Thursday, June 11, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Sali Berisha fton shqiptarët në protestën e 20 Shkurtit kundër ‘shkatërrimit të Shqipërisë’

Editor by Editor
February 18, 2024
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE
0
Sali Berisha fton shqiptarët në protestën e 20 Shkurtit kundër ‘shkatërrimit të Shqipërisë’
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sali Berisha, gjatë protestës kundër arrestimit politik të tij, shprehu se më 20 shkurt fton çdo shqiptar që e çmon lirinë dhe dinjitetin njerëzor, që i vlerëson Shqipërinë dhe kombin, të ngrihet me guxim dhe të vijë në Tiranë, kudo që ndodhet, për të bërë një betejë pa kthim kundër regjimit që bazohet në krim, vjedhjen e pasurisë së shqiptarëve, drogën, dhe shkatërrimin e Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Berisha: Të dashur qëndrestarë dhe qëndrestare, misionarë të pamposhtur të përpjekjeve të shqiptarëve për tu çliruar nga një diktaturë e dytë, diktaturë e shëmtuar, diktaturë që po shkatërron qenien shqiptare më shumë se të gjitha pushtimet që shqiptarët kanë njohur në historinë e tyre. 20 shkurti është dita e shqiptarëve, është dita e betejës kundër tiranisë. Me 20 shkurt, mbi 100 mijë shqiptarë u bashkuan formuan një fuqi që vendi kurrë nuk e kishte parë, përmbysën simbolet e tiranisë më të egër që kishin përjetuar dhe çelën rrugën e 22 marsit, votës së lirë, triumfit të demokracisë. Ky 20 shkurt fton çdo shqiptar për të cilin është i çmuar liria dhe dinjiteti njerëzor, për të cilin është i çmuar Shqipëria dhe kombi të ngrihet me guxim, të vijë në Tiranë, kudo që ndodhet për një betejë pa kthim kundër regjimit që bazohet në krimin, vjedhjen e shqiptarëve, drogën, shkatërrimin e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Me 20 shkurt ftoj mbarë qytetarët e këtij vendi të vijnë në Tiranë, sepse demokracia, sepse liria është pasuri e të gjitha pasurive.

Koha provoi se sot shqiptarët janë më të varfër, janë shpresëvrarë, largohen masivisht nga Shqipëria, janë qytetarët më të vjedhur në Europë. Votën e tyre e numërojnë bandat dhe banditët. Opozitën e tyre e shkatërroi mafia shqiptare dhe ndërkombëtare. Sot çdo shqiptar që do ta ndjejë veten të respektuar, dinjitetin e tij të respektuar duhet të bashkohet me ju, të bashkohet në Tiranë, në një betejë jetike për të rikthyer në Shqipëri vlerat e lirisë, votën e lirë, pluralizmin. Zhvillimet e dy viteve të fundit janë zhvillime dramatike në themelet e një rendi shoqëror. Janë zhvillime dramatike për të ardhmen e një kombi dhe një vendi, janë zhvillime të cilat faktojnë për çdo njeri vendosjen e një lloj diktature tjetër, diktaturës së krimit, drogës dhe vjedhjes së shqiptarëve. Opozita u sulmua barbarisht si askund tjetër, mafia më e fuqishme e botës u kontraktua për të shkatërruar opozitën shqiptare.

Qeveria me në krye, kryehajdutin e kombit bëri gjithçka që vendi të ishte pa opozitë. Por të gjitha këto dështuan. Sot opozitë jeni ju, opozitë janë qindra e mijëra shqiptarë të cilët bashkohen me ju, me 20 shkurt për ti dhënë ndëshkimin e merituar atyre të cilët donin një shqipëria pa opozitë, atyre të cilët asgjësuan çdo hapësirë për opozitën. Atyre të cilëve me firmat e tyre vjedhin çdo ditë, çdo muaj qindra milionë euro. Trajtojnë pasuritë publike si pronë private, njëlloj si në diktaturën më të egër. Atyre të cilët shkelmojnë mbi interesat kombëtare, mbjellin ndasi dhe bëjnë gjithçka që të asgjësojnë fuqinë e një kombi, të ardhmen e tij.

Previous Post

Horror në Greqi/ Djali i pret kokën babait me sharrë elektrike dhe njofton policinë: E vrava, ejani më merrni

Next Post

Meri Shehu rrëfen momentin më të vështirë të jetës: Kam rënë viktimë e rrëmbimit, më futën me dhunë në një makinë

Next Post
Meri Shehu rrëfen momentin më të vështirë të jetës: Kam rënë viktimë e rrëmbimit, më futën me dhunë në një makinë

Meri Shehu rrëfen momentin më të vështirë të jetës: Kam rënë viktimë e rrëmbimit, më futën me dhunë në një makinë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al