Tuesday, June 23, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Sa dinë për flamingot? Protestuesit ndahen mes mbrojtjes së natyrës dhe revoltës politike, qytetarët: Qëllimi: largimi i qeveritarëve

timoni.al by timoni.al
June 23, 2026
in KRYESORE
0
Sa dinë për flamingot? Protestuesit ndahen mes mbrojtjes së natyrës dhe revoltës politike, qytetarët: Qëllimi: largimi i qeveritarëve
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nismëtarët e quajtën këtë lëvizje “revolucioni Flamingo”, duke marrë si simbol shpendin e rikthyer në Lagunën e Zvërnecit. Ata shprehën shqetësimin se investimi prej 4 miliardë dollarësh do të dëmtojë zonën e mbrojtur. Qytetarë të shumtë u bashkuan në protesta disa ditë me radhë dhe shfaqën qëndrime të ndryshme: disa thanë se janë pro investimeve, por kërkojnë ruajtjen e zonave të mbrojtura si pasuri të çmuar të Shqipërisë. “Jemi dakord që të bëhen investime, por jo në atë zonë. Ajo zonë është mrekulli, nuk duhet prekur”, u shpreh një qytetar.

Flamingoja u vendos si motiv kryesor i protestës, por shumë nga pjesëmarrësit, edhe pse ndodheshin në shesh për më shumë se tri javë, nuk njihnin detajet e pankartave, habitatet ku rriten këto specie apo pasojat që mund të ketë ndërhyrja në ekosistem. Disa protestues pranuan hapur mungesën e informacionit: “Nuk kam qenë ndonjëherë dhe nuk e di çfarë gjallesash janë aty. Qëllimi im që jam në protestës është vetëm largimi i qeveritarëve”, tha një tjetër. Të tjerë ishin edhe më të përgjithshëm: “Nuk e di, nuk kam qënë ndonjëherë. Nuk më interesojnë ato punë”.

Në ditën e 21-të, në mbështetje të protestuesve, erdhën edhe shqiptarë nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe diaspora. Disa prej tyre thanë se Zvërnecin e kishin vizituar vetëm si turistë për disa ditë: “Kam qenë vetëm si turist, një ditë dhe jam kthyer”, deklaroi një qytetar, ndërsa një tjetër tha: “Nuk e di unë çfarë ka, unë jam kosovar me origjinë”.

Gjatë fjalimeve përpara Kryeministrisë, qytetarët përsëritën rëndësinë e zonave të mbrojtura, ekosistemit dhe specieve të rralla që rriten aty. Megjithatë, disa protestues pranuan se nuk janë të informuar për ndikimin konkret të investimeve te flamingot dhe ekosistemi i zonës: “Nuk kam qenë ndonjëherë në Zvërnec, nuk e di sa larg ndodhet nga Vlora”, tha një qytetar; “Nuk e kam idenë, nuk e kam shkelur atë zonë”, tha një tjetër. Disa shprehën që shqetësimet e tyre ishin më të gjera: “S’ka lidhje me flamingot, këtu nuk kanë bukë të hanë”, deklaroi një qytetar. Të tjerë mbështesin nismëtarët, por thanë se flamingot shërbejnë si justifikim, ndërsa arsyet e pjesëmarrjes janë çështje të qeverisjes, shëndetësisë, arsimit dhe largimit të të rinjve nga vendi.

Previous Post

U bë golashënuesi më i mirë në historinë e Botërorëve, mesazhi ëmbël i bashkëshortes së Messit: Çfarë privilegji…

Next Post

Video epike: Fitorja historike kundër Senegalit dhe festa madhështore e lojtarëve dhe tifozëve të Norvegjisë në stadium

Next Post
Video epike: Fitorja historike kundër Senegalit dhe festa madhështore e lojtarëve dhe tifozëve të Norvegjisë në stadium

Video epike: Fitorja historike kundër Senegalit dhe festa madhështore e lojtarëve dhe tifozëve të Norvegjisë në stadium

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al