “aksidentin më të madh politik në 35 vite të PD-së”. Në një reagim të gjatë publik, Salianji e akuzon Nokën për lidhje me krimin e organizuar, pazare politike dhe shërbim të drejtpërdrejtë ndaj regjimit të kryeministrit Edi Rama.

Sipas Salianjit, Flamur Noka përfaqëson modelin më të dëmshëm të politikës, një figurë që ka braktisur parimet dhe idealet në funksion të interesave personale dhe pushtetit. Ai thekson se kjo mënyrë veprimi ka larguar nga Partia Demokratike qytetarë, profesionistë dhe mbështetës të ndershëm, duke e kthyer partinë në një strukturë të mbyllur për interesa të ngushta.

Ish-deputeti e cilëson Nokën si një “humbës serial”, duke theksuar se prej vitit 2013 ai ka dështuar në çdo proces zgjedhor, por ka arritur gjithmonë të përfitojë në marrëveshje personale dhe pazare politike. Sipas tij, këto pazare janë shtrirë nga niveli lokal deri në bashkëpunime me ministra dhe oligarkë.

Në reagimin e tij, Salianji rikthen në vëmendje edhe akuzat publike për lidhje të Nokës me elementë të krimit të organizuar, përfshirë emrin e Suel Çelës. Ai përmend dëshmi të reja publike për takime mes Nokës dhe personazheve të botës kriminale, si dhe akuza për rol aktiv në mbajtjen në këmbë të pushtetit aktual.

Një nga rastet më të rënda, sipas Salianjit, lidhet me Kukësin, ku Flamur Noka është denoncuar nga vetë kandidati i PD-së për shitjen e bashkisë për interesa personale, duke hapur rrugën për figura të lidhura me krimin. Për këtë arsye, ai cilësohet “non grata politike” nga demokratët e atij qyteti.

Salianji shprehet se ka zgjedhur të heshtë për një kohë të gjatë për hir të unitetit të opozitës, por thekson se nuk mund të tolerojë më figura që, sipas tij, vendosin interesin e kolltukut mbi interesin e demokratëve. Ai shton se sulmet ndaj tij nga Noka janë dëshmi se ka goditur bandat dhe kartelet kriminale në të gjithë vendin.

Në fund të reagimit, Salianji paralajmëron se do të publikojë fakte dhe dëshmi për lidhje të tjera të Nokës me persona të përfshirë në afera dhe bashkëpunime të dyshimta, përfshirë emra të njohur të botës së biznesit dhe politikës. “E vërteta gjithmonë del në dritë, pavarësisht zhurmës apo mbrojtjes politike”, përfundon ai.

Reagimi i plotë:

Flamur Noka është aksidenti më i madh politik në 35 vite PDSH dhe arsyeja ulëritëse se pse kjo parti ka nevojë urgjente për reformim!

Ai nuk është thjesht një gabim politik, as vetëm idiot apo i përdorur si gojëprishur për të zhvendosur vëmendjen!

Ka njerëz që mbajnë flamurin për ideal. Ka edhe nga ata që e përdorin Flamurin pa ideal për të goditur kë t’u dalë përpara.

Ai është produkt i qëllimshëm i politikës së pistë: pazare, shërbime, nënshtrim dhe tregti interesi. Një figurë që ka shitur gjithçka që ka pasur mundësi: parime, njerëz, zona, zgjedhje, mjafton të ketë pak pushtet dhe përfitim personal.

Modeli i tij mban shumë qytetarë larg politikës dhe shumë profesionistë larg Partisë Demokratike. Por nuk do e lejojmë më.

Sepse është akuzuar publikisht nga kolegë për lidhje me krimin e organizuar, përfshirë Suel Çelën.

Sot, një gazetar opozitar dha dëshmi publike për takime të Mulit me Suel Çelën.

Po e postoj videon 👇🏻

Si kjo ka dhe akuza të drejtpërdrejta për pazare me ministra, për shërbim ndaj oligarkëve dhe për rol aktiv në mbajtjen në këmbë të regjimit të Edi Ramës.

Në Kukës u denoncua nga kandidati ynë se shiti bashkinë për interesa të ulëta, duke hapur rrugë Safet Gjicit dhe rrethit kriminal që e shoqëronte. Për këtë arsye është non grata nga demokratët e Kukësit. Non grata politike prej atyre që i tradhtoi.

Një humbës serial, fytyra e dështimit në çdo palë zgjedhje që nga viti 2013, por gjithmonë fitues në pazare personale.

Kam disa ditë që duroj baltën për hir të demokratëve, me bindjen se duhet të heshtim për t’i qëndruar përballë qeverisë por disa si ky paskan interesin e kolltukut jo të demokratëve!

Personalisht vetëm kam denoncuar bandat e kartelet nga jugu në veri e kur më akuzon për lidhje me krimin një njeri si Flamuri që nuk kalon dot as kufijtë, as det e as oqean për shkak të këtyre lidhjeve, për shkak të korrupsionit, grabitjes së pronave të të varfërve, apartamenteve të të pastrehëve dhe tregtisë së vendeve të punës, nuk është sulm por dëshmi që jam në rrugën e duhur! Një medalje nderi në luftën kundër krimit dhe karteleve kriminale e politike.

Sa për lidhjet me Ergys Agasin prisni dhe pak dhe do t’i shihni: bizneset, ortakëritë dhe bashkëpunimet. E vërteta ka këtë zakon: del gjithmonë dhe nuk pyet as për zhurmë, as për mbrojtje politike.

Sa më përket mua, zero lidhje me këtë kategori. Kaq për sot. Pas çdo përfolje tjetër do të sjell dëshmi, fakte dhe do të demaskoj çdo pacipësi që thuhet.

00:00

00:48

Previous Post

Raporti i FMN-së për Shqipërinë: Ekonomia është në rritje, por ‘Paqja Fiskale’ mund të kërcënojë menaxhimin e tatimeve.

Next Post

Tragjedia e Krishtlindjeve për Chris Rea-n: humbje të trishta brenda tre muajve të tre anëtarëve të familjes.

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Pasaporta greke "ndalon" shqiptarin e kërkuar nga Interpol Tirana, kush është i riu që pritet të kthehet nga Anglia.

Pasaporta greke “ndalon” shqiptarin e kërkuar nga Interpol Tirana, kush është i riu që pritet të kthehet nga Anglia.

December 24, 2025
Ish-kunati që vrau motrën dhe të fejuarin në oborrin e shtëpisë, kush është Juela, pjesëmarrësja e re në Big Brother Vip 5?

Ish-kunati që vrau motrën dhe të fejuarin në oborrin e shtëpisë, kush është Juela, pjesëmarrësja e re në Big Brother Vip 5?

December 24, 2025
Dosja e mjekut Edvin Prifti, i dyshuar për pagesa për 7 ndërhyrje kardiake, do të kalojë për gjykim.

Dosja e mjekut Edvin Prifti, i dyshuar për pagesa për 7 ndërhyrje kardiake, do të kalojë për gjykim.

December 24, 2025
I dehur pas timonit shkakton aksident, arrestohet 32-vjeçari që shkel masën e 'arrestit në shtëpi'

I dehur pas timonit shkakton aksident, arrestohet 32-vjeçari që shkel masën e ‘arrestit në shtëpi’

December 24, 2025
Pasaporta greke "ndalon" shqiptarin e kërkuar nga Interpol Tirana, kush është i riu që pritet të kthehet nga Anglia.
AKTUALITET

Pasaporta greke “ndalon” shqiptarin e kërkuar nga Interpol Tirana, kush është i riu që pritet të kthehet nga Anglia.

by timoni.al
December 24, 2025
0

Një i ri shqiptar, Igli Hazizaj, është arrestuar në Londër për përdorimin e një pasaporte të falsifikuar, duke rezultuar shkak...

Read moreDetails
Ish-kunati që vrau motrën dhe të fejuarin në oborrin e shtëpisë, kush është Juela, pjesëmarrësja e re në Big Brother Vip 5?

Ish-kunati që vrau motrën dhe të fejuarin në oborrin e shtëpisë, kush është Juela, pjesëmarrësja e re në Big Brother Vip 5?

December 24, 2025
Dosja e mjekut Edvin Prifti, i dyshuar për pagesa për 7 ndërhyrje kardiake, do të kalojë për gjykim.

Dosja e mjekut Edvin Prifti, i dyshuar për pagesa për 7 ndërhyrje kardiake, do të kalojë për gjykim.

December 24, 2025
I dehur pas timonit shkakton aksident, arrestohet 32-vjeçari që shkel masën e 'arrestit në shtëpi'

I dehur pas timonit shkakton aksident, arrestohet 32-vjeçari që shkel masën e ‘arrestit në shtëpi’

December 24, 2025
Një sasi prej 51 kg kanabisi u kap gjatë një operacioni në rrugën drejt Greqisë, ndalohet një i ri dhe shkaktohen kërkime për tre persona të tjerë.

Një sasi prej 51 kg kanabisi u kap gjatë një operacioni në rrugën drejt Greqisë, ndalohet një i ri dhe shkaktohen kërkime për tre persona të tjerë.

December 24, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Pasaporta greke "ndalon" shqiptarin e kërkuar nga Interpol Tirana, kush është i riu që pritet të kthehet nga Anglia.

Pasaporta greke “ndalon” shqiptarin e kërkuar nga Interpol Tirana, kush është i riu që pritet të kthehet nga Anglia.

December 24, 2025
Ish-kunati që vrau motrën dhe të fejuarin në oborrin e shtëpisë, kush është Juela, pjesëmarrësja e re në Big Brother Vip 5?

Ish-kunati që vrau motrën dhe të fejuarin në oborrin e shtëpisë, kush është Juela, pjesëmarrësja e re në Big Brother Vip 5?

December 24, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al