Një rikthim i mundshëm i Sandro Tonalit në Itali duket se është gjithnjë e më i largët. Sipas mediave kryesore angleze, mesfushori italian ka rinovuar kontratën me Newcastle United, duke e zgjatur atë nga viti 2028 në 2029, me mundësi për ta zhguar deri në vitin 2030. Kjo marrëveshje është njoftuar në orët e fundit, por është firmosur gjatë pezullimit të tij për shkak të përfshirjes në një skandal bastesh, që do të zgjasë nga tetori 2023 deri në gusht 2024.
Rinovimi i kontratës është pjesë e strategjisë së klubit për të menaxhuar bilancin financiar, pasi lojtari do të jetë në pezullim për 10 muaj. Gjatë kësaj periudhe, Tonali ka lënë të kuptohet se rikthimi në Serie A është një mundësi e hapur, me Juventusin që ka shprehur interes për të. Megjithatë, tani një transferim i tij duket thuajse i pamundur.
Përveç vlerës së lartë të kartonit, e cila spekulohet deri në 150 milionë euro, klubi që dëshiron shërbimet e Tonalit përballet jo vetëm me një çmim të lartë, por edhe me një kontratë të gjatë që e mban lojtarin të lidhur me Premier League për shumë vite të tjera. Kjo situatë e bën rikthimin e mundshëm të Tonalit në Itali një kërkesë gjithnjë e më të vështirë për t’u realizuar.